Flamuri përgatit përgjigjen e Jozit për familjarët diplomatë

9 Dhjetor 2010, 20:59Antena TEMA

Flamuri u shqetësua seriozisht nga lajmet se Jozi ka punësuar gjithë njerëzit e shtëpisë nëpër ambasada. Në fillim u trondit kur mësoi se vajza e saj në Strasburg paska fjetë në një shtëpi që e paguante ambasada. Pastaj, meqë vajza u nis për Paris, u emërua i fejuari i saj në ambasadë në Parisë, për të siguruar qiranë e banesës. Më e fundit ishte puna e vëllait të saj që është konsull në Milano. I mërzitur nga këto lajme, shkoi në zyrë të Jozit.

– Si t’ia bëjmë, tha, se po flasin shumë mediat?

– Kush media mor Flamur po flet? Mediat e Edi Ramas a? Po pse mor Flamur nuk kam dhënë kaq për njiket pushtet unë, sa mos me çu dhandrin dhe vajzën n’ambasadë a?

– Dakord, nuk them që nuk e meritojnë, por kush i dëgjon. Se ja ka dalë dhe kjo punë e vëllait. Nuk është puna e këtyre të Edi Ramës, por dhe ky Sandri flet lart e poshtë për këtë punë.

– Ai po flet a? Po ai ka motrën e vet nga  emigrantë, në ambasadë në Itali mor, boll më shurdhove veshët. Dhe vëllai ka pasë punë ma ta mirë se motra e tij kur ashtë futë në punë.

– Mirë Jozi, po si t’ia bëjmë. Të nxjerrim ndonjë lajm që ta eklipsojmë pak.

– Lene mor medien, po Edi Rama i përhap këto fjalë. Po çfarë është ai shpirtkazëm  mor Flamur, çfarë është ai katil mor Flamur, çfarë është ai mor që don me përgoju familjen time. Po ai s’ka shku nji ditë në Shkodër me pa njerëzit që po mbyten mor burrë. Dhe kur shkon, merret me punë të partisë.

– Mirë Jozi, e di këtë, po ç’t’i themi medies për këtë çështje?

– Çfarë me i thanë mor Flamur? Po ai është shpirtkazëm. Vetëm pse dhandrri im fitoi festivalin e Kangës Magjike, shkoi u anku pse e ka sponsorizu KQZ festivalin. Po ku ka ndodhë mor Flamur me kenë opozita kundër Kangës Magjike? Po e pe mor Flamur çfaret festivali ishte dhe çfare kangësh knoi ai djalë? Po pse mor Flamur, me akuzat e atij shpirtkatilit do merrem unë?

– Dakord, dakord Jozi, po çfarë t’i them atij burrit se më tha thuaj Jozit t’i sqarojë këto punë.

– Po unë i kam sqaru krejt punët e mia mor burrë, pse duhet me i sqaru me knaq Edi Ramën a? Pse ai burri e ka sqaru pse i ka çu mbesën në ambasadë në Danimarkë, apo mos të them gjana t’tjera? Pse me ra ne n’kurth të Edi Ramës mor Flamur? Pse, vetëm pse kam fut në punë vëllain e dhandrin në ambasada a? Po pse mor, ku do t’i la, refugjat siç ka qenë Edi Rama? Jo njiket s’e baj kurrë!

– Mirë Jozi. Unë ç’të bëj tani. Se janë dhe këta të Klanit që i hapin këto fjalë. Janë shumë të poshtër, po s’i themi dot atij burrit se nxehet.

– Leni mor ata në punë të vet të bajnë ç’të dun. Unë s’kam gja me thanë. Për familjen time do bëj gjithçka. Dhe ai burri krejt për familje të vet e ka ba. Unë s’kam dal nga familja e ngushtë. Vajzën, dhandrin dhe vëllanë kam rregullu, as baxhanak, as kunat siç ka bë ai. As du me e digju më këtë gjë!

– Po si t’i them unë, të bëjmë një deklaratë që janë shpifje të Edi Ramës?

– Po bëje mor, pse çfarë është ai që do patjetër sqarime për ket. Shkruj mor aty,  merru me shkodranët që vujnë në Shkodër, leni shkodranët që janë në Perëndim se janë në punë të tyre. Atij s’ia mban me u marrë me shkodranët që mbyten në Shkodër dhe merret me familjen time që është në Evropë. Po a e din ti mor Flamur ça ka ba ai në Shkodër? Nuk e din a? Shkoi në një shtëpi në lagjen teme që ishin të përmbytë. Sa e panë ata njerëzit ngritën dy gishtat dhe thanë “rroftë Sali Berisha, mos na eja këtu”. A e di çfarë u tha mor Flamur?

“Më falni, u tha, nuk erdha për ju, por për lopën që po ngordh në shi se po më dhimbet”. A e kupton ti mor Flamur çfarë shpirtkazme ashtë. Vetëm se i ngritën gishtat ata, i fyeu dhe u tha s’kam ardhë për ju, por për lopën. Po ashtë e tmerrshme mor Flamur, ai që nuk kujdeset për njerëzit që mbyten në Shkodër, të merret me familjen time që jeton në Evropë!

9 komente në “Flamuri përgatit përgjigjen e Jozit për familjarët diplomatë”

  1. neritan says:

    ju’ua,,permbledhte me te mira,,populli,shqiptar!!urime!!!!

  2. vlora says:

    Sdo tja mbante bytha Berishes ne rast se do te kishte opozite perballe.

  3. Liri says:

    Keni harruar djalin e Neritan cekes ne Vjene. Meqe djali i madh mbaroi shkollen dhe i vogli nuk kishte ku te flinte, futen ne pune djalin e madh ne ambasade dhe io siguruan me kete rast dhe shtepi per te voglin. Thone qe Jozefina ja ka shti ne mendje Neritanit kete pazar dhe e ktheu me Doktorin

  4. Topall Shkodra says:

    Kjo pune duhet te shihet me ligj e prokurori se eshte korupsion i hapur.Edhe ne kohe te merhumit nuk
    ndodhte ne keto permasa, benin shkollat perkatese e pasandaj shkonin ne ambasada, kjo eshte kuje, me harxhu e vjedh paret e shqiptareve ne ket forme, se kjo eshte vjedhje, ata persona prishin pune nuk ndreqin.Po s’ndodhi gje me mire mos e kishit hapur.Opozita si merret me votat te mos heqi dore edhe nga sqarimi i kesaj ceshtje deri ne fund.
    O Jozi po ku asht ai antikomunizmi jot moj zoje .Me ket del se ti je kamuniste e shkuar kamunistes.

  5. Diplomati says:

    A e dini se cdo vit mbarojne ne Shqiperi studimet e larta (pasi kane paguar qimet e kokes) ne deget e Marredhenieve Nderkombetare (ne shtet e ne privat) rreth 1000 te rinj? Le te ngrohen ne diell, se vendin e punes qe ata aspirojne e kane te zene: e ka zene dhendri, kunati, vellai, baxhanaku, djali, vajza etj. Madje e kane zene pa merite e ne kundershtim me ligjin (pa konkurs). E cfare vendi se: skretar i pare per kulturen e turizmin ne Paris: Cohu Faik Konice nga varri e shkruaj edhe nje here “Nje ambasade e zulluve ne Paris”! Ose me mire, jo, se ti e bere tenden: e the fjalen tende qe 80 vite me pare, pikerisht per keto qe ngjasin sot ne Shqiperi!

  6. Kollovari says:

    Po ky djali, ky luis Ejelli, cfare legen burre qe qenka, pranon te behet vegel! A nuk e kupton qe eshte derguar ne Paris thjesht qe te mbuloje shpenzimet e vajzes se Jozit? Ka pasur edhe ca dhendurre te tille ai blloku i dikurshem, por te gjithe e dime si perfunduan!

  7. dnerguti says:

    nje ligj per ndalimin e ma shume se nje te punesuar ne sherbimet ministeriale.!

  8. mirdashi says:

    neritan ceka lepiu te gjitha c kishte peshtyre kunder berishes vetem per hater te kalamajve

  9. i permbyturi says:

    FASHIONIT JOZEFINE

    Jozi shume qenke shtrire
    Si ajo lopa me brire
    Shpon kedo qe i afrohet
    Qe me lart, te lartesohet
    Dihet lopa s’ka logjike
    Ti Jozi si s’paske frike
    As namuz o ndjeshmeri
    Per emertimet qe beke ti?
    Dielli s’lindi vec per ty
    Si nje pele me dy sy
    Se te perkedhel Saliu
    I pa afti dereziu.
    Jazek u qofte or sharlatane
    Ciflik po beni dhe dynjane
    Shqiperia s’u mjaftoka
    Pangopesia kur mbaroka?
    Ju me pupla e saraje
    Me shampanje mish te pjekur
    Kur me qindra o me mijra
    Jane gati per te vdekur
    Jozi, si s’more nje femije
    Qe mbi uje po jeton
    Ne vilat e tua te rije
    Gjersa Shkodra ujin debon?

    I permbyturi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje