Flamuri u fut në telashe dje me Ferdinand Ponin. Ky i fundit kishte qenë duke ngrënë paçe, dhe në rrëmujën e paçes në një lokal të zhurmshëm buzë Lanës, i kishte kapur veshi që Edi Rama paskësh thënë se Berisha shkoi në Kuvend i hipur mbi Ponin. I paqartë nëse kjo ishte mirë apo keq për të, u lidh me Flamurin që të merrte vesh diçka.
– E o Flamur, ç’bëhet, i tha Poni. Ore, ç’qe ajo që tha ky i Gjati për mua mo?
– Çfarë tha mo Poni se nuk dëgjova gjë unë?
– Po ja o sikur paska thënë që Doktori ka shkuar në Kuvend hipur mbi mua.
– Doktori hipur mbi ty…?! Ç’thua mo Poni, po ti e di që ai burri vuan nga alergjia apo jo?
– Jo, s’ma ka thënë njeri, po pse, ç’lidhje ka?
– Si mo ç’lidhje ka? Po nuk e ke parë Jozin ti që nuk hedh kurrë parfum kur shkon në zyrë të tij?
– Jo, s’e kam vënë re…
– Po ç’ta vësh re mor ditëzi?! Si mund të durojë Doktori aromë afër vetes. Ai të mbyt me teshtima. Le që e kap një këputje e përgjithshme pastaj, dhe po nuk i hodhe nga ai ilaçi tek hunda, e humbet fare.
– Po ç’lidhje ka kjo me mua mo Flamur? Unë po pyes pse e ka thënë Rama këtë për mua, që Doktori ka shkuar në Kuvend hipur mbi Ponin?
– S’e kam dëgjuar atë, por e para kjo s’ndodh kurrë se Doktori nuk duron dot erëra të mira parfumi, jo erën tënde, dhe së dyti, duhet parë për kë Poni e ka fjalën. Se unë nuk di mirë anglisht, po më kanë thënë që Poni i thonë gomarit.
– Jo mo burrë, jo gomarit. I thonë kalit të vogël..
– E mo, kalë i vogël, gomar d.m.th, se kali dhe gomari një familje janë, i tha Flamuri.
– Nejse, ndoshta ka dashtë të thotë që Doktori është kavalier, por ka kalë të vogël…?!
– Ja të pyes një herë, tha Flamuri, dhe të them.
Flamuri mbylli telefonin me Ponin dhe u sqarua me Cecën për deklaratën e Ramës.
– Uf Flamur, s’e kisha mendjen fare çfarë tha ai palla. Hajt mo vari trapin, ndonjë budallallëk do ketë thënë….
– Po mirë moj vajzë mirë, po nuk bëhen gjithë punët me trap, i tha Flamuri. Duhet dhe të dëgjosh ndonjë gjë ç’thotë ai palla i gjatë se për këtë merr rrogën. E ke dhe kushëri, pa le…
Ceca mblodhi buzët dhe filloi të pyesë dikë në telefon.
– Aman se na hëngri ky katunari që bën si dyshi pas Doktorit. Katund hesapi, po më thuaj pak çfarë tha ai Rama…? Aha, ashtu. Le se e mora vesh… Vari trapin. Mirë, mirë.
– Mulo, s’ka thënë gjë për Ferdinand Ponin, po ka thënë për Ilir Metën që është si Poni i Saliut, se është kalë i shkurtër, shtatshkurtër… vari trapin…, e kupton apo jo. Se kalë i shkurtër i thonë Poni në anglisht. E kuptove, e pra. E mo vari trapin, ka tallë trapin me Metën. Mirë ja bënë atij katunarit. Kshu është bërë këtu. Ka të drejtë ajo shoqja ime, katund hesapi.
Flamuri u qetësua. Mori sërish Ponin.
– O Fred. Po qenke toç fare mor burrë. Po se ka për ty mo, e ka për Ilir Metën. I paska thënë se kali ku ke hipur ti qenka Poni, d.m.th Ilir Meta. Se e ke parë ti o që e ka qafën e shkurtër dhe këmbët e shkurtra dhe të shëndosha si gomarë ai o, d.m.th si kalë i vogël, si i thoni ju nga qyteti?
– E o mirë, ndaj të pyeta të ma sqaroç. Thashë se e kishte për mua. Për Ilir Metën të thotë ç’të dojë.
– Po jo mo Poni se e di Rama që ty s’të afrohet Doktori. Ai ikën vetë nga Këshilli Bashkiak kur vjen ti, si do besojë që Doktori të të hipi ty në qafë. E ka pasë fjalën, meqë Doktori ka thënë që jam në majë të kalit, ai i ka shpjeguar që je në majë të Ponit, d.m.th Ilir Metës se ai është këmbëshkurtër, duarshkurtër, qafëshkurtër…
– E o mirë, dakord, u sqarova se një pyetja bëre. Se po haja paçe dhe kishte shumë zhurmë aty o, ndaj të pyeta.
Comments are closed.
I shkreti Mete,mire ish te vetet e bejne kal,gomar,shvejk,por dhe krushqia e fundit i therret me pseudonimin topalli i m…
po ju nuk shiqoni me larg !ishte po ky edi rama dhe partia socialiste qe nderruan kodin zdhedhor me te vetmin qellim shkatrrimin e METES dhe shkatrrimin e te gjitha partive politike te vogla dhe fuqizimin e berishes dhe rames mandej ndrrimin e kushtetutes dhe zdhejen e presidentit vete me 51 % te deputetve !MBROJTJA ESHTE SULMI ME I MIRE !! dhe ilir meta beri ate qe duhej bere hyri ne qeveri krijon nje pasuri si qdo politikan tjeter i ballkanit apo shqiptar qe te gjithe hymjn ne politik e shofin si menyra me e shpejte per tu pasuruar
Le te beje dimer i eger sa te doje tani. Drute i siguruam per kete vit, ja ngarkojme Metes. Mban deri ne 12 m3 ne dite Ai.
Ai mban para (lek) deri ne 12 m3 ne dite dhe jo dru, druret i mban populli.
Mir ja bejne asaj lavires Meta. meriton me shum se kaq.
Me ate buce grua qe ka Meta qe e ben loco burrin e vet mire ti behet gamorit.
KOKQENI ky eshte mandati i fundit ne jeten e tij politike , ka per te mar ate mikun me, jo vota nga populli…KOKQENI
PYES VETEN PER NE VOTIMET E 2013-en AI XHUXHI (META) CFAR EKUACIONI DO TE NXJER PER TE FITUAR VOTAT QE( as nuk behet fjale per te fituar ato) AI ZAGAR BASHKE ME LAPANJOZAT E TJER……..fm
Or keta mire se jane gomere nga shtati e mendja po sikur te ishin gomere edhe nga ai miku apo trapi si thote Ceca hallall, por Ceca ka thene se kete nga ai trapi jani si lepujt.
ha,ha, ha, si eshte katandisur kopeja shqiptare(shoqeria shiptare?)!Saliu i hipi Metes dhe pushtoi kryeministrine.Dhe ata te dy vazhdojne prej dy vjetesh ti hipin Rames,mender opozites dhe juve te tjereve, qe ngushelloni vehten duke cfryre, per te justifikuar friken tuaj, per tu perballur, me funderrinat e malokerrise.Ha,ha,ha,ha, qesh se nuk qaj dot.
Kjo eshte shprehja e vitit bashke me ate te avokat Ngjeles se kush i ka martuar politikanet shqiptare.
Persa i perket ponit(Metes)bashke me Salen i ka hipur edhe Monika.