Flamurin nuk e zinte gjumi dje gjithë natën. Në parlament ishte përpjekur të ndërpriste Gramoz Ruçin dhe ai i kishte thënë “Rri mo djalë se ta tregoj unë Sigurimin ty, se ti ke dhe një cilësi më shumë se këta të Sigurimit, je dhe Xhorre”. Flamuri ishte kapur në befasi dhe kishte filluar pyeste këdo që kishte rrotull se ç’kuptim kishte fjala “Xhorre”. Shumica ngrinin supet, kurse një pjesë e kapte e qeshura dhe çoheshin e dilnin jashtë pa folur. E kapi një lloj makthi mos qe ndonjë gjë e pistë. Ju kujtua koha kur kaloi kufirin dhe shkoi në Kosovë në kohë të ish- Jugosllavisë. Filloi të kujtonte ç’i kishin thënë policët kur e kapën, kishte shkruar kur firmosi në postë të policisë çfarë fjalësh përdorin ata, por në asnjë rast nuk i kujtohej që dikush ta kishte quajtur “xhorre”. Filloi të llogariste kohën kush ishte Ministër i Brendshëm në atë kohë dhe i binte të ishte Gramoz Ruci. – Mos ma kanë vënë pseudonimin “Xhorre” pa më pyetur, mendonte me vete. Makthi po e brente orë pas ore. Mbaroi seanca e parlamentit dhe deputetët u shpërndanë. Njeriu që qeshte më shumë, kur e pyeste çdo të thotë “xhorre”, ishte Sokol Olldashi. U bind se ai dinte diçka. Bëri një plan si t’ia nxirrte të vërtetën. Jozi ishte personi kyç.
I shkoi Jozit në zyrë para se të ikte.
– Dua të pyesësh Sokolin, tha, çdo të thotë fjala “Xhorre”, që më tha Gramoz Ruçi në Kuvend. Se më tha ndryshe nga të tjerët ti ke dhe një gjë plus, je “xhorre”. Kam frikë se si injorant që është ai Gramozi, mos më kujton Goran ngaqë jam nga Novoseja. Se aty vërtet ka goranë, por unë jam shqiptar. Mos e di gjë ai që goranëve u thonë “xhorre” dhe më di dhe mua goran?
– Nuk besoj, i tha Jozi. Aq e din ai, por kushedi mor Flamur don me të kompleksu.
– Pyete njëherë Sokolin se ai më duket ja di kuptimin, iu lut Flamuri.
– Po mor, i tash e pyes unë, tha Jozi.
Pas pak Jozi po fliste në celular me Sokolin.
– Çfarë the…hahaha, çfarë the mo…, e madhe kjo.. haha Lul, hahaha Lul, d.m.th hahata, “gjorre”, d.m.th Lul, hahata.
Jozi vazhdonte të fliste dhe qeshte me Sokolin ndërsa Flamuri rrinte si mbi gjemba. Ideja se ishte diçka për të qeshur e lehtësoi.
Sapo Jozi mbaroi, Flamuri po dëgjonte gojëhapur shpjegimin.
– Uf mar Flamur çka do me thanë “gjorre” si me të ta shpjegu ty. Veç ky Lul Basha të ndihmon në këto raste.
– Pse, çfarë domethënë, i tha Flamuri. Unë nuk jam spiun si Lul Basha. Dhe po ma kanë vënë këtë pseudonim, e kanë vënë pa miratimin tim, unë s’kam firmosur.
– Ja mar Flamur se nuk është punë spiujsh kjo, s’ka ma pseudonime tani, në daç Lul, në daç Mul, njësoj është. Puna është që “Gjorre” keka një fjalë …, hahaha sa më qeshet mar Flamur.
– Jo “Gjorre”, po “xhorre”, i tha Flamuri. Se më duket ia the gabim.
– Jo mar Flamur se e dinte boll mirë vetë ai. Sapo përmende emrin tand më tha qeke me atë “gjorren”.
– Po jo “gjorre” pra, po “xhorre” më quajti ai.
– Po mo po, ashtu si e thu ti se nuk e themi dot “gj” na në Shkodër. “Gjorre” ashtu si e thu ti, jo si e them, i thënkan njësoj mar Flamur siç i thonë fjalës Lul në holandisht. Dmth, Gramozi të paska sha në labërisht “Lul”. Ah mor Flamur si u bë ky parlament si Kulla e Babilonit. Secili e flet gjuhën e vet. Po paskësh dhe gjuhë labërisht, këtë s’e kam ditë mar Flamur.
– Dmth “Gjorre” ashtu si e thu ti, në Labërisht i thënkan asaj gjësë që i thonë “Lul” holandisht, apo Dik “anglisht”?
Flamuri u pre. Më në fund e mori vesh që Gramozi thjesht i paskësh thënë “k…” në parlament, por e paska maskuar këtë gjë në labërisht. U skuq i gjithë. Jozit nuk i mbahej e qeshura.
– Ah mor Mul, tha. Për njiket mërzitesh ti a? Po hajt mor burr se Gramozi ta ka thënë, s’ta ka thënë Zoti.
– Po, po, i tha Flamuri, një llaf goje ke ti, po Sokolit nuk i mbahej e qeshura, ty nuk të mbahet e qeshura. Po sikur të nis dhe të qeshë dhe ai burri, s’më merr më seriozisht se më flasin “Xhorre” pastaj. Se këtu sa të ngjit njëri një nofkë është puna, pastaj s’ta heq më njeri.
– Jo mar Flamur se nuk të flet kush “gjorre” ty se të njohin të tanë kush je. Pastaj ty s’kena me të çu në Labëri të deleguar. Lul Basha ka duru dhjetë vjet në Holandë, i kanë pas folë çdo ditë në sy të gruas vet “Lul”, dhe nuk asht mërzit, i ka ba vajzës dhe gruas shtetësinë holandeze, dhe ia kanë shkrujtë atje “Gruaja e Lul-it” dhe “vajza e Lul-it” dhe s’janë mërzit, po mërzitesh ti që vetëm në Labëri e kuptojnë që je “gjorre”, hajt mor mos u mërzit për kto gjana.
Comments are closed.
Xhorre sh e bukur dhe i bie tamam atij trapit.Por per saktesim ne laberisht i thone hu, por nje lloj huri me i trshe se ai qe perdoret per gardh, ky qyhet xhorre.Megjithse gjorre tingelloka me bukur
Edhe fjala xhoore dhe fjala Hu ne jug perdret ne kuptimin e Lul-it nga mendja. Flamurit i shkon Xhorre po dhe gjorre s’eshte keq
Hhaha Flamuri i shkret xhorre. hahaaha po qe ja ka gjet tamam
Rofsh o Mero se na e cel diten me buzeqeshje.
Buzagazi filloi ne rreshtin e dyte, ndersa e qeshura vazhdoi edhe gjysme ore me vone. Andaj u ktheva te bej nje vleresim. Mendoj se, nese interpretimin e kesaj “antene” do ta bente Jozefina e “Portokallis”, do t’i bente shkodranet te harronin per disa caste te keqijat qe u shkakton serialpermbytesi. Per me fatkeqet, qe jane shtruar ne spitale nga trandja psikike, do ishte ilac me kurues nga ata qe iu japin mjeket.
Shpresoj se regjizori i talentuari Altin Basha do ta kete parsysh dhe do gjej mirekuptimin e zoterinjeve Duri dhe Vangjeli, qe tashme “Portokallia” i ka shtrydhur.
I kane ngritur edhe kenge thone Flamurit per hyrjen ne paralment:
….Deputeti kokexhorre
Loqe hyre , loqe dole…
Golem , Gjirokaster
prite kur ti rahen dybekun ketij xhore , pastaj cdo thot
Te them te drejten e shpirtit, keto humoret me emra e me epitete njerezish nuk para me bejne per te qeshur.
Edhe mund te mos qeshesh nuk na mbetet qejfi.Kjo tregon se ke te demtuar sensin tend te humorit z shiringa