Flamuri zbulon të vërtetën e lidhjes së Doktorit me familjen Hoxha

27 Dhjetor 2010, 20:59Antena TEMA

Dje në Kuvend Flamuri mori vesh përfundimisht të vërtetën e lidhjeve të Doktorit me Familjen Hoxha. Ai u befasua në një moment kur Doktori u tha deputetëve socialistë se Liljana Hoxha ka mend më shumë se gjysma nga ju. Pastaj foli dhe për kalvarin e saj gjatë regjimit demokratik të Berishës, për shkak të luftës që i bënte Nexhmija. Megjithëse ju bë pak lëmsh, i kërkoi një kafe Jozit t’ia shpjegonte si ishte e vërteta.

– Po mar Flamur ta diftoj unë si asht e vërteta. A ke ni ti Liljana Hoxhën që ka thanë se ajo adhuronte Enver Hoxhën dhe për këtë arsye ishte në luftë me Nexhmijen?

– Po, e kam dëgjuar, tha Flamuri.

– A e ke ni mar Flamur që ka thanë se e ka respektu Doktorin se ishte intelektual me integritet, jo si ata të tjerët…?

– Po, e kam dëgjuar, tha Flamuri.

– A e ke ndigju mar Flamur atë zonjë grua kur ka thanë se gjithë sherri në Familje ishte se cila ishte nusja që donte më shumë Enveri?

– Po, e kam dëgjuar, tha Flamuri.

– A e ke nigju mar Flamur që ka thënë se Enveri ka dashtë veç Liljanën dhe jo atë tjetrën se ka kenë mbesë e Ramizit?

– Po, e kam dëgjuar.

– A e ke nigju mar Flamur Doktorin që ka thënë se Nexhmija gjatë qeverisjes së Berishës me njerezit e saj në pushtet ka respektu familjen e Liljanës dhe atë vetë, për t’u hakmarrë?

– E kam digju, por të them të drejtën këtë se kam besu.

– Po besoje mar Flamur se kot nuk e thotë ai burri. Ne s’kena kenë atëherë, po Doktori atëherë rrethohej nga njerëz të Nexhmijes, dhe ata ja kanë burgos Fatos Nanon, ja kanë persekutu Liljanën, dhe i kanë ba krejt të zezat.

– S’e kam ditë këtë vallahi, tha Flamuri.

– Po besoje mar Flamur se ashtë e vërtetë. I tash të diftoj si është puna. Familja e Enver Hoxhës ishte nda në dy pjesë. Një pjesë ishte Enveri, Liljana, Sokoli dhe miqtë e tyre. Një pjesë ishte Nexhmija, nusja tjetër, Ramizi dhe miqtë e tyne. I tash Flamur, Liljana dhe miqtë e saj janë me PD. Nexhmija dhe miqtë e saj janë me PS.

– E kam digju, po as këtë s’e besoj. Se i bie që ne si PD paskemi qenë me Enverin, dhe PS me Nexhmijen dhe Ramizin.

– Tingëllon pak keq mar Flamur, por na s’kena punë me Enverin direkt se ai nuk ashtë gjallë, por po të diftoj si ashtë puna në familjen Hoxha.

– S’e kam ditë që është kështu puna, vallahi qenka shumë e fortë. Më kanë pasë thënë që janë ca fëmijë të Enverit me ne, po s’e kam besu. Tani i jap të drejtë Doktorit që ka qenë largpamës që atëherë dhe ka qëndruar me këtë pjesë të familjes që ka qenë reformatore. Se ja dhe Isuf Kalua me ne, dhe Liljana me ne, dhe Ramizi me Nexhmijen me ata. Paska të drejtë. S’e kam parë me kaq largpamësi këtë punë.

– Po ashtë e qartë mar Flamur, si dritë e djellit asht. Një pjesë e familjes ashtë me ne, një pjesë me ata. Na kemi pjesën më reformatore, ata pjesën më konservatore.

– Kjo është pak ndryshe, i tha Flamuri, se nëse Liljana thotë që jam besnike e Enverit, ne jemi pjesa konservatore. Në fund të fundit ne parti konservatore jemi…

– Hajt mar Flamur, ç’randësi ka a jemi konservatorë e liberalë në këtë pikë, e rëndësishme është që ata janë me Nexhmijen e Ramizin, kjo duhet me thanë. Doktori vërtet ka ngrëne e ka pi me ta, por jo tek shtëpi e Enverit, por tek fëmijët. Shiko Flamur, fëmijët kanë rëndësi dhe Doktori është tregu largpamës. A e shef mar Flamur se dhe tash gjithë njerëzit vrapojnë tek fëmijët e Doktorit? A e pe dhe Lul Bashën që është ngjitë pas tyne. Dun me imitu Doktorin mar Flamur, por s’i arrijnë as në themër të kamës atij. Këta janë do plehna.

– Kush, fëmijët e Doktorit??

– Po jo mar Flamur, po ata janë si engjëj, po këta që dun me përfitu prej tyne…

15 komente në “Flamuri zbulon të vërtetën e lidhjes së Doktorit me familjen Hoxha”

  1. ed palokja says:

    PO tregojani flamurin qe dhe lul basha eshte nip i enverit se mami ne drejtorine e pritjes i punonte asokohe dhe ishte shume e afert me njerin nga djemte. Le qe ai eshte xhorre si kupton keto ndoshta

  2. Mavromatis says:

    Lul-Basha eshte agjenti yne me karafil dhe trendi qe kemi dhe ka punuar shume mire per ne(Serbine). Nen kujdesin e Sali Berishes ai djale se bashku me Fllamurin (jo Jozefinen) do bejne karriere te gjate ne PD. Kete e di dhe Fazllici dhe miqte e tij. Lum Shqipnia per keta bajga…!

  3. alimuca says:

    ok, por shikoni e hetoni per njefare genc rruli, qe udhton me carter ne rusi paara shitjes e koncesionit nga darfo. pra aty nuk eshte nje por nje cerdhe bastardesh pa vlere morale-shoqerore-patriotike por nje grupim imoralo-korruptiv qe urriten nen kujdesin e partise, po turpi eshte pak por hija e te vdekurve ju ka rene dhe do i ndjek kudo. shqiperine vec i vonojne procesin se as gje tjeter nuk mud te bejne keta horra hajdut ordiner shtepish, se shqiperia eshte shtepia or byrazer.

  4. Topall Shkodra says:

    Po a din ti mar Flamur se Liljana asht e para qe ka ba dashni ne France me zezak.Ka kene shum reformatore.

  5. Dino USA says:

    Sikur te ngrihesh per nje cast Enveri nga varri dhe te shihte cfare mostrash e pasojne:duke perfshire edhe ndonje antar nga familja,do ja mbathte me vrap te futesh prap ne varr…!

    1. leonardi says:

      e ke gabim enveri do te ngrinte gjygje sipas ligjeve ne fuqi dhe do ti denonte me vdekje dhe pastaj hienat do te thoshin qe ky spyet per njerezit e vet dhe kjo eshte normale per njerez qe se kuptojne qe interesat e shqiperise( pra memedheut jane me te medha se ato personale pra kjo eshte demokracia e vertete dhe ky eshte patriotizmi i vertete dhe jo konceptim i diktatorit por konceptim i diktatures se shumices dermuese te popullit.

  6. Dr Gjelpera says:

    Eh, si erdhi puna, tani Sala po e heq krejt masken, s’e ka per gajle ta reklamoje veten si apsues i Enver Hoxhes!!! Dhe eshte e vetmja here qe i duhet besuar!

    1. leonardi says:

      aludimet qe behen enver me sali nuk jane gje tjeter vecse nje vetvrasje tjeter per te gjithe keto qe aspirojne per demokraci te vertete sepse spiratat e enverit nuk jane me te saliut por saliu huazon nga enveri per te ruajtur mekatet e tij nga shkaterrimi i shqiperise dhe se i perzien me shume ujerat per te futur njerezit ne kaos dhe lufte civile sepse ishin pikerisht keto njerez te afert qe amplifikuan luften e klasave dhe bene te futen familje te tera ne lufte te brendeshmepra jashte cdo sensi dhe jo per ndonje gje tjeter se sa per luften per pushtet te atyre qe qendruan ne hije te enverit.

  7. faslliu says:

    Pyeteni pak Xhozin ,pse ajo shtriga Liljane akuzon Isuf Kalon per vdekjen e Enverit,po na korit pasi jena te nje krahut

  8. Arberia says:

    Pse i fshin komentet e mija ti morr burre,apo te pelqejne vetem ato qe shajne Berishen.Nese je gazete e paverur jepi dhe ato qe me ke fshire deri tani,ndryshe nuk e lexojme me gazeten tende

    1. Ermal Komini says:

      pse nuk shkon te gazeta 55.po na vika keq se nuk do ta lexosh kete gazete.ke dhe tv. shijak

  9. revolta says:

    Jam shume dakort me Leonardin ,interesat e vendit para interesave personale .Qe ta dine mire te gjithe kush vin ne pushtet se kush luan me interesat e popullit e ka plumbin ne ball.Kjo eshte demokraci ,shumica mbi pakicen.Ne keto 20 vjet fjalen demokraci e kemi njohur si shitje te interesave kombetare ,vjedhje te shfrenuar te pushtetarve nga te gjitha ngjyrat e spektrit politik dhe nje varferi qe ia ka kaluar dhe vjershes te Migjenit .NGREHUNI O TE MUNDUAR SE VETEM NJE REVOLUCION POPULLOR mund ti sprapsi keto jena.Mjaft me ne roberi moj e mjera shqiperi .

  10. brace says:

    Te mjerte ne me kta plehra,fillo te skretari e mbaro te klyshte e sekretarit,ky eshte fati jone i keqe,dulle krimineli e ramiz muti,kto ndytesira lane,te na poshtrojne prape.Por gjithe sesi faji eshte i joni popull frkacake.komunistat e spiujte duhet te digjen si mijte,jane anti shqiptare.Zdo te jete e larget dita do ta marrin hakun,me kta fute edhe bythe q…. dordolecin.

    1. Ermal Komini says:

      ju shqiptaret brenda kufirit jeni te ndyre nga goja

      1. Agimi says:

        Ermal ke te drejte por jo per brezin tim

Comments are closed.

Lini një Përgjigje