Flamuri diskuton me Jozin “spiunllëqet” e Lul-it

20 Dhjetor 2010, 21:54Antena TEMA

Flamuri mezi priti që Jozi të shkonte në zyrë dje për të bërë në dorë muhabet për Lul-in. Intervista e një prej shefave të tij në Kosovë, e kishte bërë shumë qesharak në Shqipëri dhe Flamuri mezi priste të dëgjonte Jozin. Sapo hyri në zyrë, e gjeti shend e verë.

– A e pe mar Flamur çka ka bë ai farë burrit në Kosovë? Gjithë ditën ka spiunu shqiptarët….

– E fortë shumë ishte. Nuk di si do ta kalojë këtë, po problem e ka.

– Jo mar Flamur se ai nuk kalon asgja, ai na e la ne në derë topin e dalim ne e mbrojmë si idiota. Por si u bë kjo histori kështu mar Flamur? Njani Lul, e tjetri Dik, e njajta gja domethanë, e kupton vetë ti. Janë ba bashkë dy Dik-a si i thonë në anglisht, ose dy Lul-a si i thonë në holandisht, e na u kputëm tuj i mbrojt e i sha.

– Hahaha, e fortë shumë është. Po paskëshin shkuar dhe tek fshati im, kishin kërku një burg të UÇK-së. Kishin shku njëherë në Bicaj, aty i kishin zbuar. Pastaj kishin shku në fshatin tim e kishin pyetë, a keni pa ju nga këta goranët e Dragashit t’i shoqëroj UÇK këtej kufirit? Çfarë jeni ju, i kanë pyetë fshatarët? Ne jena ndërtues rrugësh, i paska thënë Luli. Duam ta dimë si ta projektojmë rrugën se do bashkojmë Shqipërinë me Kosovën tani. Dhe duhet të gjejmë nga kalojnë njërëzit që të bëjmë rrugën. Dhe kishte nxituar prapë t’i pyeste: A keni parë ju goranë të kalojnë nga andej, këtej kufirit? Or ti shoq, i ka thënë një nga fshati. Ene ti nga kalojnë goranët, po ju po do të bëni rrugë, bëni se ata kalojnë tek rruga që do bëni ju. Po ju s’paskeni sy për rrugë se rruga nuk bëhet me knusa që keni ju me vete.

– Hahaha mar Flamur, e bukur njikjo. Po kujt i thonë knusa ata?

– I thonë magnetofonit, se se dijnë si quhet.

– Hahaha, e mora vesh. Sa i paftyrë paska kenë mar Flamur? Ndaj zgjodhi Ministrinë e Rrugëve sa erdhi nga Kosova, se i qenka fiksu kur paska kenë spiun?!

– Po, më e bukur Jozi është ajo pjesa kur ja fut prokurorit. D.m.th prokurori shqiptar ka mësuar fshatarët çfarë të thonë, kurse ky e ka spiunuar tek ai hetuesi, i ka thënë që ky prokurori po i mëson fshatarët çfarë të thonë.

– Lene mor plehnën, ç’merresh me të. A e ke pa mar Flamur si don me e përgënjeshtru? Thotë më 2004-ën s’kam kenë përkthyes e kam kenë drejtor. A e shikon mar çfare mashtruesit ashtë? Po kurrkush s’i ka thanë që ka kenë më 2004-ën. Është i pafytur krejt mar burrë. Dhe del e më thotë ai burri i madh sot duhet me e mbrojtë Lulin. Unë me e mbrojtë, thashë? Dil mor mbroje vet. Unë ball kam ba kundër njatij Dikut.

– Po a e ke pa intervistën e tij Jozi si dridhej kur thoshte s’kam qenë përkthyes. Hahaha, sa gallatë ishte.

– Po ska faj mor plehna, se ka ardhë prej klubeve të natës drejt e ministër dhe na e ka shitë ai buri sapunin për djathë. Po vjen ekspertiza, na tha. Çfarë ekspertize ky halabak, i paftyrë. Ka marrë më qafë krejt shqiptarët. A e din mor Flamur ç’më ka tregu Fatmir Limaj. Sa herë hapte dosjen avokati në Hagë, tha, në fund të faqes ishte emri i tij. I ka ba krejt dosjen njeriut, e ka marrë m’qafë. Krejt me rrena tha, asigja t’vërtetë s’kish futë.

– Po mo po, e di. Ja thashë njëherë këtij Fatmir Limajy kur deshën me e futë në burg tani për rrugët. Konsultohu me Lul Bashën, thashë, se ai di si mbrohesh në këto raste. Mos ma zër në gojë atë pis, tha, se jam gati të bëj gjithë jetën burg dhe ata s’du me e pa me sy.

– Po si me ia ba mar Flamur me ja qit bojën këtij njeriu? Se atij burrit i janë err sytë dhe nuk e lishon. Por duhet me ba nji gja ndaj tij?

– S’kemi ç’bëjmë Joz. Vetëm ta fusim në garë për Tiranën. Aty e kemi në dorë. Ja plasim të gjitha pastaj, e çojmë për lesh. Por s’duhet me e trembë atë burrin derisa ta caktoj. Pastaj flasim bashkë.

– Po duhet me e qëru mor atë plehën nga faqja e dheut se na ka turpnu tanve. Na e bajmë faqen shollë e shajmë Dik Martin si serb, e na del ky serb e shku serbit. Kuku nane ç’na ka gjetë me këta njerëz që na kanë hy si dhandërr mrena n’parti.

9 komente në “Flamuri diskuton me Jozin “spiunllëqet” e Lul-it”

  1. Toske Gega says:

    Kjo eshte opozit ,nje sarkazem e mpreht Fishtjane !

    1. vullnet says:

      Mos e ndyej emerin e Fishtes me kete pacavure.Kur kosovaret kane pase manjetofona Meroja nuk ka pase breke ne byth

  2. orli says:

    sarkazem! por e vertet.Pse me cilet kujtoni se do qeverisi sala?dihet me koleget e tije argat te serbise,lulat,imamet,kserat etj.udb-ja dhe asfalia ne drejtimin e shqiperise.

  3. altin says:

    Kjo eshte rubrika me e vertete e shtypit shqiptar, sepse te jep te kutposh se si per motive banale merren vendime te rendesishme poltike.
    Kam vetem nje sugjerim, nje cike me teper LSI te Antenat, se pari per ta lene ndonje dite pushim Flamurin se nuk a mban dot cdo dite , se dyti jane te lezetshem keto te LSI-se se po bejne pare per qejf dhe te gjithe presionin e mban PD-ja.
    Edhe nje kerkese personale, a mudnet nje antene per LSI-istin me te ri, Ylli Manjanin, qe pas 2 vitesh qe pellet kunder Rames se nuk po ben opoziten si duhet, shkon e bashkohet me qeverine, se i kane mbire edhe floket mire:)

  4. Epirioti says:

    Mero! Mire e ka Altini, shkruaj edhe per Ilirin nga Cepani i Skraparit, edhe ndonje shkrim per PS, se ka plot te pafytyre aty, se e bone Flamurin te harroje edhe ato dy rreshta qe ka mesuar ne shkolle, flet percart i shkreti. Bej ndonje investigim per biografine e Metes me te meta, te Sales por pa salce, te Rames por pa rime, te Bodes por pa bide, te Topallit por pa paterica, te kujtdo se ke plot material. Historite e tyre ja kalojne edhe atyre te Pitkinit, te Shvejkut, te portokallise. Nderroje pipezen me fyell, jo gjithmone ne nje vrime, ndac beje dhe klarinet bjeri ne disa vrima njeheresh se gjynah, u ngelet hatri te tjereve. Le ti shash a le ti lavderosh nuk u ben pershtypje, mjafton tu zesh emrin ne goje se tmerrohen nese fillojne qe njerezit ti harrojne.

  5. Illo says:

    Me pelqejne keta artikuj sakastike dhe jo vetem mua , por te gjithe lexusve . Nuk mund te kete jete te gjate nje gazete , qe i lepihet politikes . Shqiptaret vine nga nje monizem i peshtire , nuk duan t’i shofin bojen nje te dyti . Shtypi proqeverritar i ben duva monizmit , sepse e ka mpire mendimin ndryshe . Disa thone :Ku ishte Mero Baze , me perpara . Nuk me intereson ku ishte , por ku eshte . Ai eshte ne vijen e pare te propagandes mbare popullore , kunder nje regjimi , qe e ka mbushur me kohe kupen . Illo

  6. Andi/Vlore says:

    Vullnet! Nuk thote qe kosovaret nuk dine emrin e magnetofonit por goranet ,ketu ne shqiperi.Ai nuk vajti ne kosove per te pyetur por ketu…

  7. Dino USA says:

    Perla te hidhura ku cdo shkronje i ngjan bletes qe mbart mjaltin e pickon njeriun e keq.Mezi e pres “Temen”dhe rubrikat e saj te mrekullushme.Mero ata po hakmerren:Tacin nuk e denuan ata,por e denon populli shqiptar:Mos u merzit…Leshoj bletet drejt hajduteve te koshereve!!!

  8. agim says:

    Një nga gjërat më të bukura që ka shtypi shqiptar ësht kjo rubrikë.Në këtë grotesk sa qesharak aq edhe serioz,jepet klasa politike shqiptare e kohës…!Një mënyr shum e mir për të qortuar dhe për tu argëtuar njëkohësisht..Falemnderit Tema,për këtë penë të mprehtë..!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje