Flamuri, i hutuar nga fotot e Doktorit

23 Dhjetor 2010, 21:45Antena TEMA

Flamuri e kishte shumë problem dje të fliste me njerëz pa folur më parë me atë Burrin. Fotot e botuara thuajse në gjithë gazetat, ku Doktori dhe Familja e Enver Hoxhës shëtisnin në Liqen apo rrinin pranë oxhakut, ishin shokuese për të. “Do ketë gjetur ndonjë zgjidhje ai, tha Flamuri, po rëndësi ka që të mos më takojë njeri pa folur unë me të, se nuk di çfarë tu them.”

I bëri një zile rreth orës 9, por nuk pati telefonatë mbrapsht. Rreth orës dhjetë më në fund e mori.

– Flamur, ç’ka ndonjë gjë sot?

– Po hiç Doktor, ja këto që dihen. Është dhe ai debati sot në Kuvend.

– Ashtu ë? Po mirë. Dakord. Po është debati thua ti, ë? Mirë. Ç’ka ndonjë gjë Flamur?

– Po ja, hiç Doktor, është dhe ky debati në Kuvend. S’kam marrë akoma gazetat, se ç’më thanë, po s’i kam pa akoma…

– Flamur, kanë botu disa foto të mijat me fëmijët e Enver Hoxhës. I pashë. Me thënë të drejtën i kam pasë në një libër timin që kam pasë doktoraturën për infarktin e miokardit, dhe s’di se ku më është zhdukur ai libër. I kam pasë ato foto Flamur. Kanë qenë foto të çmuara.

– D.m.th të mos themi që janë të montuara Doktor?

– Po pse të themi Flamur. Kush na prish punë aty ne? Sokoli dhe Liljana janë në punë të tyre. Isuf Kaloja? Po atë e kemi reformatorin kryesor në Shëndetësi Flamur. Më ka thënë Lili që vjen në çdo aktivitet të Fondacionit dhe ka dhënë kontribut të madh në të.

– Po mirë, dakord, se thashë mos e përdorin ata në Kuvend?

– Çfarë do përdorin ata mo Flamur? Po e di ti çfarë partië janë ata apo jo? Po ata janë parti që i vë në rresht një çilimi nga bashkia mo. Një njeri dosido u vë nota se si flasin në parlament. Ku ke parë parti si ajo ti mo?

– Ke të drejtë Doktor. Unë u bëra tre katër -vjet që drejtoj gjithë grupin parlamentar, më rrinë të gjithë sus, por nota nuk u vë. Bile s’ua di as emrat. U kam thënë mo tu shoh tek zyra për ndonjë hall se nuk ua kam ngenë dhe nuk vijnë. Jo, kemi rregulla të tjera ne.

– Flamur, shiko, ata nuk janë si ti. Ti mor zotëri ke një detyrë, bën një punë. S’ka partia kryesi, je Ti, s’ka Këshill Kombëtar, je Ti, s’ka sekretarë, je Ti, s’ka nënkryetar, je Ti, bile dhe kur nuk jam unë këtu, je Ti. Por ata mo zotëri e kanë poshtëruar partinë në dorë ta kalamajve. A e di ti mor që ka vënë 5 sekretarë, katër nënkryetarë, ka rritur kryesinë, vetëm e vetëm që të ketë sa më shumë njerëz në krye të partisë që të torturojnë deputetët. Ku ke parë ti mo t’ia bësh partisë siç ja bën ai me gjithë ata drejtues në krye.

– E kam parë Doktor, e tmerrshme është. Merre me mend sikur tek ne të jepte mendje dhe Jozefina dhe Ridvani, bile- bile dhe Astrit Patozi. Pale sekretarët. Atyre ua kam marrë çelësat një ditë pas Kuvendit të kaluar, s’i lë fare të afrohen. Ke të drejtë Doktor. E ka shkatërruar atë parti.

– Tani Flamur për fotot. Ato foto Flamur dikush mi ka vjedhë. I kam pasë në libër, e mbaj mend shumë mirë. S’di kush m’i ka vjedhë nga shtëpia, por do të gjej. Mora në telefon dhe Liljanën, i thashë nuk të kam korit, nuk të kam pre në besë, por fotot dikush m’i ka marrë nga shtëpia. Desha me ja ba një herë surprizë unë kësaj në mbledhje të Kolegjiumit tek “Shkenca dhe Jeta” librin tim dhe fotot, por ajo ishte nxehur me mua dhe s’më foli fare, iku nga mbledhja dhe nuk ia dhashë dot. Më ngeli peng dhe ato foto i kam pasë në bibliotekë deri vonë. Se kush m’i ka marrë, s’e di.

– Rëndësi ka që jeni sqaruar Doktor. Kush çan kokë për ata në Kuvend.

– Jo, më dha fjalën ajo. Do reagoj, tha. Do të akuzoj Edi Ramën që ka botu fotot dhe do shpreh vlerësimin tonë familjar për ty. E përshëndeta. Shiko, kaq detyrim e kisha. Më janë gjend pranë me thënë të drejtën. Më akuzonin, çfarë s’më kanë thënë. E ke tezen e gruas oficere të UDB-së më thoshin. Tani ajo o zotëri ishte shtet tjetër, ç’punë kishte me ne ajo? E ke vjehrrën serbe, më thoshin. Tani o zotëri ç’t’i bëja unë vjehrrës. Donin të më poshtëronin. Por më kanë ndihmu. Këta më kanë ndihmu vërtet. Jo, aq borxh ua kam atyre unë. Dhe Lili ua ka.

– Po këtyre militantëve çfarë t’u themi Doktor?

– Flamur, shikoji mirë fotot. Është Liljana dhe Sokoli. Ata kanë votu për ne gjithmonë. Janë kundër Nexhmijes. I ke dëgju besoj. Ata kanë dasht vetëm Enverin dhe mue. I kam miq. Janë me ne. Shiko, duhet me i respektu.

4 komente në “Flamuri, i hutuar nga fotot e Doktorit”

  1. Nabukodonosor says:

    Prova se ne Shqiperi komuniozmi nuk eshte larguar ndonjehere.Komunistet si Sali Ram Leshi pon e marrin ne qafe kete vend.

  2. vlora says:

    E njejta diktature me tjeter diktator,kaloi forca nga koka te bishti.

  3. enri says:

    saliu ka qene eshte e do te ngordhe klysh komunisti.personazhi me i felliqur i ketyre 20 viteve korrupsion,vjedhje,degjenerim,mashtrim.

  4. Topall Shkodra says:

    O Flamur a mundet me e pyt doktorin cfare do te preferonte ti botohej si foto: Nje foto ku ai te ishte NUDO e kam fjalen me pallen e K… jashte apo kjo me familjen Hoxha? Jam i sigurt per pergjigjen e Sales por gjithsesi mendojeni te gjithe cfare do te donte Sala ti botohej nje foto lakuriq si ajo e Edit apo keto me familjen e merhumit?hahahahha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje