Sandri sqarohet me berberin që ka shpëtuar Doktorin!

11 Dhjetor 2010, 20:53Antena TEMA

Berberi Dullë, më i famshmi i Tironës së vjetër, dëgjoi Berishën duke folë në TV Klan se kishte shpëtuar një berber gjatë kohës së komunizmit se kishte thyer xhamin e tavolinës së Berishës ku ishte poshtë fotografia e shokut Enver.

I shqetësuar për gënjeshtrën e Doktorit, mori në telefon Sandrin t’i shpjegonte rrethanat e thyerjes së xhamit.

– Unë jam Dulla, tha, ai berberi që e ka përmend doktori në intervistë.

– Ou, ku je Dullë? Të bëri figurë Doktori, e pe apo jo?

– Po çfarë figure mor më bani ai? Së pari unë nuk kam syze, së dyti si mund t’i bija unë me grusht tavolinës së Doktorit dhe ta thyeja xhamin nga ana e fotografisë së Enverit që doktori mbante poshtë xhamit, dhe së treti, pse duhet të shkarkohej Doktori për një gjë që e kisha bërë unë  dhe të mos dënohesha unë…

– Po pse si është puna?

– Unë kam shku një ditë në mëngjes tek zyra e Sekretarit të Partisë, Doktorit d.m.th. E kam pyet, a bën me shku në shtëpi sot se kena një sebep e do mblidhemi me çunat e xhajës?

– Jo, më tha ai, kemi mbledhje partie në mesditë.

– Po më jep leje mor burrë i thashë se ç’u bëri një berber ju në mbledhje të partisë.

Ai ulëriti fort dhe më tha: – Jo, nuk e lë unë të degjenerojë Partia e Punës kështu si thua ti. Dhe në rrëmbim e sipër i ra fort me dorë xhamit dhe e theu. Pastaj desh të ma hidhte mua, sikur e theva unë.

– Jo more. Po Doktori si shpëtoi?

– Po hiç o si shpëtoi. Kush do e merrte vesh atë veç atij dhe mua, i thashë unë mos ki gajle se e ndreq Dulla. Ene shkova unë tek Xhepi se ka pas punu tek fabrika e Qelqit. I thashë ma pre një copë xham se e kërkon ai dreq Sekretari i Partisë tek puna se do me mbrojtë fotografinë e Xhaxhit Enver dhe aq. E solla xhamin, ja dhashë, e vumë tek vendi dhe mbaroi puna. Me thonë të drejtën më pas më është gjendë gjithmonë. Bojsha unë si i sëmurë ndonjëherë kur doja me pi ndonjë gjë, me jepte raport. Ja di për nder. Po me punë partie mos më ngatërroj mu jahu se s’kom qenë ndonjë komunist i fortë. Vetë më patën futë për numër.

– Po mirë, ndonjë tjetër nuk kishte shpëtuar Doktori?

– Çfarë thu ti mi jahu, ku të falte ai. A din ti ç’i bëri Margaritës ai apo jo?

– Kujt Margarite mor burrë?

– Ka qenë grua e mirë shumë Margarita, ka qenë doktoreshë e Mehmet Shehut. Kur e vranë Mehmetin, ngeli dhe ajo e shkreta në dispozicion. Ja çun këtij tek spitali. Ky i mushi letrat brenda javës dhe e internoi mor jahu.

– Po ku e çoi?

– S’di lala, e nisi në Rrogozhinë një herë, pastaj në Kavajë përfundoi më duket. Po ishte grua e mirë fort. Po nuk të falte Doktori. Ka qenë i sinqertë me partinë.

– Jo ore? Po ndonjë që ka shpëtuar, a ka apo jo?

– Nuk di vallahi ça me thanë Dulla, po dhe këta të burgosurit e kishin frikë boll kur vinin në spital. Se flitshin ata, kupton ti, kur vizitoheshin. Tek ky nuk e hapnin gojën se ky deftente mor burrë. Ka qenë i sinqertë shumë me partinë.

– Po mirë Dullë, ndonjë gjë që ka bërë për mirë, që ta themi në TV. Del e thua dhe ti tek Fevziu, dhe merr ndonjë berberhane të re tek pallati që po bën Doktori.

– Jo mor jahu se s’du më berberhane tani se jam plak. Por mirë vetëm unë i kam bërë doktorit, se i gjeta xham të ri për xhamin që theu. Ai ka bërë mirë boll se doktor është, po për punë partie s’të falte, nuk bënte lëshime.

24 komente në “Sandri sqarohet me berberin që ka shpëtuar Doktorin!”

  1. Topall Shkodra says:

    Ky shkrim humoristiko realist meriton cmimin e vitit.Mor po ai i burgosuri per fletushka kunder komunizmit ne Tirane qe i kishte dale Sala deshmitar, pse nuk u verifiku se ma ha mendja se nuk genjente ai burri qe tmerroi gjith kalecat e Tirones se nuk e kapshin dot me kijamet.Ai ishte hero i vertet kunder regjimit jo ca pordhace qe bejne sot si antikomuniste te vjeter.Atij burri une i heq kapelen dhe e nderoj.Puna eshte se pse nuk e gjejne nese Sala i doli deshmitar apo jo.Jam i sigurt se i ka dale.

    1. keno kotorri says:

      së shpejto do keni në ju tub intevist?7n e tij p?7r këtë pun?7

  2. Frederik says:

    Doktori eshte 100% komunist negativ dhe sherbyes i fqinjeve kunder shqiptareve. I afte per te manipuluar pasi ka marre informacion te plote , i cili i vjen nga burime te ndryshme te brendshme dhe te jashtme dhe sipas tradites se vjeter bolshevike sulmon kundershtarin nepermjet te dhenave manipulative qe superstruktura e tij ia ka pergatitur .Superstruktura e tij kryen te njejten gje si ai, mashtron shqiptaret , i vjedh ata , i vret ata dhe i shet tek armiku i tyre. Shqiperia per ta duhet te jete me skllever shqiptare dhe jo me shqiptare te vertete qe te marrin gjakun ne vetull. Sa mire per ta eshte liberalizimi i vizave , pasi ata qe do te jene me te zote do te largohen , pasi nuk do te rrine ne token e djegur nga ai dhe te tjeret kokeulur do te punojne tere jeten per te. Boll nje genjeshter qe te duket e sinqerte dhe ata jane me partine dhe shokun Sali ne krye . Nuk u ngop populli shqiptar me komunistet e kuq 50 vjet , por tani na duhen dhe metamorfoza e tyre , komunistet blu per me shume se 20 vjet.

  3. Ivani says:

    Ky i rrjedhur, një pitkin i shpërfytyruar, kujton se gënjeshtrat e tij idioteske i besojnë shqiptarët.
    “Më dërguan në Francë për studime -i tha Fejzos- dhe kur u ktheva më kishin shkarkuar nga Sekretar Partie”,
    Jo more; na çudite, ti qënke i persekutuar i Partisë tënde të Punës. Çfar padrejtësie të qënka bërë e sa paske vuajtur në atë internimin në Paris që të paska bërë nëna Parti.
    Ke hak, ke hak, shumë ke vuajtur në atë kohë. Kjo duket edhe nga shumë fotografi që të kemi parë sëbashku me udhëheqësit e Partisë. Duket ata të mbanin afër që të të kishin nën kontroll se s’kanë patur besim ne ty. Po më në fund shokut Ramiz ia hodhe ama, vajte në emër të tij tek studentët, i ftove ata të brohorisnin për Partinë e për shokun Ramiz, e në fund, si e pe që varka e Ramizit po mbytej, u fute në varkën e atyre që shkove për t’i mbytur.
    Besë e dijmë që nuk ke, por ti je dhe i paturpshëm.

  4. Dino USA says:

    Ne po bejme humor me Berishen,edhe “Portokalli”ben humor Berishen,edhe kuvendi ben humor me Berishen….!,por a e dini o popull sa humor ben Berisha me ne??? ,bile ai humorin me ne e ka me te futur:mban nje hu poshte b… tone me nder ,dhe sa here ne gajasemi me te, ai na e shtyn nga pak…deri sa….! Keto kohet e fundit ka filluar te bej humor edhe me te huajt qe vijne delegacione e dalin ne koferenca me “koken e madhe”Ha,Ha,Ha,u tregon barcoleta idiote atyre dhe qesh vet me barcoletat e veta bajate….Dhe ne qeshim gjithashtu…se s’kemi ca ti bejme me ,as tani qe ka rrjedhur totalisht….! Ne i qendrojme besnik anekdodes:ruaju nga uji,zjarri dhe i marri !

    1. keni says:

      KAM QESHUR ME LOT ME KETE KOMENT TE DINOS SEPSE JETA NE SHTETIN AME ESHTE BERE HUMOR POR I ZI

  5. huri says:

    O Sale!Intervistat e fundit sec me ngjajne si amanete.M esa duket dhe vet e ke kuptuar se se shpejti do te te ngeci zemra per fare dhe nxiton ti lesh amanetet Fevzos dhe ca te tjereve ,se si do duhej ta shkruanin biografine .Se do te na ngelesh ne histori ashtu sic do vete dhe jo ashtu si ne te njohim bemat e tua.Thagma me e fundit e cila do te ngelet ne historine tende,eshte ajo se paske hyre ne PPSH,qe te mbrosh atdheun nga rreziku imperialisto-revizionist,pas pushtimit sovjetik te Cekosllovakise.
    O Bryl!Ne mjeket prandaj jemi mjeke se arrijme te kuptojme semundjen e vertete pikerisht nga simptomat.Ndaj them me bindje se pres te te leri zemra.Poshtersite u bene aq te shumta sa nuk i mban dot me.Me mire te na ngelesh keshtu ne histori se te thone neser qe nje i cmendur e ka drejtuar kushedi sa vjete kete vend….

  6. Aranit Pojani ,Fier says:

    Dhe ne varr Hysen Shoshori
    S’gjen derman kur rren doktori
    Jallan shahit sekretar
    Tha te varet ne litar
    Babe Enverin na ka share.
    Ne gjyqin politik te Hysen Shoshorit qe shperndante trakte anti komuniste Sali Berisha si sekretar i byrose partise Spitalit kerkoj nga trupi gjykues varjen ne litar te Hysen Sheshorit(gazeta Plaga)

  7. mirdashi says:

    ne vitin1974 do pranohej ne parti nje mjeke alergologe.Ne mbledhjen per kete qellim sekretari shoku Sali Berisha i thote nuk e meriton te pranohesh se ne vitin 1972 ke mbajtur fustanin mbi gju

    1. vlora says:

      Te lutem o Mirdash me thuaj a je ti ai Mirdash Agolli apo jo.Ne rast se po te uroj per kthesen180 gradshe,ne rast se jo te uroj ty MIrdashin tjeter per komentin.

  8. koci says:

    po mire more mero baze,
    Pse e ke kaq inat Berishen? Kaq te ka renduar, kaq te demtuar ty Sali Berisha qe cdo dite te javes, cdo ore te dites, cdo minute te ores, cdo sekonde te minutes vetem kundra tij flet, shkruan, boton gjith te keqija qe mendja jote perverse mendon e shpik,? Nuk ke qellim tjeter ne jete ti, por vetem si te ulesh personalitetin e Berishe?( Ne fakt ai nga keto qe ben ti as qe do t’i a dije sepse te ke injoruar plotesiht aq sa duket sikur ti per te nuk egziston). A e di ti qe kjo “qe i je qepur Sali Berishes me buke ne traste”, eshte shenje e nje semundje psiqike? Nuk paskerka asnje gje te mire ne tere veprimtarine e Kryeministrit te Shqiperise i cili ashtu sic ka kundershtare ka dicka me shume qe e adhurojne per ate qe po ben per Shqiperine?
    Si te shkrojta me siper vetem kete qellim ke ti ne jete? Si te ze gjumi naten me keto genjeshtra qe shpif ( se asnjera prej tyre nuk eshte vertetuar deri me tani). Te kujtohe kur shkrojte per mijra laptope qe sihin bllokuar ne Itali meqenese ishin kontrabande? Si perfundoi ajo pune. Une e di si perfundoi! Mendoj se duhet te te vije turp nga vetja per ato qe shkruan.
    Gezoje ore jeten dhe mos kruaj funderinat e saj se vec dem shendetit do t’i besh. Ka plot gjera te bukura ne jete qe te japin kenaqesi. Shpifja, genjeshtara apo kalimi i tere jetes duke e bere qellim te saj, nuk te sjell asnje perfitim qofte per kenaqesine tende por qofte dhe per te shijuar jeten!
    Ti deri tani po jeton dhe mer te ardhura vetem duke share padrejtesiht Berishen. Po kur te mos jete Berisha cili apo cila do te jete viktima jote.
    Po per ate te PS si nuk te shkoi njehere ndermend qe te shkruash?
    Beju ore burre dhe jeto si gjith te tjeret!

    1. Andi says:

      Po mor Mero, zgjidh e jeto si ky Koci (i teto Sofkes). Me siguri eshte ndonje nga ata hajdutet e Sales qe po gezon jeten me paret vjedhura ketij populli.

  9. Rilind says:

    Po Sala sikur ishte ne liste per t’u bere kandidat i Komitetit Qendror meqenese e zbatonte drejt vijen e PPSH. Por nuk iu plotesua enderra se pastaj Ramizi e coi tek studentet e gjithcka shkoi ne krah te kundert. Apo e harroi kete gje ai?

  10. Illo says:

    Koci !
    Kyj jenicer i Kryeministrit karagjoz. Illo

  11. koci says:

    O andi, a do dhe ti para nga ato qe paskerkam vjedhur une? Ja e shikon qe ke te njejten natyre te meros? Ku me njeh ti mua qe deklaron se paskerkam vjedhur? Sa me ben per te qeshur! Ka shume njeres ne jete qe kenaqen kur shpifin, trillojne, genjejnedhe vjellin ndyresira per jeten e te tjereve pa pasur asnje baze! Dhe me e bukura eshte se duke bere keto,ndjejne kenaqesi!. Zaten ti, ky tjetri Illo(?) dhe meroja jeni ne nje linje: shpifje dhe genjeshtra dhe akoma me shume cmirezinj!
    Sa keq me vjen per ju,gjynah qe jeni te tille!

  12. Pelivan BarjamajSA says:

    zoti koci! une s’te njoh,por nga shkrimi juaj gjykoj se nuk ke klleqe,per t’u mare me Bazen,qe eshte nje shqiponje ne media…… Me ate mund te haet nje tjeter shqiponje,po kursesi nje turtull…..

    1. koci says:

      I dashur “Pelivan”, eshte e vertete: une s’kam kellqe per t’u mare me meron se une nuk shpif, nuk genjej dhe nuk jam ne kufijte e nje te semuri psiqik, qe per te siguruar buken e gojes merem vetem dhe vetem me perbaltjen e nje njeriu.
      Gjith te mirat dhe gezuar festat e fund vitit!

  13. scutarino says:

    …ne Shkoder nuk mund te kaloshim uren e Bunes pa u kontrollu prej ushtarit per dokumentat. E njejta gja ndodhte dhe kur ikshim me ba plazh ne Velipoje. Ndersa Doktori na paska shku ne Paris dhe paska kene disident…
    Mrame tek EXCLUSIVE ne Top Channel doli se ne mbledhje me intelektualet nuk kishte kerku pluralizem partiak por pluralizem mendimi. Krejt e kunderta e asaj cfare deklaroi nje dite perpara ne Klan. Nuk mund te ishte ndryshe, nje komunist i futun qe ndihet i lire me fole se asht i sigurte qe nuk e gjen gja. Na shqiptaret nuk i kena la ala hesapet me kta legena…

  14. MEMEDHETARI says:

    Berberi Dulle mua me duket i pasinqerte…
    Kam degjuar se ne respekt te” mbrojtjes” qe pati prej Saliut,i ka bere dhe dhurate nje gershere..te cilen Saliu po e mban ne dore dhe sic e keni pare po e shfrytezon ne maksimum ,per te miren e popullit shqiptar,nga perurimi ne perurim…

    Do ja them dy fjale dhe Kocit,sahanlepiresit te sahanit te Saliut:
    Akoma s`e ke marre vesh,mor sahanlepires,qe te ngelte ne gryke,qe Sali Berisha ka demtuar dhe po demton gjithe Shqiperine???
    Mero Baze,meqe jemi dhe ne prag te Vitit te Ri te UROJ GJITHE TE MIRAT,SHENDET E LUMTURI dhe SUKSESE ne MISIONIN e NDERUAR te GAZETARIT!!!
    URIME per RIKTHIMIN e “TEMA”-s.

  15. koci says:

    O “memedhetar” qe duhet te jesh njeri pa shkolle:
    Une e shikoj se se si Sali Berisha e ka “demtuar” Shqiperine e cila me 20 vjet te shkuara nuk ka asnje krahasim: Na beri te udhetojme pa viza ne Europe, na beri rruget qe une dhe ti te mos ecim me me gomar per te ardhur ne Tirane por te ecim ne rruge qe jane te njejta me ato te Europes; na beri te kete spitale nga me modernit edhe ne Tirane, e do te na kishte bere me shume po qe se nuk do te kishte njeres si ty qe ndjekin te paudhet e shqiperise qe mendojne se ne nje shtet demokratik, mund te vijne ne pushtet me ane te protestave dhe grevave te turpshme te urise dhe ….

  16. timo says:

    Agroni dhe Saliu janë sozi të njëri tjetrit. Të dy janë aktorë shumë të mirë. Agroni imiton Saliun tek “topi” duke u tallur me të kurse Saliu imiton Agronin tek TVSH duke u tallur me popullin. Ndryshimi është se i pari është burë i mirë i dyti është një farë lloj horri .

  17. Elonia says:

    O Koc ! Qenke kokrra e …..! Paske nje kasete te regjistruar ne zyrat e PD-se dhe s’pushoke duke na treguar te mirat e frymedhenesit tend “S”. Merr fryme vete o Idiot! Dhe kaq gjera qe jane bere ne Shqiperi , jane bere me shume mund e permes shume vuajtjesh . Dhe nuk i beri ai “S” Zeusi o hajvan!
    Ai vodhi e po vjedh nga pjesa jone.Ai dhe shume e shume te tjere. E kjo eshte e turpshme !!!!

    1. koci says:

      Elonia qe paskerke nje emer prej shtrige!
      Jo te gjithe nxenesit ne klase e kuptojne mesimin. Ti do te jesh nga ata qe ngelen ne klase kur nuk kup[ton se ku eshte e mira e Shqiperise tek meroja apo te Qeverija qe punon!
      Vetem nga ty po e degjoj qe “gjerat e mira jane bere mes shume vuajtjesh”. Po si duket ti je mesuar qe gjerat e mira te t’i dhurojne dhe ti vetem ti shijosh. Kush e di se sa ke shijuar gjera te dhuruara dhe nuk e kupton se c’eshte puna. E po ajo kohe kur njerzit benin sikur punonin ka mbaruar njehere e mire! Tani duhet pune dhe vetem pune!
      Dhe mos kujto se vetem ti di te ofendosh te tjeret me fjale te ulta. Te gjithe njerzit dine fjale ofenduese, bile dhe te vegjlit. Dhe njerzit ndahen ne dy grupe: ne nje grup jane ata qe nuk perdorin fjale dhe shprehje ofenduese dhe ne grupin e dyte ata qe perdorin fjale te tilla. Njerzit e grupit te dyte nuk besoj se i llogarit njeri si njeres te mire por i llogaritin si njeres jashte kandarit.
      Nga ato qe shkruan ti une as qe caj koken dhe as qe me behet von. Bjeri legenit!

  18. gjon says:

    Z mero te uroj gjithe te mirat ,je nje ze i fuqishem i se vertetes e i tille mbetc.Sala jone ka lene e po le nam si shkaterues i Shqiperise e per kete duhet demaskuar pa pushim,eshte prototip i malesorit me te keq ,i pabese ,hipokrit ,genjeshtar etj etj turp qe eshte aty ku eshte .,…po zoti Koci nuk e njeh si duket se cfarre zoterie eshte sala,po ato sharjet e ndyre qe nxjer nga goja n kuvend e kudo a ja pelqen o zoti Koci???a mundet nje kryeminister te shaje e foendoje e shpife si nje plake shtrige??e Koco Koci do kesh zene ndonje qoshke te mire e o burra lavderoje z Sale mire ben Koci mire ben .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje