Flamuri më në fund u lidh me Jozin për të marrë vesh të rejat nga India. Jozi kishte ikur fare papritur me një delegacion të gjerë dhe kish lënë pa rroga gjithë deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit, pasi ka harxhuar buxhetin e Kuvendit me udhëtime. Kjo e kishte bërë paksa nervoz atë burrin, i cili i tha me takt se duhet ta sqaronte atë zonjën që Kuvendi nuk ishte agjenci turistike.
Flamuri, që e kupton mirë rrezikun në këto raste, bëri ç’është e mundur të lidhej me Jozin dhe ta sqaronte. Por Jozi as që e la të fliste.
– Po ku je mar Flamur se kam dashtë me të marrë vetë? Çfarë mrekulliet mar Flamur ashtë këtu! Dhe na injorantët e kena ditë Indinë si vend që vun për bukën e gojës dhe si vend që ka varfni. Por ky ashtë absolutisht një vend me rritje ekonomike nga më të lartat në botë mar Flamur. Gati- gati na arrijnë dhe ne.
– E di, e di, kam dëgjuar, i tha Flamuri, por desha me të thënë që ai burri është nxeh pak me udhëtimin tënd, ndaj kthehu sa më shpejt të mundesh.
– Po pse mar Flamur ashtë nxehë? A s’kam të drejtë unë me taku kryetaren e parlamentit të Indisë? Po e din mar Flamur çfarë grueje që ishte apo jo? Po ku kena ne gra të tilla mar Flamur? S’di si e kish emnin se s’ja shiptojsha dot, po i bie afërsisht Mira Kumar, ah po Meira Kumar, por kta e thonë keq anglishten dhe i thonë Mira.
– Emrin e paska të mirë, i tha Flamuri, po këtë mbiemrin e paska të keq, dhe ti e di që ai burri po dëgjoi Kumar, mërzitet.
– Po ja mar Flamur se nuk asht siç e mendojmë ne. I jam lut për njat shpirt të babës me e ftu dhe Doktorin në Indi me pa. Nuk di a do ja arrij Flamur, por ma premtoi. Ishte zojë grue. Kur i thashë unë që Doktori ka kenë këtu kur asht varros Nana Tereze, u gëzu shumë. S’më kujtohet tha, s’e kam pa në protokoll. Ka kenë vetëm, i thashë, se kanë kenë ata socialistat në protokoll dhe ai nuk hyn me ta. I tash mezi është pajtu me ata që kishte armiq atëherë. Po miër ka ba që është pajtu, tha, se dhe amaneti i Nënë Terezës ka qenë paqe për gjithë botën. Ma dha fjalën mar Flamur se do e ftojë e do jetë një fitore shumë e madhe. Shiko Flamur se na nuk e njohim këtë vend, por ashtë i mahnitshëm. Ka njerëz të mrekullueshëm. Por nëse ja arrij kësaj që të thashë Flamur, ka me kenë nji ditë e madhe për shqiptarët.
– Po pse nuk e takove vetë kryeministrin?
– Ishte i xanun thanë Flamur. Se janë vend i madh këta, kanë dhe punë të tyne. Por kjo zonja Kumar më ka respektu. Kena nej 20 minuta bashkë dhe kena fol për gjithçka. Kur i kam tregu se Nana Terezë asht katolike si na në Shkodër, u bë e kuqe krejt në fytyrë mar Flamur.
– Po mos është mërzitur, i tha Flamuri, se ata e quajnë të tyre?
– Ja mar Flamur se nuk mërzitet prej meje ajo, veç më tha që e kish taku Nanën Terezë kur ish gjallë dhe e çmonte shumë. Por ja përsërita disa herë që duhet me e ftu kryeministrin tonë me ardhë këtu, dhe më dha fjalën se ka me u përpjekë Flamur.
– Po kot e paske lut aq shumë, po qe se qenka kaq e mirë kjo, e fton ky burri në Shqipëri.
– Ah, jo Flamur. Nuk vinte dot. Më tha nuk vijmë dot se s’kena kohë. Janë vend i madh Flamur, kanë punë, kanë halle. Aty kur del një lumë, përmbyt miliona njerëz, jo si tek na, dhjetë mijë. I thashë dhe për Shkodrën. Qyteti jem mbytet çdo vit prej ujit, i thashë, ndaj duam ndihmën e Indisë për këto përmbytje. Problem i madh është dhe në Indi, tha. Dhe këtu dalin lumejt nga shtrati dhe përmbysin njerëz dhe shtëpi, por na po ndërtojmë diga dhe argjinatura, më tha. Na, i thashë, e përballojmë vet dhe pa i ndërtu, por na pengon opozita se ata dunë me përfitu nga paknaqsia e njerëzve. Sa keq i ka ardhë mor Flamur. S’e ke idenë si u ba. Se këta mar Flamur janë vend demokratik. Votojnë në mënyrë elektronike. Rreth 100 milionë njerëz i kanë në varfëri dhe nuk dijnë shkrim e këndim, por dijnë me votu me kompjuter. Kanë ec shumë Flamur, duhet me shpejtu se këta po na arrijnë dhe ne me gjithë këto arritje.
– Mirë Jozi, mirë, po kthehu shpejt se ky burri asht nxeh shumë që ke ikë dhe ke lënë njerëzit pa rroga. Pastaj dhe në Shkodër po vërshon uji prapë….
– Po ça me ba unë mar Flamur? Pse, ti kujton se më bje prapë rruga për Indi mue a? Kë nuk kam taku mar Flamur. Kam taku ministrin për Çështjet Parlamentare dhe Burimeve Ujore, Pavan–Kumar Bansal, dhe e kam pyet si ja bani me ujin kur del nga shtrati. Thelojmë shtratin, më tha mar Flamur. Si s’na ka shku mendja ne ma e ba ket. Pastaj takova Nënkryetarin e senatit të Indisë. E kish emnin si ai shoku i Zenit mar Famur, si e ka ai mar që asht ortak me Tan Lepurin…
– Rrahmani..?
– Po Rrahman. Rrahman e kish. Ja thashë e kena një Rrahman aty në Shqipni dhe kryeministri e ka si djalin e vet. U gëzu shumë. Pastaj mar Flamur më çun tek Mahatma Gandhi, tek busti i tij. Më pyetën a kemi ne ndonjë figurë të ngjashme me të? Kena, i thashë, po kaq të madh sa ky. Si e ka emnin, më thanë. Sali Berisha, u thashë. Por pas vdekjes a ja la Familjes pushtetin, më pyeti njani prej tyne. Si mor ka vdekë, u thashë. Asht gjallë dhe asht kryeministër, por asht i madh si Gandi. Ka kenë mik me Nanën Terezë, u thashë. Asht i vetmi simbol i paqes në Shqipni. Pse duhet me ja lënë patjetër Familjes pushtetin, e pyeta? Na falni, thanë, se u ngatërrum ngaqë thatë se ai po ndjek rrugën e Gandit. Por s’kisha ça me u thanë. S’më kujtohej asnjë tjetër. Thashë njëherë me ua përmend Rugovën, por i tash kjo puna e trafikut të organeve ka marr dhenë dhe kisha frikë se po i merrnin për terroristë. S’di ça me të thanë Flamur, kaq mujta me ba.
– Mirë Jozi, po eja shpejt se këtij burrit i ka ikur turi me udhëtimin tënd.
– Hajt mar Flamur se ta po ja them këtë punën e trashëgimisë pushtetit dhe zbutet fill.
Comments are closed.
Kjo bibë edhe në jetën reale nuk eshte ndryshe
I madh fare ai qe i shkruan,pergezime.
fshati (shkodra)digjet e kurva krihet
AI/AJO…!
-Kujdes,i dashur! –Ka ardhe kohe e keqe –
…!
Te shmangim perplasjet,
Peremri vetor,
(Mbase),na ndihmo !
Fjala e keqe…,ofendimet,
Vet-identifikohen:
…Ai/Ajo…!
…!
Mos u shqetesoni,
Per Gramatiken,
(Keshille shoqrore,cdo lexuesi).
…Ai/Ajo…!
Eshte (nje) soj mileti,qe,
(Per fat te mire,) i mungon shumesi !
./.
ju falnderojme per shkrimet tuaja.fitorja dhe demokracia do vijne nje dite edhe ne shqiperi. Ketu ne new York guvernatori hetohet edhe per biletat e sportit . ndersa vampirat e shqiperise i prishin leket e popullit per qejfe
Bravo Jozi, me ket vizite ne Indi ke bere levizjen me te madhe ne historine e politikes dhe parlamentarizmit shqiptar.I duhet shume Shqiperise kjo vizite , jena te shpetu prej sot e tutje.
Mire ja ka ba se per Indine kemi nevoje se e kemi dhe “fqinje” dhe eshte shtet me 100 mijon analfabet. Besoj se do na ndihmoje ! Bravooooo.
humor me shpotites dhe satire me tragji-komike nuk gjen ne asnje tjeter gazete. Urrime penes qe firmos
dhe perseri URRIME.
ka shkuar te beje lobing per kosoven.me kete sebep po shetit gjithe boten.mire na e ben, bile pak e kemi
Një nga satirat më të bukura që mund të lexojë njeriu dhe të kënaqet…!Më ka habitur gjithmonë fakti se si nuk doli sponsori i ”Portokallis”-që ësht bërë bajate për shqiptarët…përveç aktorit Agron Llaka,që mbahet akoma atje…dhe të financonte këtë penë të mrekullueshme të sarkazmës,satirës dhe groteskut…!Mendoj se këtu nëpër këto rubrika kaq të bukura,që në masën 90% ka realitet,edhe prokuroria mund të gjente material të bollshëm në formulimin e akuzave.._Dhe diçka për një pjes komentuesish..të cilët fyejnë botuesin..nuk ka dyshim se jan njerëz kukulla,manekin..siç thoshte edhe Konica..që din vetëm të kryejnë shërbime dhe servilizma..pa jua ditur as vet kuptimin atyre që ju kryejnë shërbimin,plot servilizëm dhe përçmim..!Zoti i ndihmoftë të kuptojnë humnerën se ku po shkojnë të bien,para se të ken arritur vetëflijimin..Përshëndetje!