Flamuri u ul dje gjithë ditën në zyrë në përpjekje për të nxjerrë disa mesazhe nga intervista e Doktorit në TV Klan. E lexoi dhe stërlexoi disa herë, dhe me sa kuptoi me mendjen e tij mesazhi ishte shumë i qartë. Ai burri s’kishte për t’ia lënë partinë askujt përveç vajzës së tij. E lexoi dhe stërlexoi dhe një herë pjesën ku flitej për pjesëmarrjen e saj në Lëvizje të Dhjetorit. Ishte shumë e qartë. Ai burri tani po përpiqej të nxirrte Argitën studente të Dhjetorit. Flamuri filloi të numërojë me gishta vitet dhe i dilte që më 90-tën ajo të ishte nxënëse shkolle. Edhe Olldashi kështu kishte qenë. Edhe Luli po ashtu.
– Ç’më duhet mua të mendoj kaq thellë, tha. Po sikur të mos ketë qenë, kujt ja mban nga Universiteti të thotë që nuk ka qenë.
I entuziazmuar nga kjo gjë, Flamuri mori Fevziun në telefon.
– Kur do ta japësh atë filmin për Lëvizjen e Dhjetorit, tha.
– Sonte, i tha Fevzo. Po do të vish, eja. Po nuk ka vend në resht të parë. Se kam folë dhe me Doktorin, duhet një farë protokolli aty. Bile më tha dhe Lul Basha si t’ia bëj të jem aty, se e kam gjithë veshjen Hermes, por nuk e fusim dot. Se ai paska një ore Rolex, modë e vjetër nga ato të vitit 2007… Dhe më e bukura se më tha mua “kjo është ora më e shtrenjtë e 2010-ës”. Po ik o Lul, i thashë, se e di gjithë bota që është Patek Philippe më e shtrenjta. Shkon 11 milionë euro një mo burrë! Ka dhe një version me diamant 25 milionë.
– Epo kjo i bie sa tuneli i Elbasanit, tha Flamuri. Këtë s’e blen dot ai. Maksimumi nga ndonjë mbikalim merr lekë.
Fevziu, që bën sikur nuk i dëgjon këto, vazhdoi.
– Kam dhe Fatmir Mediun, dhe ai donte në rresht të parë. I thashë nuk ka vend, pastaj ai bëri dhe atë budallallëkun që tha atëherë “e kam orë të blerë false orën që bënte 25 mijë euro, dhe tani na prishi punë të gjithëve se s’na besojnë femrat që i kemi orët origjinale mo burrë.
– Po ai legeni, pse donte në rresht të parë, për orën?
– Jo mo burrë, se ma sqaroi pastaj se ai është bërë maniak këpucësh. Kishte një alamet ore Louis Moinet, që shkon dhe 800 mijë euro, po atij s’i besohet më se i ka fallco. Paska blerë një palë këpucë “Testoni” që bëjnë 1500 dollarë. Janë shumë të mira në fakt, po unë e kam numrin 42 e gjysmë dhe e kam pak këmbën e gjerë, ndaj s’i marr ato. I thashë dhe Fatmirit merr “Berluti” se janë pak më të shtrenjta, 1800 dollarë, po ka dhe me ngjyra. Ja, kam marr unë këto të kuqet, janë shumë të mira. Po më e forta e di çfarë qe? Ai paskësh blerë një palë “Testoni” dhe në fakt mendonte se kishte blerë “Cleverley”. Se si mund të ngatërrojë njeriu këto dy marka, vetëm ai e di. Po e sqaroi Doktori pastaj. Më tha, mos u lodh se ky nuk i blen vetë, ia blejnë këpucët.
– O Fevzo, se unë të mora për gjë tjetër, jo për këpucë dhe ora?
– Po hë mo burrë, ça kishe, thashë se doje të rrije në vend të parë.
– Jo mo burrë, por ti e pe dhe tek intervista, Doktori la si mesazh që t’i lërë partinë vajzës. Ai e caktoi që ajo ishte pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit. E ke futur gjëkundi në film ti apo jo?
– S’e di Flamur të them të drejtën se unë nuk merrem vetë me filmin. Kam producentin dhe atë sekretaren që zbardh ndonjë tekst. Unë i hedh një sy në fund, po jo me shumë mendje se në fakt nuk dua të ngatërrohem se të çajnë kokën njerëzit. S’e kam parë me vëmendje në fakt nëse është apo jo…
– Po shiko fute gjëkundi se s’u bë qameti mo burrë. Le të jetë atje. E di vetë ti si e bën. E gjen një mënyrë elegante se je e madh.
– Po mo, patjetër e shikoj, por për sonte nuk bëhet gjë. Ta shikoj në ritransmetim. E rregullojmë, e fusim vetëm në arkiv. Se më tha dhe ajo që do vijë sonte. Ka filluar e vishet shumë mirë. Duket shumë e mirë vërtet tani. Më thanë që gjithë veshjet i blen në Londër tek Harrods. Është dyqani më i shtrenjtë mo burrë në Londër. Sa herë shkoj aty, pa dhjetë mijë paund shopping nuk dal dot. Po gjen dhe fustane të lirë nga 500 paund, po ajo i ka të mirë.
– Po lëre mo burrë fustanin se nuk na hyn në punë. Nxirre me fustan basmë po deshe, po vetëm të duket që ka qenë në 90-tën bashkë me studentët.
– Po ka qenë ajo mo burrë se e mbaj mend unë, se kur erdhi Doktori në Qytet Studenti atëherë tha kam dhe vajzën këtu me vete, se bëhen merak nga shtëpia.
– Nuk e di unë vëlla si do ta bësh ti, por unë e dua në film. Fatmir Mediun e Lul Bashën, në daç futi, në dac mos i fut, po kjo duhet. Se është dhe turp i Zotit. Të kenë dosje në prokurori dhe të mos jenë në filmin tënd si heronj, s’ka ku të rrijë kjo.
Comments are closed.
kastriot myftaraj te emisioni i arjan canit tha qe berisha deri ne moshen 30 vjec i hante ullinjte me gjithe berthame
Sa para ka bere Shqiperia keto 20 vjet!!!Ata bllokistet e Enverit visheshin o si kinezet o si katundaret kur behen dhendurra.Sot elita ben parade mode qe e turpuron hollivudin!!!Lume ne sa para kemi shkuar!!!
dhe te gjitha sa thua nen udheheqjen e ndritur te berishes topallit lulit olldeles shabanit
Kjo justifikon dhe kalimin e bute te SALi. Berishes ng komunist fanatik e neDemokrat liberal.Mendoni
sa shpejt Saliu reflekton ndaj fenomeneve qe kane sjelleTransformime te nje rendesie te vecante.Ngjarrjeve per pushtimin e Cekosllavakisei u pergkegj duke hyre ne Partine e Punes,kurse ngjarjeve te studenteve me daljen prej saj..Qe te behet me bindese kjo nevoitet qenia e Argites ne radhet e studenteve ,pavaresisht nga mosha e saj adoleshente .Bile me mire qe ka qene adoleshente,pasi eshte tregues I faktit qe familja Berisha ka atesira te vecanta percetuese per fenomenet e se ardhmes.