Sandri informohet për vizitën e Metës në Beograd

18 Dhjetor 2010, 20:29Antena TEMA

Sandri mezi priste kthimin e Metës nga Beogradi. Megjithëse i kishte rastisur pak ters me këtë zhurmën kundër Kosovës, Meta dukej i kënaqur.

– Hë mo flori, ç’po bën, i tha Meta, i kënaqur nga takimet.

– Hiç mo figurë. Ja, nga ty presim lajme, ç’u bë andej?

– Andej mirë mo burrë, botë tjetër, s’e çan kokën njeri. Nuk është si këtu që s’të lënë të bësh një punë.

– Fola pak dhe me Zamon, më tha që kishte fol me atë mikun e Euromax-it, dhe ai kishte folë me ata të atyre dy kompanive që blejnë energjinë, dakord ishin për atë pazarin.

– Po mo flori, po, i takova. Janë njerëz shumë të mirë këta serbët. Ulesh tek e tek dhe mbaron punë për pesë minuta. Janë të kollajtë dhe në pazar. Nuk janë si këta perëndimorët që të lodhin kokën, jo po si do t’i justifikojmë 5 për qind, si do t’i ndajmë dhjetë për qind. Këta janë shumë të qartë.

– Po, po, më ka thënë Zamo, janë shumë të kollajtë. Si e latë, kujt do t’ia jepni.

– Do t’ua ndajmë atyre dy kompanive që kemi folë me alternim, njëherë njërës, njëherë tjetrës. Ato do lënë dhjetë përqindëshin sipas marrëveshjes. Ujë ka plot, pse të mos bëjmë biznes. Shkodra e mbytur që e mbytur është. I mbyturi nga të lagurit nuk çan kokë, apo jo? Hahahahaha, i futi një të qeshur.

– A, figurë je. Po tjetër ç’kishim andej nga Beogradi?

– Mirë mo. Kishte kongresin e partisë ky Tadiç-i. Ishte pak e lodhshme se zgjati dy ditë. Bënë votime, numëruan votat, i kthyen prapa se nuk i dilnin tre vota në rregull. E kanë zakon të keq shumë këtë punën e votave që i numërojnë një për një. I thashë Borisit: “Eja bëni një seminar andej nga ne si zgjidhet kryetari i partisë”. Po më shikonte si i hutuar. Pse jeni më parë se ne në këtë pikë, tha. Më përpara nuk e di. i thashë, por më praktikë. Hahahaha. Interesant, tha. Do ta shikoj si mundësi. Është shumë naiv. Nuk e kuptoi fare ku e kisha fjalën.

– Po ç’ke me ta o burrë. Ata i marrin seriozisht partitë. Atje kam parë unë që shkarkojnë kryetarin e partisë me vota. Kurrë s’kam dëgjuar në vend tjetër. Po ndonjë tjetër çfarë kishte?

– Po ç’të të them unë o flori. Investime të huaja shumë. Kryesisht amerikane. Qamet kishte. Kot themi ne që jemi me Amerikën. Gjithë Amerika atje kishte zbarkuar. Po kështu janë të kujdesshëm dhe mikpritës. Unë kam miqësi të vjetër në fakt, por ata janë të vëmendshëm. Nuk ta harrojmë kurrë ty dhe Berishës, më tha Tadiçi. Që nga 2005 deri më sot, biznesi serb në Tiranë, jo vetëm që ka qenë prezent, por ka një xhiro vjetorë rreth 600 milionë euro me Shqipërinë, kryesisht nga paret publike, ky hyjnë tendera për rrugë, energji, kompjutera për shkolla, kasa fiskale etj. Ishte shumë i çuditur që ne jemi vend i hapur dhe s’kemi paragjykim për ta.

– Po ky muhabeti i Kosovës u hap?

– E hapi njëri që nuk më njihte mua dhe erdhi aty në sy të Tadiçit, tha shkoi për lesh Kosova me këtë raportin e Dik Martit. Po u tregua zotni burrë Tadiçi. Shiko, tha, se ai raporti nuk është serioz. Nuk ka shumë fakte. Duhet t’i japim fakte konkrete që të ketë sukses. Pastaj mu kthye mua. Janë dhe këto telashet e Kosovës, më tha, po kjo s’ka pse prek miqësinë mes dy vendeve. As që bëhet fjalë, i thashë. Raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë i garantoj unë. Mos dëgjoni ça thonë në Tiranë për këto punë, se e thonë nga halli, nga elektorati. Prova konkrete që Kosova nuk na e prish dot miqësinë është prania ime këtu. Të jam shumë mirënjohës, më tha. Më patën thënë këta miqtë e tu biznesmenë këtu në Dhomën e Tregtisë së Serbisë që je mëndjehapur dhe njeri liberal, por s’e kisha besuar deri në fund. Jam krenar që të kam mik. Hajde vëlla pimë një gotë, i thashë, pa Kosova ka punën e saj, ne kemi punën tonë. Çfarë të duash kërko, më tha. I ke dyert e hapura në Beograd. Është njeri shumë i mirë Borisi. Dhe ka lidhje të forta në Evropë. Ma kanë thënë gjithë këta evropianët. Kujdes me këtë Borisin, se ky nuk është Millosheviçi dhe mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën. Kujt i thoni kujdes, ju u kam thënë. Unë e kam mik, e njoh më mirë se ju. S’më vjen e keqja nga një mik kurrë mua, u kam thënë. Dhe ashtu është. Tani ca gjëra duhen ndarë. Kosova ka punën e saj, ne kemi tonën.

– Po mirë mo i ke thënë. Shiko se mos duan të blejnë ndonjë TV në Kosovë se e kam nxjerrë në shitje atë stacionin dhe nuk po ma blen njeri. Do bëjë dhe ky Thaçi tani qeveri me këto pakicat serbe dhe Pacollin, dhe ndoshta u duhet një televizion.

– Po patjetër mo flori, flasim. Pastaj dhe po nuk ju desh TV, të japin lekët, pa TV ka plot.

4 komente në “Sandri informohet për vizitën e Metës në Beograd”

  1. ylli says:

    Iliri eshte gati te shese edhe te jatin e te emen siç shiti partine dhe elektoratin,per interesat e tij te ndyra. Shikoni si i behet ure tani Saliut, si dikur Fatosit,duke pritur momentin me çifte ne sy qe ta beje edhe ate gjah te interesave te tij.

  2. Frederik says:

    Iliri eshte “i besuari” i serbeve , as me shume dhe as me pak. Rrjedhimet kuptohen vete.

  3. Illo says:

    T’u lumte pena dhe mendja , Mero Baze ! Shkrimet e tua jane si shkrimet disdente , krahasuar me shkrimet standarte te ish realizmit socialist . Gazetaret , si te tere llojet e intelektualve , mbajne nga dy pale doreza , kur u afrohen problemeve politike . Ato jane shume te mbrehta , por te tere mundohen t’i rrumbullakosin , simbas pozicionit tre tyre . Kjo ndodh me intelektuale dhe shkencetare te shume ngjyrave . Shifni nje interviste , qe dhane tre shkencetare te hidroteknikes , per permbytjet . Expertet shkencetare fajin e permbytjeve ja ngjiten Liqenit te Shkodres , per te mos i prishur humorin Qeverrise. Keta jane intelektualet e sotem , qe i ka rritur populli me therrime . Illo

  4. inf says:

    Po pse nuk e dini ju qe metua per para shet dhe bijen e tij Bora Ilir Meta ,po dhe Boren e shet per para ky qelbesire qe mendjen dhe zemren e ka ne SERBI dhe te varri i XHINXHICIT tufa me lule dergoi te xhinxhiçi ky pis milet kyrse Boris Tadiçit i ferkonet doren me DY DUART E TIJ TE QELBURA si hajdut dhe kryetari i Hajnave qe eshte .po mire ja bejne Kosovareve ne i demaskojme ata jo jane tuj punue per NA ,,vazhdoni mbroni keta halabakerr se mire ju bohet thaqi ne prishtine dhe keta ne Beograd .rrofte SERBIJA DHE ALBANIJA duhet me thone kjo eshte politika e dhendrrit te serbise me emrin SAL ROM Viççidol Berrisha bravo meta bravo berrisha ju lumte ,marredhenijet tha meta me beogradin jane te shkelqyera bravo ju QIFTE .pik

Comments are closed.

Lini një Përgjigje