Dje qysh në mëngjes herët, Flamuri doli i veshur nga shtëpia për të qenë gati për ndonjë vizitë të mundshme për Krishtlindje. U interesua një herë për oraret e vizitës së atij burrit dhe Jozit në Kishën Ortodokse dhe atë Katolike dhe mori masat që vetë të ishte tek Kisha Ortodokse kur të mbërrinte ai burri. Pastaj i bëri një telefon Drejtorit të Lajmeve të TVSh.
– Si është rregulli, tha, a pasqyroni ju dhe numrat 2 të institucioneve apo vetëm nr. 1 kur shkon për vizita?
– Po varet nga detyra, i tha ai. Për shembull Presidenti nuk ka numër 2. Kryeministri dhe kryetarja e parlamentit që kanë, zakonisht nuk i kanë qejf t’i marrin me vete.
– Po nga partitë, u tha Flamuri.
– Po nga partitë s’ka e s’ka Flamur, i tha drejtori. Ed Rama ka nja 10 nënkryetarë, Doktori nuk ka zgjedh asnjë… Ç’të bëjmë ne?
– Jo, tek Doktori dihet që jam unë numri 2 deri sa të zgjidhen, tha Flamuri, por pyeta kot në përgjithësi.
Mbylli telefonin dhe nuk ju duk interesante të shkonte vetë për vizitë. Po mjaftohej të priste Doktorin para Kishës. Ai burri erdhi bashkë me zonjën, e cila ishte veshur e gjitha në pink. Edhe doktori kishte një kravatë pink. Hodhi sytë nga bulevardi, pa që dhe bulevardi i kishte akoma ato ngjyrat pink, edhe pse ai burri i kishte sharë. U trondit paksa.
– Mos është ndonjë lojë, tha me vete. Sa u fut ai burri brenda, vrapoi tek katedralja katolike ku po vinte Jozi. Edhe ajo pink. He, tha me vete. Iu afrua zëdhënëses së Jozit dhe e pyeti pse është vesh pink Jozi.
– Po prisnim në zyrë me fustane në duar, tha. Pamë zonjën Berisha që ishte vesh pink dhe shefja ndërroi urgjent fustanin, veshi këtë ngjyrë vishnje që i afrohet pink-ut.
– Aha, kjo qenka mendje tjetër, tha Flamuri. Thashë mos ka ndonjë plan të koordinuar.
– Po pse pyete, tha zëdhënësja.
– Jo mo kot, desha të dija mos është gjë në modë kjo ngjyra.
– Është, është, i tha zëdhënësja. Shefja e ndjek gjithmonë modën, por për tu siguruar shikon një herë gjithmonë si është veshë gruaja e atij burrit.
Flamuri u kthye i pezmatuar para Kishës Ortodokse ku pritej të dilte Doktori, i cili kish gjysmë ore brenda dhe nuk ndahej nga Hirësia e tij, Janullatos. E humbi durimin dhe hyri brenda. Kur ç’të shikonte. Doktori dhe Hirësia e tij i kishin kthyer kurrizin Lirisë dhe po bënin muhabet për shtatë palë qejfe.
– Jam i shqetësuar, i thoshte Hirësia Doktorit, se më thonë besimtarët që është rritur korrupsioni.
– Kanë shumë të drejtë, i thoshte Doktori. Qytetarët e Tiranës po përjetojnë Tiranën e korrupsionit të Edi Ramës. Ndeshen përditë me të. Por do ta luftojmë deri në fund.
– Zoti u dhëntë uratën, i thoshte Hirësia. Korrupsioni nuk do ta mundë kurrë njerëzinë….
– Ke të drejtë, i tha Doktori. Ua kam thënë të gjithëve. Shiko dhe bulevardin e ka lyer në Pink, vetëm pse ja ka bërë një shoqëri e telefonisë me lekët e veta. D.m.th vetëm se e ka qyl, ka pranuar dhe ngjyrën pink.
Hirësia buzqëqeshi dhe i mbetën sytë tek kravata e tij. Flamuri ngeli i hutuar tek dera dhe nuk ua ndërpriste dot bisedën. U përmend vetëm nga zëri i një kameramani, që po e pyeste diksuh kur del Doktori, dhe ai ia ktheu:
– Ja, shkoi ta thërras ai Xhorrja.
Sapo u mat të fliste, Doktori dhe zonja e tij u afruan tek dera. Flamuri i priu rrugës së tyre, përshëndeti me kokë gazetarët dhe u bëri shenjë t’i merrnin një intervistë Doktorit. Ngjyra pink e kravatës dhe fustani i zonjës shndrisnin para kamerave dhe shkriheshin me ngjyrat e bulevardit.
– Sa shpejt i hap rrugë këtij Edi Ramës ky për ngjyrat, tha me vete. I vinte plasja që vetë kishte vënë një kravatë të verdhë që ia kishte falë daja doganier.
Comments are closed.
Flamuri nuk eshte gje tjeter vecse pasqyra besnike e pushtetit te Sali Berishes
Ngjyra pink e veshjeve te Liri Berishes e njejte me ngjyren pink te kollares se bashkeshorit te saj tregon se Liria e terheq te lidhur per qafe si qen Salen. Pra ne te vertete kete vend e drejton Liri Berisha. Kjo shfaqje e tyre me kujtoj gjithashtu nje shkrim te meparshem te Meros per pushtetin real qe ka Liria.
Pozicioni i duarve te Janullatosit jep kete mesazh:Qetsohu o miku im se s;kane car me bajn,une kete karrike me thonj do ta mbaj.
Qent le te lehin karvani te shkoj perpara…..
Epo çdo donkishot e gjen nga një sanço që të kombinojnë si tenxherja me kapakun.
Edhe shpellari i Viçidolit, tamam e ka gjet një shpellar tjetër që të jetë besnik i tij, si puna e këtij mavri Flamurit, paçka se ska shumë mend në kokë.
U meka se qeshuri kur pashe kete foto te nje mjeshtri profesionist,te denje per Bienalen e Venecies te artit postmodern.Po mundohem te komentoj kete kryeveper duke nisur nga e majta ne te djathte.
Zonja e trete “de jure” ,por e pare “de facto” e protokollit shteteror shqiptar e veshur me nje tip kostumi boje vjollce,violet,lila e jo pink (roze) duket tamam si ato skulpturat monumentale te Budes ne xhunglat e Indise apo shkretetirat e Tibetit te Kines,me perjashtim te nje buzeqeshje alla Liri.
Ne qender,Fortlumturia e tij z.Janullatos,me nje pamje aq engjellore e te pafajshme,toidhjo dele e Perendise,sa te vjen pernjimend gjynah qe primati i gjalle i historise se Shqiperise prof.Kristo Frasheri i bie ne qafe primatit kishtar,qe ngushellon Salihin e pakenaqur.
Ja edhe portreti i Salih Berishes,taman nje sajim i cuditshem i figurave gjeometrike, paralelogram, ,trekendesh barabrinjes,trapez kendrejte dhe fizionomia e tij e nje perzierje e Duces e nje rreshteri rekrutesh,per te mos thene qe duket sikur ka dale nga faqet e librit te Lombrozos “Tipat e krimineleve”.
Ne kete palo shkrim vihetnvetem perciptas ne dukje qe çifti yne kryeministror vetem se qenka veshur ne ngjyrat e bulevardit te zbukuruar te Edvin Rames.Duhet theksuar mor zoteri,qe çifti kryeministror i kryesuar nga zoti Bërisha eshte veshur modern,ne ngjyrat karakteristike trendy te lagjes se zogave te Parisit,te te famshmes Pigal,duke shprehur keshtu se bashku me afrimin e Çiljetes ne Kryesi te PD-se vlerat trendy te kesaj Partie bashkkohore qe mezi e paçim.
Hajt mar ma,mesohet te kete thene Jozi.Ça na permendni tesh e par Çiljeten,si ça me ken aja;ka ktu ball moderne qi din mu vesh me gusto parizjane e nuk pa na duhet gja njaja far femnet.
Ne kete palo shkrim vihet vetem perciptas ne dukje qe çifti yne kryeministror vetem se qenka veshur ne ngjyrat e bulevardit te zbukuruar te Edvin Rames.Duhet theksuar mor zoteri,qe çifti kryeministror i kryesuar nga zoti Bërisha eshte veshur modern,ne ngjyrat karakteristike trendy te lagjes se zogave te Parisit,te te famshmes Pigal,duke shprehur keshtu se bashku me afrimin e Çiljetes ne Kryesi te PD-se vlerat trendy te kesaj Partie bashkkohore qe mezi e paçim.
Hajt mar ma,mesohet te kete thene Jozi.Ça na permendni tesh e par Çiljeten,si ça me ken aja;ka ktu ball moderne qi din mu vesh me gusto parizjane e nuk pa na duhet gja njaja far femnet.