Ndeshja Skënderbeu- Flamurtari ishte llogaritur të fitohej nga Skënderbeu. Gimja i kish rregulluar punët me arbitrin dhe ishte caktuar që një lojtar do bënte sikur rrëzohej në zonë dhe do merrej penallti. Ishte kujdesur dhe për gjërat e tjera. Ritkën dhe purot kubaneze si gjithmonë i mban me vete. Po ashtu dhe disa sekserë tatimesh. E reja e kësaj ndeshje ishte Ilir Meta. U shfaq dhe ai në stadium. Kjo nuk i pëlqeu Flamurit dhe ju ankua Ritkës.
– Dëgjo, mo të kemi më llafe, i tha. Hera e fundit që të toleroj se kam folë dhe me atë Burrin. Ilir Meta na prish punë bashkë me ne në tribunë. Po të ishte i mirë, e merrte ai burri më 20 Shkurt në tribunë. Ju shkoni e merrni në stadium në Korçë që kishte njerëz më shumë se tek mitingu jonë tek Nënë Tereza.
– Po hë o dhe ti a tu mbylltë, Meta të prishi punë ty? Nuk thua që fituam aty, po Meta thotë. Po ç’t’i bëj unë Metës o, ta zboja nga stadiumi o?
– Jo, s’ke pse e zbon, po Gimja e ka zakon që paguan kamerat nga 20 mijë lek që ta nxjerrin duke pirë puro në stadium. Mund të mos i paguante meqë kishte Metën afër, ose t’i paguante nga 30 dhe të nxirrnin vetëm puron e Gimes.
– Të drejtë ke o byrazer, po s’e mendon kaq hollë Gimja. Ai ka hallet e tij, lëre rehat tani. Se për pak u ngatërrova në ndeshje kur u bë penalltia, mendova që e bëmë ne, por pastaj më sqaruan se ata më të viza të kuqe e të zeza janë Flamurtari. Se s’para i njoh mirë këto uniformat.
– Ore, ti mirë në rregull se duhesh në tribunë, por ai na prish pak punë tani. Dhe nuk duhet ta marrë vesh se i ngelet qejfi.
– E di o byrazer, e di. Po ja ky Gimja e mban se ka ca detyrime të vjetra. Pastaj ka dhe ca sherre brenda nesh se ata që ke vënë ti në krye të tatimeve po bëjnë xhibla.
– Kush po bën xhibla o?
– Po ja o këta që ke sjellë ti në krye, ku di unë. Më tha Gimja s’e pyesin fare kuantin tim, dhe bëjnë me kokë të tyre. Janë bërë grup kundër Gimes nga inati im. Thonë që gjoja Gimja na e ka me hile ne si qeveri se do të bëjë ca para dhe ikën. Le pastaj, fillojnë avazin, jo ka qenë ushtar i Nanos, jo ka qenë ushtar i Zamirit, jo nuk i dihet se për kë punon. Se ti o byrazer kur i vë këta të mëdhenjtë i lavdëron në qiell, po kusuret i mbaj unë.
– Nejse, po nuk i fole ti, i flas vet unë. Po nuk dua ta ul veten. Se unë po i fola, i them mo të të shoh më me puro në gojë dhe Metën në krah. Aq do t’ia them unë se ma la porosi dhe ai Burri.
– Po mirë o, thoja o byrazer, ç’ma thua mua. Atë hall kam unë. Më ka thënë që do blej votat në Korçë për zgjedhje, ndaj i shkoj pas. Po nuk i bleu, në të s’ëmës të vejë dhe ai. Aty e ka kafen. Ja mbledhim dhe ja çojmë në hale.
– Mirë është të ma lësh mua në dorë këtë punë. Se kjo që blen ndeshjet në emrin tënd ka marrë dhenë. Tani kusuret e Gimes nuk i mbajmë ne. Dhe ata që thua ti në tatime kanë të drejtë, se ky Gimja sa herë i dalin para, u thotë “unë jam Gimja, kunati i atij të VIP-ave, që kam paguar operacionin e Doktorit në Vjenë…” E kupton ti apo jo? Sa dëgjojnë njerëzit që Gimja ka paguar operacionin e Doktorit në Vjenë, u bie të fikët, se mendojnë kushedi se ç’ka Doktori. Nuk u shkon mendja që është top nga shëndeti, po Gimja mashtron se do të mos paguajë taksa. Le pastaj punon me motrën. Zonja Liri, thotë, nuk bën asgjë pa motrën time. Ajo ja bënë të gjitha në Ministri të Shëndetësisë. Po ata çunat e mi janë kopila. E di ç’më thanë një ditë o? Duket që s’e takon kurë gruan e Doktorit ky, thanë, se po ta takonte do ta dinte që i thonë Zonja Lili, kurse ky i thotë zonja Liri… hahata, janë të mëdhenj ata, nuk ua hedh dot Gime Bjondi. Po ti foli një herë, se mua po më doli para do t’i them mo të të shikoj më…
Comments are closed.
ore duhen vene skedina keto muaj vetem per Skenderbeun, shisni shtepite e vendosni gjithe parate per fitoret e Skenderbeut, i ka blere Gime Bjondi te gjitha hahaahah… sa e forte qe u paguan edhe kameramaneve nga 20mije leke qe ta nxjerrin ne tv duke pire pure kubaneze ahahahahahahahah