Flamuri, telashe me udhëtimin e Lul-it pa viza

15 Dhjetor 2010, 21:22Antena TEMA

Flamuri ishte i xhindosur dje me Lul Bashën, që i kishte organizuar udhëtim në Bruksel pa pyetur atë. Kishte ngarkuar një avion plot me njerëz të Forumit Rinor të PD-së për në Bruksel. Flamuri kishte dashur të fuste dy kushërinj të vetët nga Kukësi, por Lul-i ia kishte hequr nga lista. E kishte bërë komplet me njerëz të tij brenda PD-së. Kjo e mërziti më shumë Flamurin dhe rekrutoi një nga gazetarët që ndiqnin avionin për t’i treguar se ç’do ndodhte në kufij.

Gazetari filloi t’i raportonte në mesditë me telefon.

– Çdo gjë shkoi mirë, i tha. Nuk është e vërtetë siç thonë këto gazetat që në kufi të kërkojnë dokumente. Ne nuk na kërkuan asgjë. Kishte dalë Komisionari Fyle dhe Doris Pack dhe mbanin një parullë në dorë “Welcome albanians”. Polici as që na kërkoi asnjë dokument. Lul-i rrinte tek dera e sportelit dhe ja bënte me shenjë policit dhe kalonim pa asnjë telash.

– Hajde udhëtim pa viza, hajde, i tha Flamuri. Po nuk të thashë të më tregosh si kaluat ju, po si do kalojnë shqiptarët. Nuk pati ndonjë incident fare, i tha Flamuri.

– Pati me njërin, i tha gazetari. Me një kameraman të Klanit. Ai se nga humbi dhe nuk ishte me grupin tonë kur dolëm. Atë e kapën dhe nuk e linin të dilte. I thoshin, ku do shkosh, a ke ftesë speciale, kush u garanton. Ai s’kuptonte mirë anglisht çfarë i thoshte polici dhe për çdo përgjigje i thoshte Lulëzim Basha. Polici humbi nja 10 minuta në kompjuter dhe më në fund i kishte thënë kameramanit. Zotëri, ke zbritur gabim këtu. Ky shtetas që ju ka ftuar sipas database tonë është qytetar holandez, vetë ka shtetësi të dyfishtë, kurse gruaja dhe vajza janë puro holandeze.

Gazetari i kishte buzëqeshur dhe i kishte thënë “Yes, Yes, holandez, Lul-i d.m.th”.

Polici nuk kishte kuptuar asgjë nga miratimi i kameramanit dhe i tha a kishte kontakt me njeriun që i garantonte udhëtimin. Gazetari i kishte dhënë telefonin e Lulëzim Bashës. Polici e mori dhe Lul-i u kthye tek sporteli. Kur polici e pa që të dy po komunikonin me një gjuhë tjetër, e lejoi kameramanin të ikte dhe mbajti Lul Bashën.

–   Ju jeni holandez apo shqiptar, i tha.

– Unë jam shqiptar, i tha Basha, jam Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, por gjatë kohës që nuk jam në pushtet, jetoj në Holandë.

– E keni pasaportën me vete zotëri, i tha polici.

– Posi, i tha Lul-i… megjithëse ua tregova njëherë…

– Jo, s’ka rëndësi, dua të verifikoj, tha.

E la Lulin tek sporteli dh shkoi të bënte një telefonatë. U kthye pas pak i habitur.

– Këta policët holandezë janë idiotë, tha. Sa nisja tu lexoja emrin tënd, fillonin qeshnin me të madhe dhe s’e mora vesh fare ç’më thanë.

– Po pastaj çfarë bëtë, i tha Flamuri.

– Pastaj shkuam tek Bashkimi Evropian. Na priti zoti Fyle, shumë i sjellshëm, dhe pastaj zonja Doris Pack. Ajo ishte shumë e tronditur.

– Po pse, ç’kishte, tha Flamuri.

– Për çdo gjë i thoshim ne, ajo na e priste shkurt: Shiko, ne po u mirëpresim si shqiptarë, por ju nuk e meritoni pasi keni një klasë politike primitive… Ju nuk të jepni as dorën në takime.

– Po me kë e kishte, me Edi Ramën, i tha Flamuri.

– Jo mo burrë. Paska qenë këtu Jozefina nja dhjetë ditë më parë dhe kjo Doris Pack i ka zgjatur tre herë dorën dhe Jozi nuk ia paska dhënë. Kjo ishte çmendë fare dhe vetëm për këtë fliste.

– A ç’ja paska bë mirë, tha Flamuri. E ka merituar ajo një gjë të tillë. D.m.th ti thua që gjithçka shkoi mirë? S’ka probleme për shqiptarët që duan të lëvizin?

– Jo, jo, na e thanë dhe këta të Komisionit. Sa herë të vini të organizuar nga qeveria, s’ka problem. Po ti e di shef se s’kemi lek, vetëm kur të na nxirrni ju ndonjëherë për qejf.

I lodhur nga gjithë ky hetim, Flamuri shkoi tek  Jozi që mezi priste t’i kishte ndodhur ndonjë gjë Lul-it.

– Hë mer Flamur, ca ka ba ai holandezi në Bruksel?

– Ka zbulu që ti nuk i ke dhënë dorën Doris Pack-ut, i tha Flamuri, dhe ka mbushë gjithë gazetarët.

– Po ai legen ashtë mor burrë, por e ka fajin njai që i hap sytë dhe e çon me udhëtu me paret tona jashtë. Hajt se ja diftoj unë atij, Doris Pack e do plakave të marra që u shkon pas ai. Ja dëftej unë se erdhi maji, mos të mërzitet.

7 komente në “Flamuri, telashe me udhëtimin e Lul-it pa viza”

  1. Editor for Media Affairs says:

    Mjere Shqiperia per keta HORRA qe ka!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Topall Shkodra says:

    Flamur a e din qe edhe emri i jot shkurt eshte Muli dhe e din ti cfare do me than ne Polonisht Mul-i njesoj si Lul-i ne Hollandisht.Hajt ti gezoni emrat.

  3. besa says:

    ahahahahah ahahahahhahahaha hahahahahahahahahhaha

  4. denis says:

    O Mero,ne ke perendi na e be kete rubrike dy here ne dite,te 7 ditet e javes. Meqe bota qesh me ne te pakten ne te qeshim me Lul-at e Mul-at.

  5. Epirioti says:

    Bravo Mero! Dore te mire ke. Jam kurioz te te provokoja per te pare se je kthyer ne gazetare i paanshem apo jo. Shkruaj vetem nje dite per selin roze se edhe ata tufe fshataresh jane e kane plot qyfyre per te treguar. Se jemi kurioz jo me per keta derra qe duhet te… futen ne burg por per ata tyca qe do fillojne neser te vjedhin neser, se asnje pale nuk po kerkon forcim drejtesie apo te shtypit te lire.

    1. Nikoja says:

      Po prit more i uruar se keto te rames e kane rradhen kur te vijne ne pusht tet .Se edhe keto gjysma mos ma teper kujton ti se nuk jane Lul-a.Por sic duket Mero-ja e ka ba me ua Fut me radhe (humorin ) mos me keqkuptoni Ju lutem.
      Sa per kete te Rubrike une do te isha jo perdita por sikur ta bente nje dite Po dhe dy dite PO.

  6. vlora says:

    Ne nga Vlora themi me te qesh e me te ngjesh.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje