Flamuri ishte në makth dje për kasetën e Ilir Metës. Nuk dinte tamam përmbajtjen e saj, por pa që ai burri ishte mbyllur në zyrë dhe nuk i përgjigjej asnjërit. Shkoi një herë nga zyra e Jozit dhe e gjeti dhe atë duke turfulluar.
– Çfarë ka tamam, i tha Flamuri, se na tërbuan?
– Ku di unë mar çfarë ka. Punë hajnash. A e ke pa mor Lul Bashën që ka shku fill e në zyrë të Ilir Metës? Jan ba dy hajduta e i qajnë hallin njani- tjetrit.
– Kur ka shku, i tha Flamuri, se nuk e di?
– Ka shku mar që më 6.30 në zyrë e po bajnë planin si me ja ba tash e tutje.
– Po çfarë plani do bëjë ai, i tha Flamuri.
– Po ku di unë mar Flamur çfarë planit don me ba ai. Don ma na fut të gjithëve në gropë, njat don me ba. Ka shku hajduti me ngushëllu hajdutin. Kuku ç’na ka gjet ne për ksi burrash hajna.
– Pyeta dhe andej nga Klani, por dhe andej ka rënë zia, tha Falmuri.
– Po normal, u është kap kumbara atyne. A e din ti mar se çfarë turpit ashtë ky që kanë ba ata, apo jo?
– E rëndë është, tha Flamuri.
– Nuk ashtë e randë çfarë ka ba Meta mar Flamur, por njai që e ka përgju. Si me të thirr unë ty në zyrë e me të përgju. Kuku çfarë turpit! E shikon populli e thotë, këta s’kanë besim tek njani- tjetri, po paskemi na besim tek ata. Kuku ç’na ka gjetë me kta hajna.
– Unë them ta demaskojmë si rast çimkash, tha Flamuri.
– Po çfarë qimkash mar Flamur, qimkë i thua asaj ti, dhjetë minuta video. Ajo është qamet.
– Po diçka duhet me Jozefinë se na mori lumi. A thu kanë video tjetër?
– Kanë mar boll, kanë sa të dush. Ai zotëria sa herë ka shku Ilir dhe Monika në zyrë ka dhezë kamerat. Sa herë kanë ba pazare, ka dhezë kamerat, ishte i rrezikshëm ai. Boll frikë e kam pasë që ai burri e ka pas mbajtë në zyrë të vet, se kam frik se dhe atë e ka filmu.
– Jo, jo, s’bën vaki ajo. Ai nuk flet kurrë për para. Ndonjë licencë ndonjë gjë dhe mundet e përmend, por ka parime ai. Thotë për këtë punë zgjidh një studio ligjore dhe merret ajo. Tjetër gjë që njerëzit e dinë ku duhet të venë.
– Nuk e kam atje mar Flamur, por du me të thanë se sa paburra janë. Po si mar bën burri ashtu për 700 mijë euro. Si mar i nxjerrim bojën vetes për 7 për qind mar Flamur. Por Ed Rama po merr nga 20 për qind mar dhe nuk hap njeri gojë. Na për 7 për qind që kërkon Meta në hidrocentral bajnë namin. Po ne jena me na hangër dreqi mar burrë.
– Po mirë, ky Lul Basha akoma tek Meta është?
– Akoma mar plehna. Shkon edhe me eskortë policie. Arreston krejt adoleshentat e Shqipnisë dhe shkon në zyrë të Ilir Metës. Ai është skandal mo burrë.
-Po tani cduhet të bëjmë se na mori lumi. Kam frikë mos më emrr ai burri në telefon dhe më pyet çfarë ka ndonjë gjë. Si t’i them?
– Ça me i thanë. Ai e shkarkoi Ylli Pangon për 4 minuta për një mbërtheckë, s’ka ç’ka me thanë tani. Ka thënë tolerancë zero ndaj korrupsionit.
– Po çfarë t’i them ndonjë sugjerim? Se jam i sigurt se është bërë shumë keq.
– E di, po s’kam ca me i ba. Kur ja nxorën hidrocentralet Albanës, thanë ja ka dhënë Mesila, kur ja nxorën Majlindës, thanë ja ka nxjerrë Jozi, po tash që ja nxorën Ilir Metës, ja ka nxjerr Prifti. A e din mar Flamur që jena ba gazi i botës, ja nxjerrim sytë njani-tjetrit. Jena ba me na qa hallin. Iket duhet me i thanë. Me u bashku dhe me mbrojtë Ilir Metën, me u tregu të gjithë spiunve që nuk kanë vend në rradhët tona.
– Po si ta quajmë atë që panë shqiptarët?
– Kurrgja. Qimka me e quajt siç the ti. Kurrgja. Ne vazhdojmë punën. Ne kemi para një axhendë evropiane. Shqipëria mar Flamur synon me u bë vend kandidat i BE. Me qimka nuk shkohet në Evropë. Duhet me dënu qimkat. Unë për vedi jam me dënu qimka. Unë s’mund ta pranoj që ne me i nxjerrë sytë njani- tjetrit. Ne kena humb besimin tek vetja, s’mundet poplli me pasë besim ma tek na. Unë kështu mendoj. Punë qimkash.
– D.m.th ti thua me e mbrojtë, tha Flamuri.
– Po mar, me e mbrojtë, po jo me i marr pikët Lul Basha. Se na punojmë dhe i vëmë gjoksin punës, do të tjerë i marrin meritat. Unë them duhet me forcu frymën e besimit mes vedi. Kurrkush që spiunon s’duhet me u mbajt në radhët tona. Po e di ti mar Flamur sikur unë të kisha regjistru qoftë dhe një herë atë burrë kur ka qenë vetëm me mua ç’mund të shikonin shqiptarët. Po si e ban njeriu këtë gja, s’m’ka shku menja. Ky ashtë turp. Ne duhet me u mbrojtë nga tanët.
Comments are closed.
Jozefina e ka gjetur zgjidhjen nese del ndonje ceshtje per te nga ai qe do ta regjistroje , si fillim : “Kurrgja. Qimka “- nese kete te fundit e rrokjezojme. Keta qeveritare mbase me njeri-tjetrin futin “qimka” se bejne dhe qejfin e tyre dhe popullit i del mbare.