Të vrasim rojtarin/Që zuri kusarin!

18 Janar 2011, 21:16Antena TEMA

Nga Arben Duka

Ç’ia thoshte bilbili

Zog me zë të butë

“Zyrat e pushtetit

Mbushur plot hajdutë!”

Ç’ia thoshte bilbili

Sa të lot fiqiri:

“Më i bardhë nga Meta

Doli edhe qymyri!”

Po këndon bilbili

Përmbi Trebeshinë

“Shqipëri të rropën,

Shqipëri të grinë”

Nuk pushon bilbili

pyjeve me fleta:

“Të rropi Saliu

Edhe Ilir Meta”

Edhe Ilir Meta

Djali i Rexhepit

Ka qepur një thes

Në vendin e xhepit

Ç’po ja thotë bilbili

Sa tund gjithë sokakun:

“Kjo tufë vampirësh

Na kanë pirë gjakun”

Se ç’ja thotë bilbili

S’pushon asnjë ditë:

“Ngrihu more popull

Edhe nxirru sytë”

Nuk pushon bilbili

Tutje në Muzinë:

“Shqipëria jonë

Ka rënë në greminë”

Se ç’ja thotë bilbili

Sa të lot nga mentë:

“S’mbahet dot në këmbë

Se e hëngrën qentë”

Po vajton bilbili

Sa të merr të qarët”

“Shqipërinë e shkretë

E hëngrën zagarët”

Ç’po këndon bilbili

S’thotë asnjë gënjeshtër

“Se ç’ja ngulën thikën

Në brinjë e në eshtër”

Ç’po këndon bilbili

Zog me zë të rrallë

“Shqipërinë e shkretë

E rropën të gjallë”

Nuk pushon bilbili

Zog me zë të ndritur

“Po kush i mendonte

Kaq të babëzitur?”

Dhe vazhdon bilbili

Në majën e fletës:

“Erdhën këta derra

Nga terri i mesjetës”

Erdhën këta derra

Nga terri i mesjetës

Vula e kusarit

Në surrat të Metës!

Ç’po këndon bilbili

Sa u lodh i ziu

“Këto janë truke

Thotë xhaxha Saliu”

Po vajton bilbili

Porsi zemra ime:

“Këto s’janë truke

Këto janë krime”

Krimi ka bërë rrjetë

Porsi merimanga

Ndaj dhe do burgosur

Në zinxhir e pranga!

Ç’po këndon bilbili

Ashtu si di vetë

“Ngrihuni të shpëtoni

Shqipërinë e shkretë”

Ç’po këndon bilbili

O gurë më gurë

“O shpëton tani

O s’shpëton kurrë!”

Ç’po këndon bilbili

Zog me zë të dredhur

“Ky koalicion

U bë për të vjedhur”

Prapë vazhdon bilbili

Dhe s’ja fut katundit:

“U bë për të vjedhur

Dhe centin e fundit”

Hajdutit s’i dridhet

As sy e as vetull

“Merr për pesë minuta

Sa unë në një shekull”

Po këndon bilbili

Sa tund gjithë Përmetin

“Hapi sytë o popull

Shiko kiametin”

Prapë këndon bilbili

Përmbi Trebeshinë:

“Hapi sytë o popull

Shiko batërdinë”

Po këndon bilbili

Nuk pushon një ditë

“Po ngrihu në këmbë

O moj opozitë”

Ligjëron bilbili

Dhe pse i sëmurë:

“Po s’u ngrite sot

Mos u ngri më kurrë”

Po s’u ngrite sot

Mos u ngri më kurrë

Se e pe kusarin

Me zë e figurë!

Po këndon bilbili

Në breg e në lumë

“Me zë e figurë

Çfarë duhet më shumë!”

Si nuk lot o popull

Nga mendja e kokës

“Na bënë kusarët

Turpin e gjithë botës”

Po këndon bilbili

Sa tund gjithë Skraparin

“Ta vrasim rojtarin

Që zuri kusarin”

Prapë vazhdon bilbili

Zogu sa një gogël

“Fajin s’e ka Meta

Por një çimkë e vogël”

Po një çimkë e vogël

Që u zbuloi lojën

Dhe hajdutërisë

Keq i nxorri bojën!

Ç’na bërë moj çimkë

Thonë të gjithë ata

“Na rrëzove Metën

Gjithë atë bina”

Na rrëzove Metën

Atë goxha burrë

Që në jetë të jetëve

Nuk do ngrihet kurrë!

6 komente në “Të vrasim rojtarin/Që zuri kusarin!”

  1. lilolabja says:

    No coment.Keto poezi me kujtojne vershat e Rilindasve tane .Populli duhet ti lexoje dhe te reflektoje (flase per ata qe lexojne shqip ,mendojne shqip dhe veprojne shqip).Nga kjo poezi secili te marri pjesen qe i takon ,dhe si nje popull i bashkuar tju nxjerrim syte ketyre kusarve.Arben Duka je Naimi i diteve tona.

  2. Epirioti says:

    “Me pushke e pene per memedhene”, ti i cmuar Arben po na kthen buzeqeshjen qe Saliu ia ngriu popullit ne buze. Nu e marre vesh pse kjo opozite apatike nuk ndjehet e nderuar t’ju ftoj juve ne radhen e pare te fitimtareve te neserm. Cfare me tjeter i jep force dhe shprese ketij populli sesa vargjet e atdhetarit Arben Duka, cili me teper se Myslym Pasha ngre krenarin tone kombetare te sfumuar nga politika antishqiptare keto 20 vite, cili me teper se Mero Baze po i sherben fjales se lire(te pakten per kete moment) dhe ndergjegjesimit te mendjes se popullit. Keta dhe plot njerez te zakonshem te shoqerise civile, te majte apo te djathte, por me atdhedashuri dhe sinqeritet e ndershmeri duhet te ndjehet e nderuar opozita apatike t’i ftoje te bashkohen me te dhe jo per pushtet por per shtet, meqe e pranoi edhe Rama ne deklaraten e tij si moto per demonstraten e 21 janarit.

  3. Frederik says:

    Poema e Arben Dukes , ketij shpirti atdhetar te ngjall emocion, keqardhje per gjendjen ku eshte katandisur Shqiperia e gjore per shkak te kusarise “me ze dhe figure” ,por njekohesisht te ndez shpirtin e revoltes ne menyre te pakthyeshme kunder ketyre satrapeve qe kane zaptuar vendin tone te dashur. Ajo eshte nje paralele e poezise se te madhit Fan Noli , “Anes lumenjve” , ku poezia eshte sa aktuale me nje pershkrim real te ndodhive te kohes duke e dokumentuar ate ne poezi , por njekohesisht dhe apel per gjithe ata qe kane gjak shqiptari ne deje per t’i dhene sot fund ketij terri qe na ka mbuluar te gjitheve.
    Megjithese nuk jetoj ne Shqiperi fizikisht , shpirterisht ndjej shtypjen qe i behet popullit tim , por njekohesisht kam dhe revolten pa falje per keta lloj monstrash qe po perdhunojne atdheun tone te dashur.
    Kjo poezi normalisht e ka vendin ne tekstet shkollore dhe duhet te shtjellohet paster per te gjithe nxenesit dhe te detyrohet per t’u mesuar permendesh. Mesuesit patriote le ta komunikojne me nxenesit e tyre ate , pasi ajo do t’i beje ata me te lire dhe do te frymezoje zemrat e reja me vlerat per liri.
    Poeti Arben Duka meriton te gjithe respektin per krijimin e tij , jo vetem me vlera , por te bere ne momentet e duhura. Shpirti i tij prodhofte perhere krijime te bukura si keto krijimet e tij qe po lexojme ne gazeten Tema.

  4. mona says:

    faleminderit z. Arben Duka.Vleresim me te sakte nuk ka.

  5. Teodor Nushi says:

    O Arben Duka!

    Rrofsh e shkrofsh!
    Rrofsh e thumbofsh!
    Rrofsh e mesofsh!
    Kurre mos pushofsh!

    Vetem ti ke mbetur,
    Te gjithe jane tretur,
    Iken edhe vane
    Kush e di ku jane?

    Valle ku jane futur?
    Nga se jane tutur?
    Nuk u del me fjala?
    A trembur nga Sala?

  6. odi says:

    Nuk tremben nga Sala por nga plumbat e Lulit te Sales qe doli me kriminel se E.Hoxha . S’ishte cudi qe mbas fytyres se “Bukur vetem nga perpara” si nje maske karrnavali te tij te zbuloje nje killer qe do ta kishte pasur zili edhe Shekspiri per veprat e tij . Bekim nga Zoti qe ka njerez qe nuk i genjen me dot Berish BISHA me Lulin e Berishes te neveritshem e bastard.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje