Flamuri u nis dje me Doktorin për në Lezhë, e prej andej për në Shkodër. Argjinatura e Dajçit kishte rrezikuar seriozisht të shpërthente dhe xhaxhai i Sandrit që paguhet për të, nuk ishte asgjëkundi. Por problemi më i madh që kishte Flamuri ishte humori i Doktorit. Zakonisht në raste të tilla ai është i mërzitur dhe agresiv, ndërsa dje ishte në qejf dhe gjithë rrugës përpiqej të bënte humor.
Flamuri u përpoq të gjente sekretin e këtij humori. E vetmja mënyrë ishte të hynte në bisedë me të. Sapo u ndalën tek argjinatura e Dajçit, Doktori u bë menjëherë serioz dhe filloi të dëgjonte specialistët që iu mblodhën rreth.
– Çfarë ndodhi, u tha ai.
– Nuk e di Doktor, por nuk di a e pe dje në mbrëmje hënën? Ishte një hënë ngjyrë bakri, shumë e verdhë, gati si ndryshk. Sa e pamë, u trembëm. Diçka do ndodhë, thamë, se kot nuk ndryshon ngjyrën hëna. Dhe u nisëm natën për këtu. Kur ç’të shikojmë, argjinatura ishte mbushur plot dhe dhjetë centimetra i kalonte uji sipër.
– Ëhë, ja bëri Doktori dhe po shikonte nga një drejtim tjetër pa pasur mendjen.
– Janë dhe ca urithë Doktor, vazhdoi shpjegimin Luigji, xhaxhai i Sandrit. Janë ca urithë Doktor që hapin vrima poshtë argjinaturës dhe ka fillu ka rrjedhë uji. Duhet doemos me i zënë ato vrima se mund të zgjerohen.
– Ëhë, ja bëri Doktori dhe po shikonte nga krahu tjetër. Mirë, mirë, dakord, tha papritur, në rregull, shumë mirë. Ika tani.
Njerëzit e mbledhur tek argjinatura mblodhën supet. Xhaxhi i Sandrit u ndje i lehtësuar që nuk i ulëriti për urithët, ndërsa Flamurit iu shtuan më shumë dyshimet për humorin e atij burrit.
Ju ngjit nga pas dhe i hipi në makinë.
Sapo makina u nis, tentoi të hapte bisedën.
– Ishte shumë keq situata, i tha. E pe apo jo?
– Ëhë, ashtu ë? Mirë. Jo mo, mirë është. Shiko Flamur, ai kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Raporti i Dik Marti, i krahasuar me kërkesën e Edi Ramës për hetim të zgjedhjeve, është si dita me natën. Po Dik Martin ka ndonjë fakt mor zotëri të paktën, ka ndonjë dyshim. Thotë ja ka qenë një burg aty, një burg atje, një spital në Fushë- Krujë. Po ky njeri s’ka asnjë fakt dhe kërkon hetim. Jo, kjo s’mund të lejohet kurrë. Shiko, këtë s’e lejojmë kurrë.
– Ke të drejtë, tha Flamuri i zënë ngushtë. Hajt ta kthej prapë muhabetin aty ku e kisha, tha me vete.
– Shiko Doktor se ky Edi Rama mund t’i keqpërdorë këto përmbytjet dhe të bëjë thirrje për…
– Flamur, shiko, ky është fati ynë. Përmbytjet janë fati ynë dhe mjerimi i tij. Shiko, do ishte e vështirë tua faktonim shqiptarëve fytyrën e tij mizore. Janë fati ynë këto përmbytje. Po të mos ishin këto Flamur, sot do ishim të mbërthyer tek kutitë dhe shqiptarët do merreshin me ne. Tani merremi ne me ta. U çojmë ndihma, u japim ushqim për bagëtinë, çadra, dikujt çizme. Shiko Flamur, kjo është një gjë e madhe. Na kanë shpëtu këto përmbytje, ndryshe Shqipëria do ishte nxirë në botë. Është mizor ai njeri. Është katil! Shiko, nuk e njeh ti atë, po ai është katil. S’ka më katil se ai.
– Kam frikë se do shpërthejë argjinatura Doktor. Mu duk shumë keq. Dhe ajo punë e urithëve që tha Frangaj…
– Shiko, Frangaj e ka ba detyrën e tij. Ka dy muaj që e ka bë copë në TV. S’ka dekoru Tianën zotëri. Jo, atë s’e ka bë dhe nuk ja fal atë unë atij. Se është katil ndaj s’e ka bërë. Se urren qytetarët që nuk e votojnë atë, por mue. Se e di se ky qytet nuk ja hap kutitë, prandaj e urren. Jo, Frangaj ka punu…
– Jo Sandri Doktor, xhaxhai i tij këtu, ai që takuam tek argjinatura…
– Shiko, tani s’do merremi me biografi. Xhaxhai ka fajin e vet, ai ka të vetin. Frangaj s’ka faj. Një gjë ja thashë. Mua më çove si derri në thes tek këta të celularit të katërt, i thashë. Mua më çove atje të respektoja Gimen dhe Zamirin, ata i paskan marrë përsipër Edi Ramës të dekorojë qytetin. Jo, atë s’ua fal. Ja thashë dhe Frangajt, atë nuk ua fal.
– Ke të drejtë Doktor. Mirë ua bëre që ua plase atë punën e Pigalit. Po kam frikë se mos bëhet keq prapë në Shkodër….
– Flamur, shiko, s’ka më keq se të mos kishim me se të merreshim tani. Mendo sikur të merreshim me Edi Ramën, me hetimin e kutive, me gjëra të shpifura. Merremi me njerëzit. Asht kënaqësi e madhe t’i shikosh se si mezi presin ndihmën tonë. Shiko, janë momentet më të mira të jetës sime. Na kanë shpëtu këto përmbytje, na kanë afru me njerëzit, na kanë bërë zot të tyre. S’kanë Zot veç ne. Na kanë shpëtu. Jo, po ta them ty, jam shumë i gëzum për këtë. Jo, këtë na e kanë bërë, të them të drejtën.
Comments are closed.
Sarkazem e goditur.
Z. Mero je analisti investigues me i mire, ndoshta i vetem, por do te me pelqente nje analize prej teje lidhur me faktin qe: Shkodra ka 20 vjet ne monizem.
Por aty ku nuk nderrohet alternativa e pushtetit nuk ka demokraci e as zhvillim. Aty Kemi inversin e monizmit si ne komunizem, prandaj nuk reagon askush edhe kur i mbyt edhe kur i vret edhe kur u vjedh voten. A nuk e pame militantizmin ne komunizem? Shikojeni tani militantizmin e pasojat e tij ne Shkoder, ne ate qytet te vlerave por tani pa vlera demokratike. Me vjen keq…
e kishin pare berr ishen duke mesuar bicikleten
Kemi nevoje tani edhe per nje rekord biciklete,pas atij te murit kinez, e notit me kamardare ne Dhermi.
Jo vetem Shkodra , por dhe Shqiperia , jeton periudhen moniste te shprehur shume qarte . Me trego nje nisme te ndonje opozite , qe te kete marre rruge . Opozita eshte e perjashtuar nga vendimarria . Pushtetaret nuk jane mesuar me opozite. Ata jane pinjolle te denj te monizmit , nuk dine forme tjeter qeverrisje dhe as mesojne . Ne monizem kishte dhe organizata masash. Sot vendos dhe vulos vetem njeshi .
T’dashun shkodran;
Jam shum i gzum q’marr pjes n’hidhnimin tuj
Qevria ime asht me ju
Rrnofshi juuu