Flamuri dekoron Blushin, Çupin dhe Fevzon

6 Janar 2011, 19:17Antena TEMA

Flamurin dje nuk e mbante vendi në festën e RD-së. Ai burri e kish thirrur një ditë më parë dhe kishin përgatitur bashkë listën e dekorimeve të “punonjësve të shtypit”. Dekorimet do të bëheshin në emër të PD-së dhe për këtë atij burrit i duhej doemos firma e Flamurit.

– Dëgjo, si rregull këto i firmos Sekretari i Përgjithshëm, i tha ai Burri, por meqë Ridvani nuk është konfirmuar se kemi pasë punë dhe s’i kemi bërë ende zgjedhjet në PD që nga Kuvendi i vitit 2009, duhet t’i firmosësh ti.

Flamuri fluturoi nga gëzimi.

– Tani motivacionet bëji njësoj, por  përgatit diçka për biografitë e tyre.

– Po kë të pyes, tha Flamuri, se unë atëherë kam qenë në fshat.

– Pyet ndonjë nga këta të vjetrit e RD-së. Shiko, prit, dëgjo, një moment, prit, prit … kë të pyesësh… kë të pyesësh ti… shiko…, e gjeta. Ka qenë Dyleman Karaj. Shiko, ai nuk ka pretendime, atë pyet se është djalë i pastër. Këta të tjerët janë hatërmbetur të gjithë.

Flamuri doli jashtë i hutuar dhe përpiqej të shqiptonte emrin me vete, Dyl Karaj, Dyl Karaj, Dyl Karaj, Dyl Karaj, Dyl Karaj, Dyl Karaj … ju fiksua më në fund, më shumë nga mbiemri.

Gjoni, elektricisti i vjetër që ka mbetë në PD, i gjeti telefonin dhe pas gjysmë ore ishte bashkë me Dulen në kafe.

– Dua të më tregosh pak disa fjalë se do bëjmë një biografi të shkurtër të disa gazetarëve të RD-së, i tha Flamuri.

– Patjetër shef, i ta Dulja. Respekte për ty. Kam dëgjuar fjalë të mira për ty. Respekte shef!

– Faleminderit, i tha Flamuri pak i ngrehosur nga lavdërimet. E fillojmë me këtë Frrok Çupin. Më thuaj ca fjalë për këtë…

– Frrok Cupi shef ka qenë spiun i Sigurimit. E ka pasë pseudonimin Llulla. Ka pas punu tek Fabrika e Llullave dhe spiunonte Drejtorin e Fabrikës se ishte liberal me femrat. Hajt mo shefo, ishte qejfli të themi…

– Çfarë thua mo Dule? Këto janë shpifje. Unë dua ndonjë gjë konkrete.

– Shefo, kam respekt për ty, po këto mi ka thënë Doktori. Hap gazetën RD po deshe, lexoje. E kam shkrujtë vetë me shkrimin tim. Shefo, je i ri ti. Kam respekt shefo, po këto i ka pasë. M’i ka thënë vetë zoti President. Unë për këtë paguhesha në RD, për të vënë emrin. Gjithë shkrimet e mia janë shkrimet e shefit.

– Ashtu ë? Mirë, nejse, më thuaj ndonjë gjë më të lehtë…

– Ka qenë dhe spiun i serbëve dhe grekëve shefo. Ka pas ikë rregullisht në Serbi dhe merrte udhëzime kundër Doktorit. Greqinë e kishte si shtëpi të vet. Dhe kur u bë drejtor i ATSH-së shefo, mori një herë miratim në Athinë. Ka qenë spiun i ndyrë shefo, ma ka thënë vetë Doktori.

– Mirë Dule, le se e bëj vetë këtë. Më trego pak për këtë Blushin.

– Blushi shefo ka qenë nepërkë e kuqe. Hidhte vrerin dhe fshihte dorën. Na thirri Doktori ne shefo dhe tha me këta duhet të ndahemi përfundimisht. Dhe u ngrita unë, e bëra mut në mbledhje si të paaftë dhe si njeri të nomenklaturës së kuqe, që kishte depërtuar në shtypin demokratik. E qëruam atë shefo. S’e mban mend ti, ke qenë në fshat atëherë. Respekte shefo, kam shumë respekt për ty. Më kanë thënë që ke plot gjëra në dorë. Se kam një agjenci pronash unë aty…

– Leri mo këto, po më thuaj ndonjë gjë të mirë për këtë Blushin.

– Ky shefo s’ka asgjë të mirë. Më ka pasë thënë Doktori mua, se mua m’i jepte në telefon shkrimet e tij ai dhe u vija emrin unë. Ky ka pasë vjedh një herë dhe librin e telefonave të bllokut dhe e ka shpërnda nëpër Tiranë, dhe njerëzit shqetësonin udhëheqjen. Ja ka pas thënë Doktorit një djalë i dhokut Enver, ai që e merrte në varkë në Pogradec. Ja kam pas shkrujtë dhe këtë. Shefo, ky s’ka qenë spiun i Sigurimit, ka qenë nepërkë e kuqe e Bllokut Komunist.

– Vari leshtë, tha Flamuri. Po këtë Fevziun e njeh?

– Fevziun. Tani shefo nuk e di se më duket është bërë me Doktorin. Për këtë kemi pas udhëzime të mos e shajmë në RD, vetëm kur duhej. Një herë e shamë pa leje dhe na mori Xhahit Xhaferi në telefon, na tha ai të mos preket. Dhe Gazidedja na tërhiqte veshin kur e tepronim, se nuk e dinim që ishte yni i infiltruar brenda atyre. Por këta të tjerët e tallnin shumë shefo. Gallatat që tregonin për gënjeshtrat e tij ishin pa fund. Ah sa kohë e mirë ishte atëherë shef, po ti s’ke qenë këtu atëherë, respekto shefo se më kanë thënë që je bërë i madh tani..

– Lëre mor se na mërzite me këto, po si t’ia bëjmë këtyre biografive. Këtë Mitron e njeh ti apo jo?

– E njoh shefo, kam respekt për të. Unë, Mitro dhe Filipi jemi veteranë atje. Po ky Mitro ja ka pasë me hile Doktorit në fillim, por pastaj bëri autokritikë.

– Lëre këtë Filipin se këtë e ka ngrirë ai burri. Kë të dekorojmë tjetër nga RD thua ti Dule?

– Nga RD? Po shefin tim shefo. Bashkim Tërnoën e kam pasë shef. Ai e ka mbajtë në shpinë gjithë luftën me këta spiunët, Çupin, Blushin, Fevziun dhe ca të tjerë se s’ua mbaj mend emrin. Ai e meriton.

– Është me ne ky tani….

– S’e di shefo se është në emigracion.

– Po tjetër, tjetër…

– Po shefin tim tjetër Lazrin, Samiun, Shemsiun. Ishin djem të mirë shefo. S’i ke njoh ti se s’ke qenë atëherë këtu, po e kanë mbrojtë Doktorin.

– Jo ata jo, se nuk na duhen tani. Ndonjë tjetër të kujtohet…

– Po nga këta të mëdhenjtë, këta janë. Ah, prit, dhe Xhevat Mustafën, Mujo Buçpapën, Mentor Shehun…

– Jo këta, jo, se nuk na duhen. Ndonjë që është me Ilir Metën tani ose me Fatos Nanon, të kujtohet?

– Emin Barçin shefo, dhe ai ka qenë me këta spiunët që ikën.

– Nejse, për këtë do pyes. Mirë Dule, faleminderit.

– Shefo, respekte shefo. Më kanë thënë që je bo i madh se atëherë s’ke qenë ti kur bënim RD-në ne. Respekte shefo, do pimë ndonjë kafe ndonjë ditë se kam ca punë me bo. Bëjmë qejf ndonjë natë të thërras unë, kam dhe ca goca të mira, pimë ndonjë gjë, bëjmë qejf.

Flamuri dëgjonte i trullosur, jo aq shumë nga joshjet e Dules se sa nga fakti se nuk dinte ç’t’i shkruante atij burrit në biografitë e atyre që do dekoronte pasi Dulja ja bëri të gjitha rrëmujë.

9 komente në “Flamuri dekoron Blushin, Çupin dhe Fevzon”

  1. rezi says:

    Nuk ka faj i shkreti Flamur, por ne Pd e Rd tani kane ngelur vetem spiunet, lekurat dhe te paaftet……………

  2. Epirioti says:

    Gazetaret kane qene si ajo lukuni hienash qe zhvendoseshin nga nje kufome te tjetra duke gerryer kockat pasi mishin e mbaronte luani. Edhe kurvat do ndjeheshin me te respektuara sesa keta palo gazetare

  3. Topall Shkodra says:

    Or ky Dyl Karaj a shkoi ne burg nje here apo ka qene ndonje tjeter.Hej pike e zeze ca t’ka gjet o Mulo.

  4. Editor for Media Affairs-K.F says:

    Eshte turp i madh qe gazeta RD eshte katandisur ne kete fare feje. Mburen disa gazetare qe nga 200 kopje ka shkuar ne 300 kopje te shitura ne Tirane. Ku ka me keq per kete gazete qe fshataresia koperatviste ta coje ne kete derexhe. Po 330 kopje vetem abonimet e institucioneve te shtetit jane, po seksionet e PD nuk marrin asnje kopje?! Mjere kjo parti ne dore te kujt ra?!! Se per Blend Fevzira, Artur Kopanera P. Becra, M.Oktrova &co asnje demokrat nuk i ve ne refene ne Shqiperi.

  5. Editor for Media Affairs-K.F says:

    Nje artikull korrekt me historine. Nje analize e sakte e zhvillimeve qe kane ndodhur ne keto 20 vjet. Me e pa pranueshmja ne kete histori eshte selektimi qe ben zoti berisha vetem per te perdorur dhe nderuar hienat e keti vendi te mbushur me sarakacane dhe tashme te reshtuar ne sherbim te tij. Eshte turp i madh qe gazeta RD eshte katandisur ne kete fare feje. Mburen disa gazetare qe nga 200 kopje ka shkuar ne 300 kopje te shitura ne Tirane. Ku ka me keq per kete gazete qe fshataresia koperatviste ta coje ne kete derexhe. Po 330 kopje vetem abonimet e institucioneve te shtetit jane, po seksionet e PD nuk marrin asnje kopje?! Mjere kjo parti ne dore te kujt ra?!! Se per Blend Fevzira, Artur Kopanera P. Becra, M.Oktrova &co asnje demokrat nuk i ve ne refene ne Shqiperi.

  6. Frederik says:

    Loja eshte e paster ne politike. PD shprehet se eshte demokratike dhe vepron si komuniste duke marre drejtimin e se djathtes dhe duke e shkaterruar ate mbase sa te zhduket krejt brezi i vjeter i ish udheheqesve. PS ben nje loje me te paster dhe vazhduesja e drejtperdrejte e PP duke krijuar “bindjen” se ata jane me te vertete shtresa tek e cila populli do te gjeje zgjidhjen. Pra ngado qe te kthehen te djathtet reale jane pa shanse per qeverisje dhe krijimin e nje shtrese reale te djathte. Ish komunistet po pergatisin klasen e tyre ekonomike per te qeverisur ekonomikisht dhe politikisht. Ne politike nga te dy krahet jane angazhuar bijte e komunisteve me gjoja nje kthese te shpallur. Loje e ndyre. Popuuli shqiptar nese eshte i interesuar realisht per ndryshimin e kushteve duhet t’i bojkotoje keta lloj politikanesh ne te dy krahet e Partive kryesore.

  7. Nabukodonosor says:

    E keqja e madhe eshte se ne Shqiperi nuk ka te djathte ne kuptimin e mirefillte te fjales.Kemi PD-ne qe eshte bere me keq se Partia e Punes ku po fole kunder Sales del armik dhe PS-ne qe po ecen ne gjurmet e saj.

  8. huri says:

    Po te shkoni atje ku perfundojne gazetat te nesermen pas botimit,domethene per riciklim per tu be leter higjenike e ricikluar vendi,do shifni kete pamje:Te gjithe kopjet e botuara ashtu me dengje sic jane paketuar,te gazetaveRD,INTEGRIMI,KOHA JONE ,STANDART,e kush jane plehra te tjera..Nese nuk me besoni,dergoni njehere gazetaret e FIKS FARE dhe do shifni gallate..Te gjitha keto gazeta ,te pahapura fare ashtu sic jane paketuar,perfundojne te nesermen per leter bythe…

  9. vlora says:

    Akoma vashdoka ne qarkullim RD.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje