Jozi i tregon Flamurit sëmundjen e Dik Martit

17 Dhjetor 2010, 21:12Antena TEMA

Flamuri kishte mbetur i mahnitur nga deklarata e Jozit se Dik Marti duhet të ekzaminohet nga ana psiqike dhe i kishte propozuar Këshillit të Evropës të ngrihej një komision mjeko- ligjor për të. Sapo mori vesh që Jozi shkoi në zyrë, ia behu tek dera e saj.

– Të përshëndes për atë deklaratën d.m.th, ja ke bërë aq mirë atij plehrës se e meritonte. Shiko d.m.th ke bërë një gjë që e çmojmë shumë. Më tha dhe ai burri d.m.th, ia ke bërë shumë mirë.

– Po si mos me ja ba mor Flamur, pse këta plehra do durojmë ne me na sha…

– Mirë ja bërë, bravo. Shiko, ke bërë një gjë të madhe shumë ë, të falenderoj për këtë. Pa më thuaj si shkoi takimi me të atëherë kur e takove?

– Ca me të thënë mor Flamur. Ja po ta diftoj. Unë hyna brenda. Në momente qetësie ai filloi të bënte lëvizje të panevojshme. Fërkonte ballin, fytyrën, fuste grushtat në flokë, fuste e nxirrte duart nga xhepat, fuste e nxirrte stilolapsin, shfletonte dhe shkarraviste pa qene nevoja, merrej me kopsat e gjithë veshjeve, mbërthente e zbërthente kopsat e xhaketës, ça me të thanë.

– Haha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk o afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot, vetëm në këtë pjesë.

– E ça me të thanë mor Flamur. Kishte një vështrim që si qëndronte asgjëkundi, hetonte përreth sikur të kërcënohej nga  ndonjë rrezik, bëhej autoritar më shumë se ç’e lyp nevoja, bërtiste pa qenë nevoja, nevrikosej kot së koti dhe as ai vetë s’e kuptonte shkakun…

– Haha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot vetëm në këtë pjesë.

– Jo mor Flamur prit të dëftoj. Ai abuzon me ata që ka nën vete duke i terrorizuar me sjelljen e tij, më kanë thënë vartësit e tij mor Flamur që asht i paqëndrueshëm dhe i paparishikueshëm, hidhet sa nga njëra ide tek tjetra, entuziazmohet nga idetë e tij, qesh me shakatë e tij mor Flamur, është njeri kot fare. Hahahaha.

– Haha, tamam si ai burri kur….

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot, vetëm në këtë pjesë.

– Jo mor Flamur, por atij i duken gjeniale dhe pas një gjysme ore mund t’i braktisë ato duke u hedhur me të njëjtin entuziazëm tek një ide tjetër që mund të jetë po aq e marrë sa e para. Ka një vështrim të shpërqëndruar, bebëzat e syve nuk i shkojnë në një vend, por shikojnë njëra andej, tjetra këndej, shkumbëzon prej inatit edhe kur s’ka asgjë me justifku atë lloj inati. Nxjerr prej fjalorit fjalë që kurrë s’do t’i kishte thënë në përshtatje me shkollimin, rëndësinë e postit, shpesh fjalitë kanë një sfond të ndyrë seksual ose gjëra të tjera që i ndalon edukata normale, kënaqet me këtë shfrim idesh dhe shkelje kufijsh të ndaluar prej normave të shoqërisë….

– Haha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot vetëm në këtë pjesë.

– Po ai hedh në treg ide të çmendura mor Flamur, që në një moment tjetër do ta bënin të skuqej. Po ai len fjalët gjysëm mor Flamur, pa e përfunduar mirë të parën edhe pa e ngacmuar kush mendimin, hidhet tek fjalia tjetër, ka një lumë fjalish që i mpleksen keq me njëra- tjetrën duke krijuar një përrua shpesh të pakuptimtë për ata që dëgjojnë mor Flamur.

– Haha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot vetëm në këtë pjesë.

– Po jo mor Flamur se ai bën veprime tinzare, të fshehta, jo pse trembet t’i bëjë ballas apo i vjen turp, por si pasojë e ndjenjës së nënshtrimit dhe të frustrimit që mund të ketë kaluar në jetë i duket se ja merr hakun shoqërisë duke ia futur pas krahëve, është i pabesë dhe bizar duke u krahasuar në literaturë psikiatrike me qenin që kafshon të zotin. Ka ide delirante se është njeri i madh, i talentuar, Mesi që e ka dërguar Zoti në tokë dhe çuditet se si do të kishte bërë shoqëria në mungesë të tij, i duket vetja i përjetshëm, i pavdekshëm dhe që i di të gjitha, ka nevojë gjithnjë për njerëz që t’i ketë nën vete dhe t’i poshtërojë, kjo e kënaq deri në orgazmë, përkundrazi është i paskrupullt me atë që guxon ta kundërshtojë dhe kërkon që ta shohë të varrosur ose ta nxjerrë nga varri sepse hakmarrja e tij është makabre dhe nuk përputhet asnjëherë me shkallën e fajit të atij që e pëson, është narcizist, mendon vetëm për veten dhe për të është gati të sakrifikoje edhe njerëzit më të shtrenjtë po qe nevoja.

– Hahaha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot vetëm në këtë pjesë.

– Nejse Flamur, ça me të thanë ma, ai Dik Marti pamvarsisht dukjes së vrazhdë, në thelb është frikacak, tërhiqet si kone porsa ndjen rrezikun dhe është gati të puthe çdo dorë, që nuk e kafshon dot, por inati i grumbulluar brenda qenies së tij vetëm mahiset si plagë e qelbëzuar dhe s’dihet ku derdhet duke ndotur ambientin përreth. Ça me të thanë mor Flamur …

– Haha, tamam si ai burri kur bëhet nervoz.

– Jo mor Flamur se nuk i afrohet as tek maja e thoit atij ai plehën.

– Jo, jo, thashë kot vetëm në këtë pjesë.

– Po mor Flamur, po, por ke gjithë kohën që më thu tamam si Doktori. Unë po të diftoj për Dik Martin, jo për Doktorin.

– Po, po, e di, e di që po flet për atë pisin, po më kujtohej herë pas here ai burri. Jo, jo, nuk është i çmenduri ai burri, as që diskutohet. Thjesht ti flisje dhe unë s’kisha kë të përfytyroja se s’e kam taku atë plehrën asnjëherë dhe më kujtohej ai burri.

12 komente në “Jozi i tregon Flamurit sëmundjen e Dik Martit”

  1. . Ylli says:

    jetojme ne nje spital ku kryemjeku eshte i semuri psiqik me rende nga te gjithe.

    1. joe says:

      gjithashtu flamuri qe ruan celsat e pd ne qafe eshte kryemjek nga dollovishti

  2. . Tasha says:

    Doktori eshte bere si Tuti i Lemes: i varen jarget e me to sperkat e ndyn gjithe boten.

  3. huri says:

    PD,pavioni 17,ku vet te semuret,kane emeruar “demokratikisht”,me liste,sipas rradhes se kush ka hyre i pari,gjithe personelin:Kryemjeku:Sali Berisha-doct.prof. Kryeinfermjerja(motra medicinale e urdherit “fatebenefratelli”:Jozefina Topalli, Shefi i Rojeve 24oresheshe:Astrit Patozi Pastruesi Shaban Memia,prof>Magazinjeri Ridvan Bode,Rregullimi i carcafeve:familja Pashko..Keshtu mund te vazhdohet pa fund ,duke alternuar per 20e ca vjete here te semurin e here personelin,ne varesi te humorit te kryemjekut,i cili ne delirin e madheshtise urdheron gjithcka….

    1. mirdashi says:

      duhet gjetur vend per malinden albana vokshin lulin olldelen

  4. timo says:

    Ja paske haruar emrin Tasha ose, në qofsh e re, e ke dëgjuar gabim. Ai quhej Lymi i Tutit .Banonte në një barake, bërë me teneqet e fuçive të ziftit, në krye të rrugës së Elbasanit. Personazh shumë i njohur në atë lagje në vitet ’50. I shkreti Lym nuk i bënte zarar njeriu megjithë se kalamajtë talleshin me të.Të ishte doktori si ai do të ishin të qetë shqipëtarët. Doktori mund të krahasohet vetëm me një përbindësh të jargavitur që kërkon të bëjë viktima kudo dhe këdo.

  5. Toske Gega says:

    Ky eshte komenti : Dik Marti pamvarsisht dukjes së vrazhdë, në thelb është frikacak, tërhiqet si kone porsa ndjen rrezikun dhe është gati të puthe çdo dorë, që nuk e kafshon dot, por inati i grumbulluar brenda qenies së tij vetëm mahiset si plagë e qelbëzuar dhe s’dihet ku derdhet duke ndotur ambientin përreth.

  6. dolipink says:

    Eh, Mero, e njihje mire cili ishte edhe me pare, por po ia ben biografine tani, kaq vone. Nejse, me mire vone se kurre!

  7. dino usa says:

    Qe doktori eshte nje i cmendur dhe karakteriopat kjo sdo as mend e as kalem.E kini pare perse flet per ullinj per berthamore per mullinj me ere dhe jo per permbytjet parlamentin ekonomine shendetesione.Nje njeri normal ka radhe per te bere gjerat.Kryen me te domosdoshmet dhe me jetiket dhe po i tepruan parate merret dhe me luks.E kini pare kur flitej per argjinaturen e torovices dhe ai diskutonte pe rtiunelin e elbasanit ci thoni ju kesaj shkaperdarje mendore , normalitet?Ndoshta ju duket sikur kjo eshte menyre e zgjuar per te bere politike se terheq vemendjen nga problemte qe ka thone disa.Harrojeni kjo eshte skizofreni e kulluar.Edhe nga emri skisis – ndarje emendjes pra mendja funksionon e care me dysh , mendimi eshte i care i scizuar

    1. mirdashi says:

      dhe te gjitha keto duke pire regullisht ilace po si mund te jete pa pire ilacet?

  8. Topall Shkodra says:

    Harrojeni doktorin kur diskutoni per raportin e ketij mafiozit Marti.Kjo na prek te gjitheve > Jo se nuk ka kriminele shqiptare qe bejne edhe kete lloj krimi .Ceshtja eshte se si ai e ka shtruar.Njesoj si Hitleri e Gebelsi kur pergatisnin sulmin ndaj ndonje shteti te caktuar.Pergatituni per me te keqen ndaj shqiptareve.Te dy qeverite duhet te bejne gjithcka perte parandaluar veprime te metejshme e te zvpgelojne demin.Te gjithe po demtohemi.

  9. klodi says:

    Pse hyje dhe dilje Mero tek shtepia e ketij burrit ore e pa ore apo kishte interesa mos valle dikur nuk ishte i tille apo u be kur ju i prishet marredheniet.Sa me interes eshte kjo Bote .Vetem rrjedha e jetej i nxjerr vete funderrinat ashtu si lumi mbeturinat.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje