Flamuri u entuziazmua shumë nga deklarata e Doktorit se ai do të jetë kryeministër deri në 2018-ën. Aq shumë i pëlqeu kjo deklaratë, sa gjithë ditën thuri plane të mëdha duke menduar “po qe ky, unë mirë jam, mbaroj edha ca punë që kam nisur, po filloj dhe nja dy të tjera që më kanë ngelë merak se mos nuk më dilte koha t’i kryeja”,
Por gjithçka ia çoi për lesh takimi me një mikun e tij, që jeton jashtë shtetit dhe që çoku vjen për Vit të Ri. Ai miku i tij ka shume lidhje të mbi- e nëndheshme atje ku jeton dhe i merr vesh shumë mirë si po shkojnë punët, dhe Flamuri e beson shumë për punët e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare që dhe s’para i merr vesh mirë.
Ai e këshilloi që dhe ato para që ka bërë deri tani, bën mirë t’i “transferojë diku jashtë se këtu s’i ka të sigurta”. Ai i tha gjithashtu se ky burri, jo vetëm që s’i ka punët mirë në kancelaritë perëndimore, por të gjithë e presin me një bezdi sikur ju vjen erë dhie edhe kur i japin dorën për mirësjellje.
– Jo more, po ky thotë që më duan të gjithë andej, bile na uroi se mbyllëm një nga vitet më të suksesshëm nën udhëheqjen e tij, tha Flamuri i çuditur në kulm.
– Dëgjo mua, jo vetëm që s’e shohin dot me sy, por mezi presin të bjerë, t’i nxjerrin dhëmbë e dhëmballë.
Flamurit sikur i ra damllaja. Dhe këtë s’e kish menduar, dhe filloi të mendonte kujt mund t’ia besonte paratë në rast rreziku.
– Këtij vëllait këtu jo njëherë, po këtyre njerëzve të gruas ndoshta, mendonte me vete.
Ai miku, për ta bindur, i tregoi dhe një studim të një agjencie joqeveritare që merret me anti-korrupsionin dhe që po mbledh fakte për gjithë hajdutet e rajonit e për rrjedhoje edhe të Shqipërisë.
– S’e sheh ti, iku ai i Kroacisë për lesh, e bëri Vitin e Ri në burg…. Kështu do ikin një nga një. Se kështu duken këto si agjenci koti, po të bëjnë gjëmën se s’dihet kush është pas tyre, i tha ai miku.
I tregoi pastaj se kjo agjencia që s’besonte se qe dhe aq jo- qeveritare sa thoshte e sa hiqej, i ka skeduar tashmë emrat dhe vetëm mbledh fakte e plotëson dosje për secilin qeveritar hajdut. Pastaj nxori prej çantës një dokument tepër sekret, ku qeveritarët shqiptarë renditeshin sipas letrave të bixhozit me fytyrat e gjithsecilit.
– E mban mend, kështu e bënë dhe në Irak ata amerikanët, nxorën letrat njëherë, pastaj i zunë një nga një si minjtë.
– Po unë, isha gjëkundi, ke parë gjë, pyeti Flamuri gjithë merak.
– Jo për Zotin, s’të kam parë se kam parë vetëm këta të radhës se parë, mbase je në ndonjë seri tjetër kumari, po tek kjo që kam parë unë, s’je.
Flamuri u qetësua për vete dhe i hipi kurioziteti se kush qe në seri të letrave.
Sali Berisha qe “derri maç”, Jozi “çupa karo”, Xeni “asi kupë”, Gita “dama e zezë”, Luli “fanti spathi”, etj.
Nuk duroi dot dhe shkoi ia tregoi Jozefinës këtë mynxyrë që i kish gjetur.
– Ec mar Flamur se rrena janë, mos ki gajle. E pse ma paskan vu mu qupën gurabije, kur muneshin me ma vu zemën qupën?
– S’e di, po mbase ngaqë i thonë karo në bixhoz ta kanë ngjitë, s’di ç’të them. Po këtij burrit moj Joz, pse ia kanë vënë kështu derrin e kuptoj, po pse shkruajnë poshtë Sali komiku, këtë s’e marr vesh.
– A se merr vesht a…? Po bajnë analogji me Ali komikun mar Flamur, e kanë me të tallun..
– Po ç’ka qenë Aliu, tropojan?
– Jo mar Flamur, ka kenë bash prej Irakit e dilte e thoshte Iraki asht veni ma demokratik në botë, kur atje vriteshin njerëz pa gjyqe. Marrina mar burrë qi i thosh vetëm Alia e s’i besonte as vete.
– Po Zeni pse ka asin moj Joz?
– Po ti a din bixhoz a ça dreqin din? Asi lidh letrat, po pate mik Zenin, s’pyet për institucione e hallka burokratike. Kësaj çjelbsinës, bijës s’tij mirë fort ja paskan gjetë qupën zi, e ma zi ja bafshin. Aman po ky çjelbsina tjetër, Luli çar letre ishte…?
– Fanti i ka rënë….
– E pra, shume mirë ia paskan gjetë, burrë pordhac, si fant spathi që të mbin nga s’e pret dhe të ikën kur s’duhet nadje ka Holanda ku ka shtetsinë pisi… Nigjo Flamur, boll mirë i kanë gjetë kushdo qi ka ba serinë. Vetëm me mu e me at Burrin e kanë prishë pak, po nejse …
– D.m.th të mos mbaj shpresa deri në 2018-ën unë, tha Flamuri.
– A je i marra a? Ne ishalla na xen vjeshta, ti po kërkojke qiqna n’hell mor djalë. Ma ka thanë nana mu tash që qeshë në Shkodër për përmbytjen, zullumi këputet tuj trashë, konopi me të hollume mar Flamur…
Duke ikur për në zyrë, Flamurit i fanepsej sesi mund të ishte gjendja një ditë prej ditësh kur t’i shpallnin në kërkim si qeveritarët e Irakut. Nëpërmend i shkoi një pusetë ku gjendej Doktori i parruar e palarë, Xeni që sillej nga Interpoli në Rinas prej Suedie.
– Vetëm këta pisat e LSI mund t’ia hedhin, edhe ky Basha që çan ferrën në Hollandë, mendoi dhe ju rrënqeth tërë trupi.
Comments are closed.
” Mbase ben vaki dhe dalin enderrat “, s’ka ndonje gje te keqe.
ajo enderr e barishes meriton opoziten e saj te parashikimit si kjo e stisur ketu
Kjo nuk eshte as enderr as e stisur…kjo eshte nje skeme reale e kalkuluar historikisht dhe mbi bazen e zhvillimit dialektik te ngjarjeve qe bejne historine e nje vendi.Kush e mendonte se Enver Hoxha do thermohesh si nje keshtjelle rere?
Kjo skemè, mund te realizohet vetem nese Edi Rama nuk eshte ne rrethin e mbyllur te politikaneve te 90-es,pra nuk eshte produkt i katovices.
Qenke ala ke ura ti…Nese u zbatua Katovica,ajo vete eshte pjese e skemes se marrveshjes se Jaltes dhe takimit te Maltes ne ’88.Gjyshin tend e pata degjuar te thoshte:Ajo kurva plake ,INGLIZI…”Apo e ke harruar kete shprehje te vjeter te gjyshit tend .Po Edi mor tu mbyllte…eshte i pari qe u kontaktua prej inglizit ne Korfuz.Po nusen pse ja dhame prej nga te sojit te Xhorxh Sorosit neve?Loja vazhdon ,vazhdon ,mishi te piqet dhe helli mos te digjet.Keshtu qe iken Sala dhe vjen lala…
Ah nuk vjen ajo dite ku presa e drejtesise mos te pyese me as per Berishe dhe as per Rame, se keta peshqit e vegjel do vazhdojne te qarkullojne neper ujera te turbullta!
…asgja nuk vjen po nuk e kerkove…
ky popull do edhe 50 vjet qe te zgjohet nga gjumi dhe te mos shohe me enderra.
500 vjet e mbajti turku ne gjume,50 vjet enveri e ktheu para dhe mbrapsht(ose sic thone disa me nje shprehje i beri zbor) dhe tani po ja fut para e mbrapa komunisti i fundit europes,POPULLI ME SY LESH I BOTES CFARE DO TI BESH VETEM DUARTROKET.
shume e bukur kjo perralla po ama perralla te tilla kemi pasur plot keto 20 vite demokraci cfare u be me Fatos Nanon dhe ministrat e tij asnje gje ket fat do ken dhe Saliu me hajdutet e tij po Edvein Kristaq Raman pse nuk e keni futur ne kete perralle se edhe ky eshte me hajdut se saliu e fatosi sa ka vjedhur ne bashkin e tiranes ky me vellain e tij kokdhima po te behet kryeminister do vjedhi gjithe shqiperin ky me keta biznesmen qe i ka ne parti dhe vellain kokdhima qe ka marre te gjitha fondet e bashkise dhe doli ne gazeten e tij shekulli jepte ate formulen si mund te behesh milioner mjer shqiptaret se kane per te vuajtur gjithe jeten
De mo Flamur de mos u tremb,mere avash avash se keni kohe.Sa te keni Edin para me buqeta me lule sju gjen gje,po i zevendesoi dot lulet me gjembace problem do ta kini.Njehere ja hodhet ne 97 te dyten here nuk besoj se do te shpetoni pa ju futur gjemb ne kemb.
Pse merziteni enderr eshte dro dhe sdel…