Telashet e Flamurit me festën e PD-së

14 Dhjetor 2010, 22:41Antena TEMA

Pikërisht në jubileun e 20-të të PD-së, atëherë kur Flamuri kishte llogaritur të shkëlqente, gjithçka shkoi ters. Sipas gjithë llogarive që Flamuri kishte bërë, festa duhet të shkonte rreth 5 milionë euro, ku do përfshihej festa për heqjen e vizave dhe kremtimet për themelin e PD-së. Gjithçka shkoi ters nga Zoti dhe ç’është më e keqja, fondet u reduktuan. Koncerti i Rihanës u anulua. Koncerti i madh në shesh me këngëtarë shqiptarë u anulua. Festa e PD-së u kufizua vetëm tek një katering i thjeshtë, për të cilin Flamuri u gjend i papërgatitur dhe ja mori Ilir Zhilla.

E  vetmja gjë që i mbetej dje në hollin e Pallatit të Kongreseve, ishte të rrinte në krah të atij burrit disa minuta dhe pasi ta shihnin të gjithë me të, të dilte të takonte grupe mbështetësish të PD-së.

U afrua tek grupi i parë.

– Si jeni, i përshëndeti duke tundur kokën.

– Mirë zoti Flamur, ju përgjigj një grua. Jemi shumë të gëzuar që jemi sot në këtë festë. Deshëm të dilnim në një foto me gjithë Komisionin Nismëtar të PD-së, ata që themeluan PD 20 vjet më parë.

Flamuri tundi kokën pak mendueshëm, pastaj ktheu kokën nga ishte ai Burri dhe i bëri shenjë mohuese.

– S’ka mundësi, i tha. Ai Burri është i zënë.

– Po s’ka gjë, i tha gruaja, dalim me të tjerët

– S’ka të tjerë, i tha Flamuri. Vetëm ai Burri ka mbetur.

Gruaja mbeti e çuditur.

– Po ja të dal me atë Eduard Selamin, i tha gruaja.

– Nuk e njoh, i tha Flamuri. Kur kam pas ardhë unë në Tiranë, ai kishte tradhtuar.

Biseda u bë e rëndë dhe Flamuri u detyrua të ikte tek grupi tjetër.

– Urime Flamur, ta gëzojmë festën, i tha një burrë i shëndoshë.

– Urime, i tha Flamuri, të gjithë bashkë. Nga të kemi ty?

– Jemi takuar një herë po s’më mban mend, i tha burri. Jam ai që merrem me ilaçe. Kemi këmbyer fjalë nja dy herë se ti ndihmoje gjithmonë një shokun tënd për ilaçe, por tani që jemi në koalicion, s’kam vërejtje.

– Aha, s’je i partisë sonë ti, i tha Flamuri.

– Bashke jemi tani, i tha. Një jemi.

Vazhdoi më tutje Flamuri edhe më nervoz.

– Ç’janë këta njerëz, tha, ose janë demokratë të sëmurë që duan doemos ata që kanë qenë në dhjetor të 90-ës, ose janë socialistë që janë bërë me ne për lekë.

Vazhdoi të përshëndeste grupe njerëzish që i tundnin kokën me indiferentizëm. Ndali në një prej tyre.

– Ç’kemi, u tha. Si jeni? Hajt gëzuar Festën!

– Gëzuar, i tha një burrë. Dhe ishallah me dorë më të lehtë këtë vit.

– Ç’do të thotë me dorë më të lehtë këtë vit, i tha Flamuri.

– Po ja, për këto vendet e punës se na grinë, i tha. Unë jam ai që të thashë për atë inspektorin tek lojërat e fatit, të ma fusje me 20 mijë euro, por s’ma bëre dhe ma kishte futë një i Ridvanit me 15. Na futët në telashe se nuk mbani një çmim. S’dimë sa tu themi njerëzve.

– Nuk janë muhabete për këtu këto, tha Flamuri. Eja sqarohu tek zyra po deshe.

Duke turfulluar, iku tek grupi tjetër.

– Ku je Flamur ta marrsha, i tha i pari i grupit. Jena nga Shkodra. Kena lanë njerëzit në mes të ujit e kiametit veç me kenë këtu.

– Hajt gëzuar, tha Flamuri. S’do ta harrojmë kurrë dashurinë që keni shprehur për ne këto ditë të vështira për ju.

– Po mor ta marrsha, i tha shkodrani. Skena si mos me u falenderu për ç’keni ba. Veç ne u kena dhënë fjalën atyne në shpi që do të shkojmë në Tiranë e të marrim diçka me hangër. A ju e organizoni këtë koktej, a dikush tjetër, se dum me fol mos ngelen do gjana tua çojmë atyre që janë pa bukë atje.

– S’ka problem se flas unë, tha Flamuri, por kam frikë se kur nuk i bëj unë këto koktejet, nuk ngelen shumë gjëra për tu ngrënë pas festës. Por mos u mërzisni se do bisedoj unë dhe do tu japim dhe ju diçka se e meritoni, jeni demokratë.

8 komente në “Telashet e Flamurit me festën e PD-së”

  1. vullnet says:

    Nuk u merzite mor njeri .Nuk e kupton qe uk te lexon dhe te beson kush

  2. shyqo says:

    A u merzite ti o Vullnet? Sa keq po me vinka per bese.

  3. Endi says:

    … dhe ndersa drejtohej nga nje tjeter grup, rrugen ia zuri nje djale i imet, qe me buzet vesh me vesh i tha: “Ku je shef Flamuri? A s’po me njeh?”. Djallo pune – mendoi me vete, – keta shejtaner e bejne te gjithe veten per te rendesishem. “E si s’te njoh – tha, per te fituar kohe, – vec se s’me kujtohet mire ku te kam pare”. “Ah, jo, jo, mos u lodh per kete, – ia priti tjeteri pa e prishur fare terezine, – nuk me ke pare gjekundi. Une jam anonim. Gjithe c’bej eshte te lexoj Temen e atij tradhtarit dhe te bej ndonje diversion permes komenteve. Ia kam dedikuar jeten demaskimit te Bazes”.
    “Bravo – i tha Flamuri, – djem te vullnetshem si ti na duhen. Sikur e gjithe rinia te mendonte si ty, sot do kishte vec PD dhe RD, gjithe partite e tjera dhe ato shpifesirat e shtypit qe shkruajne kunder nesh do i kishim qerruar. Po do vije dhe ajo dite. Kot nuk tha ai burri qe do rrije ne pushtet edhe 35 vjet te tjera. Hej te marsha te ligat o doktor!”

  4. mirdashi says:

    mire e ka flamuri per sallamin

  5. vlora says:

    Bo bo si tja bejme Vullnetit tani se na u merzit shume. Po bej nje xhiro nga PD o Vullnet se atje argetohesh,cte duhet ty ketej nga populli.Populli vetem halle ka.

  6. klodi says:

    Mjere PD ne dore te kujt ka rene per ti qare hallet se keta e kane mendjen vetem cfare te bejne hajni per vete dhe per lajkataret e tyre, por vete rrjedha e jetes do te nxjerr te verteten per te gjithe keta politikane te shperfytyruar

  7. besa says:

    hahahahaha sa argetuese eshte kjo rubrike. eshte me argetuese se bill hicks, me argetuese se colbert …hahaha ej po sduhet marre seriozisht se humor eshte, jo si ato gjerat qe bejne politikanet tane, pa pike kripe e shije

  8. Aldi says:

    Puna eshte se kush nuk e njeh Meron i beson se mendon: “ky ishte i besuari i te djathteve e tani po u nxjerr te palarat sheshit.”
    Une nuk di shume nga keto “te palara” por di nje gje, qe ka qene nje genjeshtar dhe po vazhdon te jete i tille dhe mjafton fakti qe thote qe cateringun e mori Ilir Zhilla,nderkohe qe keto Catering-e per komanine e z.Zhilla i organizoj une dhe as nuk kam marre pjese ne kete catering e jo me ta kem organizuar.
    Si mund te permedesh emra mor zoteri duke genjyer lart e poshte diten me diell.Turp te te vije

Comments are closed.

Lini një Përgjigje