Njeriu me Bllok

12 Shkurt 2011, 16:01Antena TEMA

Nga Arben Duka

Ç’është ky i pacipë

Që flet kaq serbes

Që në vend të xhepit

Ka qepur një thes

Ç’është ky rufjan

Që bën karshillëk

Njëshi i Shqipërisë

Veç për hajdutllëk

Ka më shumë mëkate

Se qime në kokë

Besoj se e njihni

Njeriun me Bllok

Unë e njoh më mirë

Se për të kam shkruar

Që m’u thaftë dora

Që e kam lëvduar

S’di se kush m’i hodhi

Trutë e gomarit

Që t’i thurja lavde

Turpit të Skraparit

Turpit të Skraparit

Dhe gjithë Shqipërisë

Që vulën e turpit

I vu LSI-së

Po unë ika shpejt

Shpëtova nga tenja

Gjitha ajo bina

Do shkulur nga rrënja

LSI e shkretë

Në ç’hale u fute

Mirë tradhtare

Po edhe hajdute

LSI-në e shkretë

Në gjiriz e futi

Njeriu me Bllok

Që flet si harbuti

Që flet si harbuti

Mezi lidh dy fjalë

Pyesin që të gjithë

Pse bërtet ky djalë

Pse bërtet ky djalë

Në gotë ngre furtunë

Vetes dot s’ia fal

Që me presh e zunë

2 komente në “Njeriu me Bllok”

  1. deni says:

    Gjithnje e me prane repartit 313 zoti Ilir… Aty do kenaqesh me video te nje lloji tjeter.

  2. Dino USA says:

    Blloku ne video eshte vetem nje seance e aktivitetit te mafiozit Ilir,Sa blloqe jane shpenzuar per nja 15-20 vjet ai dhe perendia e di..!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje