Një familje shkodrane ishte duke pa në televizor Sali Berishën duke u përpjekur me tregu një barsoletë për shkodranët. E dëgjuan dhe nuk po kuptonin gjë. Thirrën komshiun.
– A e ndigjut mor Sal Berishën duke diftu barsoletë për ne?
– Po, e kena digju, por send s’kena kuptu?
– Po çfarë desht me thonë mor zot, se ndoshta e ka pas për mirë, e s’jena marr vesh?
– Po s’di, diçka me seks, e kishte një gru që flinte me një burrë e që kish ardh Liqeni me i mbyt e ajo gruaja s’donte me u çu… diçka e tillë.
– Po mirë, mirë tregimi, po barsoleta ku ishte?
– Ahu s’mujti me e dëftu barsoletën se erdhi Liqeni, pra e mori ujët.
Dje në pikën kufitare të Vërmicës që lidh Kosovën me Shqipërinë kishte shumë gazetarë që shkonin nga Shqipëria për zgjedhje në Kosovë. Një gazetare me emrin Albana, kur e pa që u bë radhë e madhe, parakaloi dhe shkoi tek sporteli.
– A mund të ma vulosësh pak pasaportën, tha, se jam Albana.
Polici sa dëgjoi emrin, mori qëndrim.
– Patjetër zonjë, në çast ua vulos.
Shoi tek komandanti dhe i tha se duhet me kalu pa radhë ajo çika se keka me emrin Albana.
Komandanti ruajti qetësinë dhe i tha policit të shikonte një tabelë të shkruar mbi sportel nga brenda zyrës. Në të shkruhej: “Mos ngatërroni emrin Albana, me Albania. E para është femër, që pretendon se është shteti, e dyta është shtet në gjininë femërore. Kujdes! Të dyja i kemi fqinje”.
Comments are closed.
i ka te holla barcaletat kllouni mor shkodrej nuk i kuptoni dot ju
Tr lumte o Mero Baze pas informacioneve serioze, na embelson edhe me humor.
Duke lexuar gazeten tema ,jemi optimist se nè shqiperi ka akoma gazetar tè zote dhe tè guximshem qè kritikojn’ me force qeverinè e korruptuar tè Sali Berishes, .tè pershndesim nga larg, milano