Flamuri u nis dje qysh në mëngjes në malin e Dajtit pasi ai Burri e njoftoi se do të dilte shëtitje me mbesat. Për tu dukur sa më spontane, plani u bë që Flamuri me një kamera amatore të gjendej si rastësisht tek Tarraca e Dajtit kur ai Burri me mbesat të dilte shëtitje dhe të filmonte. Pastaj si rastësisht pamjet duhet tu jepeshin TV-ve si ekskluzive. Kështu dhe u bë. Flamuri shkoi që në mëngjes herët dhe po priste në Tarracën e Dajtit. Pasi priti nja dy orë në të ftohtë, ai Burri u shfaq me mbesat për dore. Flamuri nisi të dridhej i tëri nga emocionet. Ai Burri u afrua afër Flamurit dhe nuk e përshëndeti për tu dukur sikur ishte në jetën e tij private. Sapo arriti në tarracë u kthye me pamje nga Perëndimi dhe filloi të tregojë me gisht poshtë nga Tirana.
– Ua, sa bukur, tha mbesa e madhe…
– Po, është shumë bukur, i tha ai Burri. Duhet të shikosh tutje në horizont, jo këtu afër, jo Tiranën, se është e keqe. Tutje, tutje në horizont.
– Ua, po atje tej është deti, tha mbesa e madhe. Më ka thënë mami që nga ajo kodra atje afër Durrësit, deri tek ai bishti aty afër Laçit, e kemi ne. Është e vërtet gjyshi?
– Jo ne të keqen gjyshi. E kanë investitorë të huaj, që mblidhen nga gjithë bota, shkojnë në Qipro fshehin emrin dhe ia lënë mamit tënd sekretin, që ta dijë vetëm ajo kush janë. Kur nuk gjenden, është mami e zonja.
– Po mami më ka thënë që janë tonat, d.m.th të mamit.
– Po të ka thënë që janë klientët e saj të keqen gjyshi.
– Po ne kemi shtëpinë tonë aty gjyshi?!
– Mirë, atë po, po por të tjerat mos fol më kështu. Dëgjoje me kujdes mamin kur të thotë që janë të klientëve të saj.
– Nuk e di gjyshi, mami thotë janë tonat…
Flamuri filloi të dridhej i gjithi dhe nuk dinte ç’të bënte, ta filmonte apo jo këto pjesë. Nuk dinte ta përdorte mirë atë dreq kamere, dhe ishte i tmerruar që ajo po i regjistronte.
Mbesa e dytë ishte me përqendruar dhe po shikonte në jug të Durrësit.
– Po atje gjyshi, e ka daja Xeni pronën…
– Jo të keqen gjyshi, nuk e ka. Atje i thonë Plazhi i Gjeneralit. Daja Xeni desh ta merrte me ca prokura fallto, por kish gjetë avokatë të dobët dhe ju hapën telashe. Ka heqë dorë që atëherë.
– Po ai thotë që është jona gjyshi…
– Jo të keqen gjyshi, akoma nuk është.
– Po ajo atje tek Durrësi…
– Ajo është e xhaxhi Damirit…, e mban mend atë që na vjen darkave në shtëpi…, ai që ngjan si Elton Xhon?
– A, u hodh mbesa e madhe, pse homoseksual është ai…?
– Jo të keqen gjyshi, po ngjan si Elton Xhon thashë. Ato janë tokat e tij. Ka bërë gjyshi një ligj në parlament që dhe kur të vdesë gjyshi, askush mos t’ia marrë tokat e tij edhe po t’i ketë të vjedhura. E kam bërë që t’i gëzojë gjithë jetën. E kemi mik të familjes.
– Po Vlora ku është gjyshi, pyeti mbesa e madhe.
– Ja, atje në fund fare, tha ai burri duke treguar nga jug-perëndimi.
– Xhaxhi Xeni thotë që aje kemi 700 hektarë në buzë të detit. Po atje do na i marrin gjyshi?
-Jo të keqen gjyshi, s’kanë si të na i marrin. Ne kemi gjetur pronarë, u kemi kthyer ca tokë që kanë pasur, dhe pjesën që kemi shtuar në emër të tyre e kemi tonën, e kemi për ju. S’na e marrin dot atje.
– Ua sa qejf gjyshi se ne na pëlqen shumë atje. Më ka thënë babi që do më bëjë nga një shtëpi të vogël në çdo gji, nga Dhërmiu në Sarandë.
– Ato janë të tjera të keqen gjyshi. Po flasim për Vlorën tani. Po kur të rriteni do t’i kuptoni.
– Gjyshi, po kur të rritemi ne, çfarë pune do bëjmë?
– Ju do jeni kapitaliste të mëdhaja të keqen gjyshi dhe do zhvilloni turizmin. Do bëhemi vendi i parë në botë për turizmin familjar.
– O gjyshi, po ato familje që nuk kanë kaq shumë tokë sa ne, çfarë turizmi do bëjnë?
– Ata do jenë klientë të Familjes të keqen gjyshi…
Flamurit po i binte kamera nga dora. Nuk dinte ç’të bënte me gjithë këto dialogje të tmerrshme që kish regjistruar. Në fund ai burri e kuptoi hutimin e Flamurit dhe e pyeti pse ishte trazuar.
– Më duket se nuk ka regjistruar, tha. Më mirë tu bëj nja dy foto dhe ndajmë fotot në gazeta. Nuk ka regjistruar, si të betohem. Ja shikoje vetë.
– S’ka problem, s’ka problem se të besoj, i tha ai Burri. S’ka gjë, bëj foto se ato janë pa zë dhe nuk bëjnë probleme.
Flamuri më në fund u qetësua. Bëri fotot dhe i nisi urgjent nëpër gazeta dhe TV Klan. Pas kësaj i dukej sikur fluturonte. Sa herë e shikonte kamerën në sedijen e parë të makinës i vinte ta thyente që kish mundur të regjistronte ato gjëra të tmerrshme.
Comments are closed.
O Flamur ,more ushkur.Te qe vetem per ty hajde ma,cdo mbret e ka nje gaztor.Po c’ti bejma ketij Sales tone ,qe ka mbledhe gjithe ushkuret.Kujton se mund te mbreterroj …deri aq sa numuron 2018 ,a nuk di se kur.I bindur te jete ,qe kurdo qe te jete ajo dite,shume njerez do vene ke vorri i tij dhe do ti bejne shurren.Dhe ne mos qofsha gjalle do ja lej amanet djalit ,nipit.Amanetin nuk e tret dheu….