Jurnalet e së dielës

25 Dhjetor 2010, 20:40Antena TEMA

Berisha mblodhi delegacionin parlamentar të Këshillit të Evropës dhe ju komunikoi se do të merrte pjesë vetë në krye të delegacionit në sesionin e janarit për të hedhur poshtë raportin e Dik Martit.

– Më duhen urgjentisht prej jush, tha, gjithë provat për të hedhur poshtë raportin.

Deputetët nuk folën se u kapën në befasi. E vetmja që prishi heshtjen ishte Jozi.

–  Po pse mar Doktor po lodhesh vetë me shku deri në Strasburg? Po çojmë mar Lul Bashën se vetë i ka shkru gjithë ato akuza dhe i hedhë poshtë kollaj se i din gjithë rrenat!

 

 

 

Ditën që Presidenti Topi organizoi pritje me gazetarë, Berisha, i cili u kap në befasi, urdhëroi Petrit Becin të bënte urgjent një pritje në RTVSH për gazetarët e qeverisë. Ylli i pritjes u bë papritur Vjollca Vokshi, spikerja e njohur e kohës së Berishës- president, që është arratisur nga Shqipëria në vitin ‘97 dhe jeton në Republikën e Venezuelës ku qeveris Hugo Çavez.

– Vjollca, si të kam, i tha Berisha sa hyri brenda. Si po kalon andej?

– Mirë Doktor, i tha ajo. Atje është qetë. Media është serioze dhe nuk shkruan gjëra kot dhe pa leje. Këtu qenka bërë bishti më i rëndë se sqepari.

– Vjollca, po e rregullojmë, i tha Berisha. Avash- avash po e rregullojmë. Artjan, prezantoi Vjollcës pasardhësit e saj!

Artjan Tepelena filloi t’i prezantonte stafin.

–  Ky është Petrit Beci, i tha. Nuk e mban mend. Kur ike ti, ky nuk njihej. Më pas punoi në TV Klan dhe Top Channel, pastaj erdhi këtu.

Vjollca kapi Artjanin nga mënga.

– Komunist qenka ky, tha. Nga ata të Klanit?

–  Pusho, i tha Artjani, se dëgjon Doktori.

–  Pastaj të prezantoj Esmeraldën, tha. Këtë kemi spikere kryesore. Kjo është punësuar në vitet 2000 kur ishte Meta kryeministër. Tani mbulon udhëtimet jashtë shtetit të Ministrit Basha.

Vjollca e kapi prapë nga krahu Artjanin.

– Qyqja, komunistet që më kanë zëvëndësu mua paskeni akoma në punë?

–  Pusho se dëgjon Doktori, tha Artjani.

Pastaj i prezantoi gjithë stafin e Informacionit.

–  Janë të gjithë të rinj Vjollca, i tha, kanë ardhë në TVSH pas teje…

Vjollca uli kokën dhe nuk foli më. Artjani që donte të binte në sy që ishte i vetmi i brezit të saj aty, i tha publikisht.

– Vjollca, na jep fjalën, do kthehesh apo jo?

– Jo faleminderit, i tha Vjollca. Do ik në Venezuelë se kam punët e mia. Po jam e gatshme t’u ndihmoj të merrni përvojë po të doni. Ejani se Venezuela i ka mediat më të mira se TVSH.

 

4 komente në “Jurnalet e së dielës”

  1. vlora says:

    Vjollca e kujton akoma kengen e firmave piramidale.’Dy kur.. ka shqiperia Vjollca Vokshi dhe Liria”

  2. esmeralda says:

    ka gje vjollca vokshi me mua qe jam punesuar ne 2000 ne TVSH. teseren e Ps e kam hedhur qe ne 2005. te gjithe ne PD e dine kete. beri mire qe iku se po te rrinte dhe njecik do kishte perfunduar me sy te nxire. Se ajo nuke di qe tani planet e kryministrit shperndahen po te dua une . Po te mos dua, ia nxij syrin kush i kerkon.

  3. huri says:

    Jam plotsisht dakord me juve “vlora”,jane grate pa jane burrat e tyre…

  4. ed palokja says:

    Skemi humbur ndonje gje me ikjen e Vjollces , kemi Albanen.Shyqyr qe jane nje tufe me motra

Comments are closed.

Lini një Përgjigje