Sandri, i tronditur nga ikja e Metës

14 Janar 2011, 20:42Antena TEMA

Sandri dje ishte komplet i hutuar. Deri pas mesnate kishte qëndruar duke pirë verë me Ilir Metën dhe tema e vetme e bisedës ishte se nuk duhet dhënë dorëheqje në këtë rast. Kishin numëruar gjithë të mirat dhe të këqijat e kësaj pune dhe nuk kishin pikë dyshimi se nuk duhet bërë asnjë hap. Si zakonisht dje u çua vonë nga gjumi dhe as që tentoi t’i bënte telefon Ilir Metës. Aty rreth orës 12 më në fund ai e thirri në telefon dhe i tregoi për vendimin.

– Po ç’ka ndodhur, i tha, ti mbrëmë me the s’do iki?

– O vëlla, unë do iki, por kam për t’ia shk… robt atij të gjatit. Shiko flori se ti më njeh mirë, po Dritan Prifit s’ka vend mbi dhe prej sot. Shiko flori, se e di mirë ti. Ta them unë ty se ç’do ndodh pas kësaj. Unë iki, sot jam i lirë, por do t’i fshi nga faqe e dheut…

– Ore koqe, leri këto se kështu thua gjithmonë kur ikën, po çfarë ndodhi se nuk më the gjë…?

– Shiko flori, u vendos ajo tani, do iki. Ç’të të them vëllai, e di ti si bëhen këto punë. E vendosa unë, do iki. Po kam për t’ua shk… robt ku t’i kenë..

– More lëre këtë, po çfarë ka ndodhur. Mos je trembë gjë nga Asambleja e PS?

– Jo mo flori se nuk e rruaj për ata, po ashtu është një punë. Se jo çdo njeri ta ka me të drejtë o flori siç ua kam unë. Se unë jam drejt e drejt me të gjithë. Këtu ka dhe njerëz që s’të duan normal, të hanë pas krahu. Dhe kjo Jozi ka folë o flori, po se di ç’ka. Më kërkoi t’i çoja dhëndrin në ambasadë në Paris, ja çova meqë kishte vajzën në shkollë. Vëllain ja lashë konsull në Milano. Kush më ka kërkuar, i kam bërë nder vëlla, po këtu s’ta di njeri. Ka dalë dhe ajo Shpresa bën sikur s’i kam bërë nder. Bën sikur e ka merituar vajzë e saj. Po vari leshtë vëlla, e di ti flori që unë s’mërzitem… ë… ë… ë…, si thua ti, mirë e bëra?

– Po ç’mirë o k… si e bëre mirë, dje the nuk iki, na fute në luftë kot.

– Po prit vëlla, prit, se tani fillon. Se ti më njeh mirë vëlla, mos kujto se i fal unë këta… ë ë…ë…ë…, ke për të parë!

– Po mirë, me Doktorin fole?

– Fola o flori, ti e di që unë ja kam pasë drejt e drejt, por pashë që ai u lehtësua menjëherë kur i thashë që do iki. Më kishte parë tek Fevzoja dy ditë më parë, por s’e besoja që do ndjehej aq mirë…ë…ë…ë, po s’ka gjë vëlla, unë e kam aleat, e kam aleat o flori, do ta respektoj.

– E ç’na bëre, po kë do çosh tek Ministria se i kemi gjithë letrat hapur, mos ço ndonjë k… aty dhe na përmbys gjithçka.

– Jo, do jetë Nasipi, është njeri besnik.

– Po ço ore ndonjë nga ata kalamajtë, çfarë çon këta ujqit e vjetër. Se ai prokuror ka qenë. I bën ndonjë shenjë dikujt nga prokuroria, i thotë hapjani dosjen dhe të heq qafe.

– Jo flori, është njeri besnik ai, nuk bën lojëra. Nuk është si Dritan Prifti. Me atë kam punë tani…

– Ore, lëre Tan Priftin, po me Doktorin çfarë bëre, çfarë t’i them ndonjë gjë unë?

– Asgjë o flori, çfarë t’i thuash. Ai doli më lavdëroi sapo mori vesh që ika. Nuk e prisja në fakt, po  bëri menjëherë. Nuk e di o flori se unë nuk ja kam njeriut me hile. Më tha na shpëtove me këtë vendim se kam shumë presione nga jashtë dhe brenda. Tani do t’i vëmë para, më tha.

– Çfarë para leshi do t’i vesh mo burrë, e kupto ti që s’i bie më njeri telefonit tënd tani, i bien Nasipit dhe Haxhinastos. Vetëm po t’i detyrosh që t’i bëjnë thirrjet me devijim dhe të përgjigjesh ti në vend të tyre.

– Do bëjmë diçka flori, mos u mërzit. Ke për të më parë tani. Mirë flori, hajt se flasim se kemi kohë tani.

4 komente në “Sandri, i tronditur nga ikja e Metës”

  1. didani usa says:

    Antena e Meros eshte nje mjet qe i kap gjerat ne ajer,pa rene ne toke,te felliqen,e te ngatrrohen,i kap qysh se vertiten neper trurin e njerzve dhe pa dale akoma nga goja te behen thashetheme,antena ka dy lloj sherbimesh kryesore:merr dhe jep per te ushqyer trurin e popullit,qe po i thahet dhe fishket truri,por dhe fshikullon dhe godet direkt kur merr e jep….!Faleminderit per kete kryeveper humori i nderuari Mero Baze !

    1. muco says:

      shko re pirdhu

  2. Frederik says:

    Antena, e zgjuar dhe e nderuar !

  3. odi says:

    Antena eshte magjike per te njohur aktoret politike se ckane bere, c’bejne, e c’do te bejne . Vazhdo keshtu Mero djali se po i sherben popullit per t’u zgjuar nga gjumi i akullt i mjerimit e vdekjes qe i ka shkruar Migjeni . Per mua ti Mero je Migjeni i madh sot. Ndersa populli dhe opozita me ne krye intelektualet duhet te jene clirimi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje