Sandri promovon ringjalljen e Bashës në ABC

29 Janar 2011, 20:34Antena TEMA
Sandri promovon ringjalljen e Bashës në ABC

Kishin dy ditë që vazhdonin përgatitjet që Luli të shfaqej në ekran që pas 21 Janarit. Tensionet ishin rritur brenda PD-së sidomos nga krahu i Jozit, e cila po shfrynte korridoreve kundër tij. “E kena mbrojtë kur ka vjedh, s’mujmë me e mbrojtë dhe tash që ka vra”, “Ti dalë zot vedit”, “Po pagujmë kosto për nji plehën”, etj si këto ishin bërë biseda dite në PD.  Për të mos rënë në sy për keq, të gjithë daljet e grupit të Jozit ishin në mbështetje të tezës se 21 Janari ishte rebelim dhe duhej shtypur me forcë dhe për këtë përgëzohej Luli. Plani ishte që Luli të vihej në qendër të zemërimit popullor. Por ndërsa aktorët e PD po konsumoheshin me shpejtësi aq sa duhet të pinin para se të dilnin në ekran, Luli po rrinte mënjanë. Kjo e kish rritur tensionin dhe Sandri kishte marrë përsipër daljen e tij të parë pas vrasjeve. Gjithçka ju besua Sonilës. Asaj ju dhanë dhe pyetjet, dhe përgjigjet. Luli po ashtu i kishte mësuar përmendësh. Filloi intervista. Sonila ishte e emocionuar…

– Zoti Basha, diçka për suksesin historik të Policisë së Shtetit në dështimin e grushtit të shtetit më 21 Janar…

– Siç e kanë parë gjithë shqiptarët, 21 janari ishte një puç i parlajmëruar dhe i destinuar… (ndërhyn Sonila ..të dështonte)… (Luli miraton me kokë)… dhe se policia shqiptare i dha përgjigjen e merituar kryepuçistit Edi Rama…

– E drejtë zoti Basha kjo që thamë, po si do na e përshkruani me dy fjalë arsyen se ku e gjen forcën policia shqiptare?

– Policia shqiptare dhe gjithë organet e rendit në Shqipëri kanë një formim profesional dhe politik të tillë, që është garancia jonë më e madhe (Ndërhynë Sonila…Jemi të sigurt d.m.th)… për një qeverisje afatgjatë deri në përfundim të mandatit. Kryeministri Berisha ka qenë në krye të punëve atë ditë dhe gjithçka ka funksionuar në mënyrë perfekte. Zoti Berisha (Ndërhyn Sonila… Ah, d.m.th ishte vetë zoti kryeministër)… po patjetër që ishte vet zoti kryeministër ai që i inkurajonte në çdo moment dhe kishte kontrollin mbi situatën.

– Shumë emocionuese. Ju falenderoj që po i ndajmë bashkë këto emocione. A mund të më thoni ndonjë detaj nga ky operacion…

– Po tregoj një detaj. Erdhi momenti kur dera ishte hapur për rreth një orë dhe ata nuk po hynin brenda. Shihej qartë plani djallëzor i kryepuçistit Edi Rama, i cili donte të poshtëronte institucionin e kryeministrisë dhe të ikte pa u lagur. Në radio filluan të raportojnë se demonstruesit po ikin… Ata po iknin por ne s’mund të na ikte situata nga dora. U pamë sy më sy me Doktorin. Zbato rregulloren më tha. Zbrita poshtë tek gardistët. Shkova tek gardisti i parë… Më paraqiti forcën. Nxora rregulloren dhe ja tregova. Ma lexo pak me zë të lart i thashë rreshtin e 4, paragrafi i dytë, pika 3… E lexoi. Aty thuhet qartë: Ushtari hap zjarr mbi objektivin, i cili po hyn në institucion. I thashë përsërite pak dhe një herë. E përsëriti… (Ndërhyn Sonila… Shumë emocionuese…d.m.th ushtari i gardës e tha vetë me zërin e tij që duhet qëlluar…) … Patjetër që e tha vetë. Pasi e përsëri dy herë, i thashë, e pra, zbato rregulloren. Ai donte që unë t’i thosha direkt vetë qëllo, por unë s’e bëra atë gabim. As Doktori. S’kishim pse e bënim, e kishte rregullorja. Sa ktheva kurrizin, ai qëlloi. Kur ktheva kokën, pashë dy kriminelë që u rrëzuan. Desha të kthehem tu kontrolloja një herë xhepat. Isha i sigurt se aty do t’u gjeja nga 300 euro që Rama ua kishte dhënë si shpërblim. Por mendova që do më akuzonin hajdut xhepash, nekrofil dhe nk shkova. Por e vërteta ashtu kishte qenë. Arrestuam ata që mbetën gjallë dhe ua gjetëm lekët në xhepa..

– Si, ju keni pasë fakte që ky grusht shteti do të financohej?

– Patjetër që kemi pasë. Çdo gjë e dinim në detaje. I lamë vetë të gabonim. I lamë të harxhonin lekët se duhet t’ia heqim lekët nga duart krimit të organizuar. Pastaj ishim të qetë. Nuk kishin çfarë të na bënin më.

– D.m.th ju i kishit skeduar më parë…?

– Gjithçka e kemi të skeduar tani, gjithçka. Komisioni parlamentar ka zbardhur gjithçka. Gjithë detajet. Dimë telefonatat e Presidentit Topi në drekë, sidomos më 2.30. Ka përmende disa herë fjalën puç, por me disa ndryshime. Ka tentuar ta devijojë si fjalë dhe dërgon dikë të marrë informacion më sms qysh në orën 9 në mëngjes. I kemi kapë sms ku thuhet “A do ketë paçe sot?”.   Ne nuk i hamë kollaj këto lojëra fjalësh. Për çdo njeri është e qartë se bëhet fjalë për pyetjen  “A do ketë puç sot?” Dhe këtu nuk do të tolerojmë… (Ndërhyn Sonila… deri këtu ka arritur puna. Nuk e prisja këtë nga Presidenti… Po tjetër zoti Basha?”

…- Tjetër. Çfarëdo tjetër më, kur kemi në tavë presidentin, kryeprokuroren, kryetarin e SHISH që s’ka bërë asnjë sms atë ditë…, kush e beson këtë që ai s’ka gisht. Jo, këtë nuk e falim kurrë. Tani do veprojë ligji dhe vetëm ligji. Keni për të parë sa vlejnë këta. Të gjithë para Komisionit Hetimor do t’i nxjerrim. Kemi të dhëna që në kat të parë dhe kat të katërt të dy kullave binjake kanë qenë dy shtabet që drejtonin me celularë. Kanë përmendë gjëra makabre. Do t’i zbardhim të gjitha. Ka pasë gjuhë të koduar…p.sh “shko bëji shurrën tek dera Doktorit”…e çdo të thotë kjo? Të gjithë e dinë ç’do të thotë. Shko futu merri zyrën… (Ndërhyn Sonila… D.m.th zoti Basha janë përdorur dhe fjalë të pista…?

– Po, dhe këtë nuk do ta tolerojmë. Këta janë rrugeçër… (ndërhyn Sonila, të paedukatë)… banditë, vrasës… (Ndërhyn Sonila… të pashpirtë)… nejse, s’kam ç’them më, por një gjë është e qartë, që ata nuk kanë më shpëtim.

– Dhe një pyetje të fundit zoti Basha, ka njoftime se prej të hënës opozita dhe lëvizja qytetare do kërkojnë dorëheqjen tuaj para zyrës suaj. Cili është komenti juaj?

– I kemi zbardhur gjithë planet e tyre. Mjerë ata që do t’i afrohen zyrës. Jemi më të armatosur se kurrë. Jemi vend anëtar i NATO dhe kemi marrë helikopterët më modernë që ka Evropa në Francë. Kemi marr gaz lotsjellës të cilësisë së parë. Kemi marrë mbështetje perëndimore për të ndërhyrë.. Asnjë nuk më nxjerr i gjallë dot nga ajo zyrë. Jo, s’dal kurrë..

– Shumë emocionuese zoti Basha. Faleminderit që ishit me ne.

10 komente në “Sandri promovon ringjalljen e Bashës në ABC”

  1. nicolla disha says:

    Kush te beson ty ore maskara? Shqiptaret kurre nuk do ta hajne sapunin per djathe, shume shpejte do te jesh i mposhtur nga populli. Edhe ky Sandri i tv klanit shume shpejte do ta gjeje vrimen se nga ka dale.

  2. nicolla disha says:

    Do te ishte mire qe Jozefina Topalli te distancohet nga mafia e berishes. Sepse kjo mafie nuk e ka te xhate pushtetin.

  3. dymi says:

    Nuk del gjalle? Po si do te dalesh?

    1. dymi says:

      E kam fjalen per ate qe thote Basha se nuk dal gjalle nga zyra. Prandaj pyes se si do te dalesh.

  4. dino chicago says:

    1)Ne marrshim ishin mbi 200.000 komunista,Edhe Enver Hoxha do ti kishte zili:Kane marre leke te permbysin”fashizmin”dhe asnjeri nuk tregon…!
    2)Pse Basha me biografi te keqe qysh nga rruga e kombit u ndodh ne ate palo detyre?..Sa ters..me duket se do i hane koken ata tre “alabaket”qe i vrau,per te shpetuar “Baben”
    3)Oh sikur ta dija cfare kane ne tru ata tellallet e Berishes,se nga ca flasin nuk merren vesh: te gjithe kopjojne !

  5. huri says:

    O Sander mafishja:Sikur te perpiqesh ta besh edhe MISS ,nuk do ja dalesh dot.Lulzim Basha eshte zhytur thelle ne kelliren e pushtetit te Sali Berishes,eshte perdorur ashtu sic jane perdor gjithe kopistat per ti be sherbimet me te felliqta Argites Shkelzenit,Lirise Saliut,kesaj familjeje mafioze nga me te ndytat qe ka pare ndonjehere Shqiperia.Edhe historia nuk ka shembull tjeter te nje familjeje kaq makabre

  6. eli-Tiv says:

    Luli duhet se paku te marre 3-here denimin ‘kapita”..1. Demtimin me te madhe ekonomik te vendit(rruga e “kombit”)..2.Tradheteti te larte kombetare..(“falja” e territorit kombetar)..3. Vrasje direkte te tre demostruseve.
    A eshte i ndergjegjshem ky njeri ??? Per cfare riabilitimi behet fjale???

  7. skender sylaj says:

    Ju lutem shikoni me vemendje Sonila Mecon, kur jepte lajmet tek klani dhe sot tek ABC ajo kalon ne ORGAZEMMMM..!!!!!!. Kjo mund te ndodhe vetem ne nje vend qe konsiderohet REPUBLIKE GESHTENJASH. (kuptojeni mire ndrrimin e frutit nga banane ne geshtenje)Fruti i preferuar i Tropojes.

  8. vetetima says:

    Or Lul, pas asaj qe ndodhi ne 21 Janar, pergjegjesia e Ministrit te Brendeshem eshte e padiskutueshme. Jo vetem per vrasjet e njerezve te pafajshem, por edhe per faktin se policia nuk mori asnje mase per te siguruar te drejten kushtetuese te manifestuesve nga njera ane, per te manifestuar qetesisht e ne paqe dhe rendin dhe qetesine nga ana tjeter. Nuk eshte pergjegjes vetem kush organizon dhe drejton manifestimin- por edhe kush duhet ta mbroje ate. Policia nuk deklaroi se ishte e paafte qe ta mbronte manifestimin nga ekseset me 21 janar, sikurse beri ne daten 28 janar. E, me kete e mori gjithe pergjegjesine mbi vehte. Policet me 21 janar u rreshtuan perballe njerezve, a thua se nuk paguhen nga taksat e tyre, por i paguan ti dhe k/ministri yt nga xhepi, policias perdori gaz lotsjelles-LHL- te ndaluar me ligj ne Shqiperi dhe provokoi njerezit, por ti o Lul nuk do qe ta shohesh realitetin…ndaj, eshte me mire te heshtesh e te dukesh budalla se sa te flasesh dhe ta konfirmosh nje gje te tille- thote i madhi Oskar Wilde.

  9. scutarino says:

    …ABC news zani i se vertetes ne Shqipni. Nuk ka si mos me kene i tille se edhe buzet e Soniles jane te verteta… Cfare vendit jena ba: kena mbledhe ma te keqen qe mujti me na lane diktatura dhe e kena ba bashke me ma te keqen qe po na jep pseudo demokracia. Rezultati asht nji perbindsh. Dhe ky perbindsh ndodhet kudo: majat i arrin ne media. Ne presim qe media te jete kritike kur te gjithe pronaret e mediave jane te ndare, simbas interesit, pseudo – majtas per leje ndertimi, fare – djathtas per leje abuzimi.
    Frangaj tesh po na bahet senatore a vita. Sot i paprekshem se asht me qeverine, neser i paprekshem se ka me kene zani i opozites ( ne kjofte se i volitet), dhe ne demokraci zani i opozites asht shume i randsishem.
    Paradoks shqiptar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje