Sandri, udhëzime për zgjedhjet në Kosovë

13 Dhjetor 2010, 21:51Antena TEMA

Sandri kishte kohë që kishte marrë përsipër menaxhimin e zgjedhjeve në Kosovë. Nuk është se duhej shumë punë për këtë, pasi thjesht do t’u kujtonte mënyrën se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Për të ruajtur konspiracionin, i kërkoi qeverisë t’i caktojë një person me të cilin do të komunikojë.

– Po mirë, ja fol me këtë Vlorën, i tha Hashimi.

– Po çfarë Vlore, të q… Vlorën, më sill ndonjë njeri të hairit!

– Si bre po flet kështu për qytetin e Flamurit, i tha Hashimi.

– Jo mo burrë, s’e kam për atë, por s’flas dot në telefon me femra që s’i njoh mirë se keqkuptohen. E kam fjalorin e rëndë.

– Ani, dhe ne të rëndë e kena gjuhën, bën me folë me të, pse jo?

– Po mirë, po flas me Vlorën, i tha.

Pas pak e lidhën me Vlorën.

– Si je figurë, dritë je kur del në TV. Si po shkojnë punët?

– Ç’ka bën dritë figura, s’të kuptova ç’ka the, i tha Vlora.

– Ah, le se u morëm vesh. Dëgjo se do flas me thjesht.

– A po a? Mirë, nisja!

– Të dielën duhet punu fort me Gani Bobin. Patjetër! Fol me Zenin dhe mos bëj pazar se ia kam marrë unë çmimin. M’i kaloni mua lekët. Duhet me e nxjerrë dhjetë për qind para LDK-së.

– Po shumë bre?

– Hajt se zbutet rrugës, por aq duhet me e nisë që të bjerë zia aty.

– A thu e bëjnë ata?

– Po çfarë ata, kaloni pagesën tek unë se e ndreq unë atë punë. Tani dëgjo me kujdes! Sapo të mbarojë sondazhi, duhet të keni gati 20 deri 30 makina me flamuj të PDK-së dhe foto të Hashimit me dalë në shesh me nisë demonstrimin. Nëse nuk ka përgjigje nga LDK, duhet me shku para selisë së tyre.

– Ani mirë, po mos ndodh diçka bre?

– Po kujt i plasi trapi ça ndodh, bëj kështu si të them unë.

– Ani mirë, po shkruj dhe këtë.

– Pastaj duhet të mblidheni tek sheshi para partisë me nisë festën. Hashimi duhet të dalë e të mbajë fjalim një orë.

– Ku, ku, ç’ka me thanë njeri një orë, ai ka folë krejt fushatën?

– Jo, duhet të flasë ndryshe. Si Doktori. Të flas për demokratët e Kosovës, për ëndrrën evropiane, për vizat, për hyrjen në NATO, për të gjitha këto. Ç’ke ti, mos u mërzit se ua bëj unë spotet për këto se i kam gati nga këtu.

– Ashtu a? Po mirë, po e shkruj dhe qita.

– Pastaj ne do fillojmë një debat në Klan Kosova dhe do merremi me sondazhin, jo ishte real, jo s’ishte dhe kështu dëshpërohen partitë e tjera. Duhet me fajësu atë Isë Mustafën për trazira nëse nuk i tërheq njerëzit e vet nga rruga.

– Ani mirë, e ç’ka bëhet pastaj, kur të numërohen votat?

– Shtyjeni numërimin. Jo ditën e parë. Të bëhet fakt i kryer procesi, të flasin një herë dhe ndërkombëtarët, të legjitimohet fitorja e shpallur, pastaj nis numërimi.

– E ç’ka nëse del ndryshe?

– S’ka si del ndryshe se ndërkohë komisionerët e tjerë e kanë lënë punën krejt, këta tuajt janë fuqizuar se janë fitimtarë dhe bëhet dhe ndonjë pazar  i vogël.

– Ku, ku, po më vjen marrë bre, me na kapë është keq fort se unë takoj dhe të huajt.

– Mos e rruaj për ta, se ata si t’u sillesh mirë, të vënë përpara. Po u ktheve me arrogancë, ulin kokën.

– Jo bre se kam taku këtë Doris Pack sot dhe mu duk zonjë grua.

– Çfarë zonje është ajo, mos e ha atë kokërr ulliri. A e di ç’i ka bërë Jozefina asaj në Bruksel apo jo? Tri herë ia ka dhënë dorën Doris Pack, asnjëherë s’ia ka zgjatë kjo, ia ka lënë varë. E ka çmendë. Dhe tani rri si pulë para Jozefinës. Ashtu duhet t’ia bëni dhe ju.

– Ku, ku, po na vjen marre bre, veç duhet me ba diçka, ndryshe humbasim.

– Mbaji shënim këto dhe s’keni për të humbë. Dhe mos harro, kalojini pak ato paret e Gani Bobit përmes nesh që të mos merret vesh.

14 komente në “Sandri, udhëzime për zgjedhjet në Kosovë”

  1. denis says:

    C’far te te them per kete rubrike o Mero? Me beso qe rri deri ne 12 te nates qe e lexoj ne internet pasi nuk me pritet deri neser, Asëll asëll, kjo rubrike ja vlen sa gjithe shtypi shqiptar dhe kjo gazete sa gjithe opozita, E te mendosh se dikur doja te te haja te gjalle. Nejse,si pene i ke shoket e rralle edhe ne bote pasi une veç Temes shtypin shqiptar nuk e lexoj pasi me kall krupen dhe lexoj vetem te huajin. Urime Mero. Mbase po te ishe skenarist do kishe fituar kushedi sa çmime.

    1. Andrea says:

      Fiks fare, po te lexosh kete rubrike ke marre vesh se si funksionon Shqiperis, gjithe te tjerat jane garnityre

  2. Andi says:

    Njesh je o plaku Mero ?

  3. Dino USA says:

    O Mero Te lutem per haterin tim Ndihmoje nje cike ate “Portokallin” se ju kane rene breket fare.Ne vend te na bejne te qeshim,po na ngrejne nervat.Aq shume po na nxjerr telashe PORTOKILLI sa qe ne ne familje cdo te Diel bejme sherr!

  4. Ediruci says:

    Te jete puna per sajesa,une te votoj ty me te mirin o plaku Mere….Per te verteta eshte gjynah me te ra ne qafe se ke alergji prej tyre.Por mos caj koken se sajesat te dalin mjaft per me e mbushe gazeten tande dhe me u ba ndere gazetave simotra qe sponsorizohen nga Edi Rama.Urime!

  5. tatata says:

    Kesaj rradhe duhej vertet bere per Leprin e Edvinit jo per Sandrin e Saliut! Me taktiken e vjedhjes se votava qe disponon Lepri, Rama ka 10 vjet maje kalit!!!

  6. vlora says:

    Je i madh o Mero Baze. E komentova dhe ne nje tjeter shkrim tuajin, me profesor Saliun Thaci zor se i zbret me kalit.

  7. Elonia says:

    Para 5 vjetesh PD-ja fitoi zgjedhjet pas shume gabimeve te se majtes. Ky ishte dhe flamuri valevites i opozites se atehershme.Ne vitin 2010 asnje nuk mund te justifikohet dhe te thote se ne te pozites ose ata te pozites po bejne ato qe i ka bere 5 apo me shume vjete me pare e majta.Ne cdo debat justifikimi eshte ne maje te gjuhes “keshtu keni bere dhe ju”. Dhe pikerisht ketu qendron e KEQJA JONE E MADHE. O burra te bejme te gjithe njesoj, te zgrabim sa me shume (te perfitojme nga pozita se me vone mbase nuk jemi), te fryhemi e te pasurohemi. Eshte shume bukur te vesh pasuri por pa VJEDHUR. Shiko sa banale jeni ju o njerez qe ndaheni ne Lepur te njerit dhe Sander te tjetrit.
    A e kuptoni qe te gjithe flisni me gjuhen e njeri-tjetrit!!! Eshte e shemtuar .Flisni me mendte tuaj.

    1. tatata says:

      Edhe Lepri i njerit edhe Sandri i tjetrit perfaqesojne vlera te tmerrshme dhe te njejta dhe ky eshte mendimi im dhe ne te njejten kohe i nje pjese gjithnje e me te madhe te shoqerise Shqiptare!

      1. tyryryry says:

        Shume kompetent dukesh ti tatata!

        1. tatata says:

          Nuk e kuptoj pse komenti im solli reagime gjysem kercenuese?! Mos valle i duhet rene vetem sandrit?! Krimi i organizuar nuk njeh krahe! Dhe mendoj se Rama ne 12 vjet pushtet e ka konsoliduar fort rrjetin e tij te organizuar kriminal e vjedhes zgjedhjesh, po aq sa saliu dhe sandri kan konsoliduar organiaten e tyre kriminale prej 2005!
          Pastaj ku e ke hallin ti tyryryry?

  8. mirdashi says:

    po fitoi rama sandri kthehet me te

    1. tatata says:

      Egzakt!!!! ?????

  9. inf says:

    tre persona e komandojne sot sali berrishen tre ata jane ::.
    1blendi fevziu .
    2rafman selmanllari .
    3aleksander frangaj .
    Keta te tre komandojne te gjthe Taborrin e sali tradhtarit sorrollopi i tyne nuk pyt njeri kane ,
    gllaberu te gjitha asetet e shtetit dhe nuk dune me dit per njeri sander mafaishja erdhi nga nji fshat i lezhes ku lahen akoma njerzit me kanaçe,ja kjo eshte qeverija berrisha ,ku i FUT HUNET dhe ne Kosove klan kosova bu bu bu nji fraksion i qelbur i sanderit dhe i fevziut ,ky fevziu nji mashtrus sa kur ishte ne BOSTON mashtronte te ndjerin Antoni atanas me rrena derisa i merrte ndonji lek per ushqim ,merreni me mend se ku ka ra shteti jon sa i perzine punet dhe ne kosove .
    Mos u merzit o sanderr katunari se do vi dita qe ti vetem ti te perballesh me prokurorine per vjedhjet qe ke bo dhe po ben ne ALBANI hiç mos e rruj se do ta rruj drejtesija ty ore KOPUK I POSHTERR.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje