Gjithçka ndodhi në të dhjetën e sekondës dhe Flamuri nuk kishte kohë as ta shikonte. Paloka kishte marrë një mikrofon dhe po përpiqej të zhurmonte socialistët kur Sterkaj afrohet dhe ia heq me inat nga duart mikrofonin. Pastaj u afruan disa deputetë dhe një rival i Palokës në Lezhë fare papritur ngre dorën dhe qëllon mbi të.
Flamuri u shokua. Jozi mbylli shpejt e shpejt seancën dhe Flamuri duhej të raportonte. S’dinte si t’i thoshte atij burrit. Të thoshte që Palokës i ranë kot më qafë, nuk e besonte ai dhe do qeshte. Po të qeshte, ishte keq, pasi s’kishte lezet të qeshej për raste të tilla. Ndaj duhej sqaruar me kujdes dhe me takt.
– Doktor, ndodhi një incident me Palokën dhe do bëjmë pak pushim, i tha me zë të ndrojtur.
– Flamur, shiko, mos ndërprisni seancën për ata… jo, mos e ndërprisni. Paloka është deputet, ka të drejtën e tij, mund të bëjë ç’të dojë, ka imunitet zotëri, si gjithë deputetët e tjerë. E di unë çka bërë Paloka, ja ka marrë mikrofonin dhe u ka sharë atyre Edi ramin. Ja i ka kërkuar si nder Jozefinës t’ia linte mikrofonin hapur dhe aq. Jo, s’ka bërë gjë Paloka.
– Po atë desha të të sqaroj Doktor se u bë rrëmujë dhe pati dhe grushta, ndaj desha të të them…
– Shiko Flamur, s’ka faj Paloka. Dhe po ka qëlluar me grushta, në sallë ka qëlluar. Deputeti aty nuk mban përgjegjësi për gjërat që bën. Në rrugë është ndryshe. Para kryeministrisë është ndryshe. Bulevardi ka rregullore. Gardhi ka rregullore. Jo, aty s’kanë çfarë i bëjnë. Po pse i qëlloi, çfarë thanë ata…?
– Jo, desha të të sqaroj se është një deputet i Lezhës i PS që e ka inat Palokën nga Lezha dhe nxjerr inatet aty…
– Shiko Flamur, nuk ka faj. Në parlament edhe qëllohet. Jo, ka ndodhur dhe më parë kjo, s’mund të them që jo, të them të drejtën ka ndodhur… ai me siguri e ka provokuar.
– Jo doktor, ai u tregua i poshtër dhe i pabesë, nuk foli fare, vetëm ju afrua tinëz Palokës…
– Ashtu, po mirë ja paska bërë që e ka qëlluar Paloka, pse, kë shantazhon ai…? Më thanë që kanë hedhë dhe parulla aty. Çfarë kanë thënë tamam…?
– Po ja kur filloi të fliste Paloka me mikrofon, ai Taulant Balla filloi të bërtiste me të madhe: “Këtu s’është puna tek një Palokë, ju jeni 74 Paloqe”. Na ka fyer rëndë Doktor.
– Ashtu, epo mirë ka bërë që paska qëlluar Paloka pastaj…
– Jo Doktor, e qëlloi ai Prenga Palokën. Ky është problemi, nuk dimë ç’të bëjmë tani…
– Si, e qëlloi ai…Ashtu…Po ne e lamë që do qëllonim ne të parët…ashtu….po unë i lashë dhe mikrofonin hapur, fola me Jozin…
– Po pra, ai mikrofon u bë sebep, s’di ç’të bëjmë tani. Paloka është bërë keq dhe thotë do marr ca të fortë t’i bjerë atij Prengës. Unë i thashë prit deri më 18 shkurt se i biem kur të vijë në Bulevard.
– Jo Flamur, shiko, nejse, mirë… ashtu ë… e qëloi ai dmth… banditë, banditë Flamur, është vazhdimi i 21 Janarit, do ketë pasë unazë me helm, a kishte unazë në dorë, ka pasur me siguri, unazë me helm. Shiko Flamur, gjarpërinjtë e Mirditës janë më helmuesit në Shqipëri dhe ata kanë mbledhë helm gjarpërinjsh gjithë verën për këto ditë. Janë të përgatitur për sherr. Duhet me e denoncu. Mblidhni Byronë dhe përjashtojeni atë dhe dy të tjerë.
– Kë tjetër Doktor?
– Kë të doni. Po mirë do jetë Tom Doshi me Paulinin.
– Po Toma ishte larg fare dhe fliste në telefon, nuk u përzie.
– Saimir Tahirin atëherë se ai më ka sharë dhe mua një herë. Me siguri ai ka sharë dhe Palokën.
– Mirë Doktor, po i them Jozit. Po më thotë Ben Imami na preve krahët me këtë heqjen dorë nga grushti i shtetit dhe këta filluan me grushta mbi Palokën. Se kam dhe një problem Doktor, Paloka është deputeti më i ndershëm që kemi. Ai i shkreti bën luftë dhe ha grushta, këta të tjerët vjedhin dhe heshtin në parlament. Ta shikoje Genc Rulin dhe Genc Pollon si mblidhnin buzët kur fliste Paloka, të ikte truri. Se thonë bota pastaj, mirë pula që s’ka, po pse ja bën shshshsh kot. Se dakord Olldashi dhe Imami konfrontohen, por kanë bërë ndonjë lek, ky i shkreti shkoi 20 vjet me rrogë.
– Flamur, ke të drejtë, por unë e kam respektu. S’do merremi më me grushtin e shtetit po me grushtin e Palokës.
– Mirë që e mbylle ti Doktor, po si ta mbyllim këtë grushtin e Palokës se do ketë sherr nga pas ky…Pati shumë reaksion në sallë. Kur tha ai Balla që këtu “s’është puna tek një Palokë, por tek 74 Paloqe…”
– Flamur, le të thonë ç’të duan. Duhet me e denoncu si pasues të 21 Janarit. Jo, duhet me ua bë këtë. Jo, kanë ushtru dhunë. Jo, nuk falet dhuna. Shiko Flamur, dhunë mund të ushtrosh kudo, por dhuna në parlament është fundi i botës. Jo, duhet me i denoncu. E kisha një parandjenjë ndaj nuk erdha, por ju përgëzoj që keni qëndru.
Comments are closed.
Haaaaaaaaaaaa,shume e bukur kjo.
74 pa se? Dhe ketu futen edhe Jozefina,Mersila e….Nuk do ta besoja kurre se edhe ato jane pa to….
Cfare po thoj ti o Mero.Po pse nuk thua se ata duheshka ti marrin gjithe specialitetet e mjeksise me rradhe,duke filluar me doktoret psikiater dhe deri ke doktor Halim Kosova,ti shkoje mire nje here se mos jane regjistruar gabim ne gjendje civile…
Kesaj i thone relax.
Cfare koicidence.Mbiemri i nje deputeti perfaqeson nje grup te tere parlamentar!!(Me femra dhe meshkuj)Ku paskemi qene:duhej grushti te zbulonte sekretin e madh!!!