Paparaci

27 Janar 2011, 20:25Antena TEMA
Paparaci

Nga Arben Duka

Për Berishën and company

Pse flisni pallavra

More ditëzinj

S’bëhet Grushti i shtetit

Me gra dhe fëmijë

Për Ekrem Spahinë

Ekerem zogisti

Kripë e muhabetit

Kryespecialisti

Në Grushtin e shtetit

Për Sokol Olldashin

Ti s’je fare pa talent

Se mbi Grushtin hodhe dritë

Kur shpike si element

Një makinë me dinamit

Për Eduard Halimin

Që kur lindi Shqipëria

Shekuj e shekuj më parë

Një kryespurdhjak si ty

Sytë kurrë nuk kanë parë

Për Arben Imamin

O Imam mos na tund këmbët

Më i egër dhe nga bisha

S’tremb njeri kur skërmit dhembët

Që t’i ka thyer Berisha

Për Vangjel Tavon

Sos ishe për bukë goje

Që u bëre Kalë Troje

Andej nga vjen ti o lumë

Kaq sa mbajte, mbajte shumë.

3 komente në “Paparaci”

  1. hirushja says:

    Fantastik fare je.Dhe i talentuar padyshim.Po atyre nuk ua ndjen po nuk ua the ne TV qe tta degjojne te gjithe.Ndoshta nje bashkepunim me Portokalline do te vriste dy zogj me nje te shtene.Do demaskonte ata dhe do tju jepte statusin e merituar te VIP.

  2. dino chicago says:

    Arben Duka,lume populli qe te ka!Sa mire do te ishte sikur media ti jepte vargjet e tua ne te gjitha ekranet,te recitoheshin ato vargje nga aktor,te jepeshin me megafon ne sheshe e pjaca,te shkruheshin me germa te medha ne cdo rruge dhe mur,se ato jane tamam ato qe mendon cdo shqiptar i shtypur per 20 vjet nga regjimi Berishes,por jo kushdo mund ti shpreh kaq bukur…!

  3. vladimir says:

    I madh je beno.Talent i madh.Keto vargjet e tua vlejne sa nje mije fjalime te Edi Rames.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje