Fjalimi i fundit i Doktorit për moszbukurimin e Tiranës, dhe sidomos për ngjyrat e zbukurimeve, e vuri në hall Flamurin. Po vriste mendjen se çdo të thoshte ajo fjala që Doktori tha për bulevardin që ngjante si … s’po e merrte vesh atë fjalën. I dukej herë si Pikhalli, herë si Pigalli…, s’po e merrte vesh. Ngaqë i vinte zor të pyeste dikë, e ndau mendjen se do ta ketë pasur fjalën për “PikHalli”.
– S’ka se si të mendojë ndryshe Doktori për bulevardin, tha, veçse ta quajë PikHalli. Ju mbush mendja top se kështu ishte. I vetmi dyshim i mbetej pse quhej Pikhalli i Tiranës.
– A thua të kenë Pikhalli dhe kryeqytet e tjera në botë, tha.
I vetmi që i jep xhevap për këto punë është Glori, i cili këshillon Doktorin për punët e botës.
E mori Glorin në telefon.
– Ore, po sa bukur e quajti doktori këtë bulevardin …, Pikhalli i Tiranës. Se kështu e ka katandisur ky Rama, në pikë të hallit me këto dritat manushaqe e me këto lulet.
– Po ç’pikë të hallit thua mo, ia priti tjetri Glori, – Pigal, jo pikhalli. Hajde Flamur, hajde, se na habite fare!
– Ç’është kjo Pigal mo Glor se s’e kam dëgjuar ndonjë herë? Unë thashë se tha ndonjë gjë të keqe Doktori.
– Pigali është një lagje e Parisit, në frëngjisht e quajnë edhe “kartje ruzh” [quartier rouge]. Kur ka qenë Doktori student atje, shkonte të shtunave. Ja kujtojnë ndonjë herë ata doktorët që ka pasë shok aje, se ky nuk donte të harxhonte lekët e autobusit dhe i torturonte të shkonin me këmbë deri atje.
– Hajde Glor, hajde, i madh je, i tha Flamuri. D.m.th Pigalia është femër ë?
– Po jo mo burrë çfarë femre thua. Lagje me femra, e kupton, atje ku ka kurva me lek, se po flasim dhe në telefon dhe na i përgjon Gjergj Lezha.
– Aha, tani e kuptova. Mirë Glor, rrofsh. I madh je.
E mbylli telefonin dhe koka ju bë më lëmsh se më parë.
– Pigali d.m.th lagje kurvash, tha. Këto ngjyrat e pemës tek Universiteti qenkan ngjyrë kurvash, d.m.th pink. Kush mund t’i ketë vënë këto, tha me vete… E gjeta, Tringu. Ata kanë ngjyra të tilla. Ju kujtua menjëherë Sandri.
– Ai u vjen haku këtyre të Tringut, tha.
E mori në telefon Sandrin t’i shpjegonte me një frymë se këta të Tringut, që janë të lidhur me Ed Ramën, kanë bërë bulevardin si Pigali.
– Çfarë thua mo bole, ja ktheu Sandri. Po ajo është pemë e Gimes dhe Zamirit Është tona mo k…, e Plusit. Nuk është e Tring Plusit, por e Plusit, e celularit të katërt.
– Mos, tha Flamuri. Se për pak i thashë këtij Gjergj Bojaxhiut të vijë ta prishë se një sms do nga unë ai e niset.
– Jo mo k…, si do prishësh pemën tonë ti. Atë që tha Doktori, e bëmë lojë ne. Ja thamë vetë ta thoshte që të godiste Ramën që s’ka zbukuruar qytetin.
– Aha, e kuptova, tha Flamuri. Më fal dhe një pyetje, di frëngjisht ti Sandër?
– Po ça frëngjisht di une mo k…, ç’ja fut kot dhe ti.
– Jo mo thashë ngaqë ke qenë ortak me atë francezin. Mirë se pyes dikë tjetër, tha.
– Jo mo, ma thuaj mua se pyes unë, çfarë paqartësie ke?
– Kujt i thonë “kartie rush”. Rush e kuptoj, po këtë “kartje” se kuptoj.
– Ik o Flamur ç’më ngatërron me këto fjalë, i tha Sandri dhe mbylli telefonin.
Flamuri i hutuar edhe më keq nuk dinte nga t’ia niste. Si përfundim Doktori paska quajtur Bulevardin “Pigali e Tiranës” për shkak të ngjyrës që ka vënë tek pema e vitit të ri Gimja me Zamirin, që sipas mendjes së Flamurit qenkëshin pak b…q… deri sa donin ato ngjyra. I ngelej vetëm kjo “kartje rrush”.
– Po pyes Jozefinën, tha. E vetmja e qartë kundër Edi Ramës në parti.
– Jozi, çfarë është kjo “kartje rrush” që tha Doktori për Edi Ramën se nuk e marr vesh?
Jozi nisi të qeshte me të madhe me sytë që i shndrisnin nga gëzimi.
– Po e thjeshtë mar Flamur, do me thanë, Lagje e Kuqe, përdoret për zonat e dritave të kuqe në perëndim, me kupton ku e kam fjalën, apo jo?.
– E kuptova, tha Flamuri. Prandaj u mërzit Doktori, se ky Edvini, na i ka vene këto dritat e zbukurimit manushaqe në blu, kurse Evropa i vë të kuqe. Edhe kur pa, sot që Doktori u hoqi shqiptarëve vizën. Do t’i them doktorit, mo t’i shoh me këto drita manushaqe. “Kart rrush” ta bëjmë qeverinë.”
-Po jo mar Flamur se nuk ashtë mirë, haha nuk e kuptove më duket. A të thashë mor Flamur me drita të kuqe a kupton a jo. Çka me ba qeverinë ashtu, Kartje ruzh, veç më vënë Çilin kryeministre .
Comments are closed.
Shume bukur! Humor i holle, por me baze reale ne vetvete. Eshte si puna e Prel Martinit qe e solli Sala nga Tropoja Kryetar te apelit(ai mo qe la gruan e femijet brenda ne shtepi e doli me thesin me para kur u hodh pallati ne ere ne 1996). Nejse e con rruges shofer dereziu ne Durres te Adriatiku me 1992 e porosit karkaleca deti. Ky gomari filloi ti hante me gjithe korrace e me gjithe koke sa cuditi tere lokalin. Le kete po i thote shoferit se qenkan shume te mira e a kishte te tjera ne guzhine. Ka i tha shoferi e i thote kamarierit ne vesh. Sill edhe dy racione te tjera, por te lutem silli te qeruara se na flliqi ky fshatar.
ne nje emision te arjan canit kastriot myftaraj tha qe saliu deri ne moshen 30 vjec i hante ullinjte me gjithe berthame
Mero! E di pse eshte aq i zellshem Flamuri me servilizmin politik. Nuk di as nje rresht nga 5 vite fakultet mjekesie qe ka bere. Shyqyr qe u be politikan e jo mjek. OBOBOBO
“me ba qeverinë ashtu, Kartje ruzh, më vënë Çilin kryeministre “
Janë mbledh gjith hajnat në PD.
Sa fantastike do ishte qe ta lexonin kete rubrike me humor brilant edhe personazhet qe e prodhojne kete rubrike…!
? Ma mori mendja qe kur u zhduk komenti…:). Nejse…no hard feelings, no regrets at all. Kur te takohemi …:)
Endi, kjo eshte Antena jote.Por skishim si te te njoftonim
me pelqejne keto shkrime i lexoj me kenaqsi. Keta shkaterrues dhe pervetsues duhen deskredituar. ju faleminderit
o mero,mire i thur ti keto rreshta,por se kuptova Se perse Top Channel nuk foli per gjyqin e Rezart tacit kundrejt teje ku sipas te dhenave Taci doli pa lagur fare,si ka mundesi qe as Fiksi i TCH nuk beri 1 emision per kete teme.??????????? sepse u skruajt gjer e gjate dhe te gazeta shekulli per kete vendim,si ka mundesi qe gazetaret kete here nuk u mblodhen per proteste??
kush ma sqaron dote psene??
Shum e thjeshte.Per sa kohe ishte Tani gjalle,ishte edhe Topi gjalle.Topi ishte kanali me i ndjekur nga te gjithe ne,ndersa tani me vjen keq qe e them por nuk shifet me.Kemi humbur interesin edhe per spektaklet.Eshte bere si Klani e TVSH.Sa per gazataret shum gabim qe nuk reaguan.