Flamuri, konsultë të re me Jozin për skandalin

13 Janar 2011, 21:58Antena TEMA

Dje Flamuri pati një konsultë të re me Jozin për skandalin. Pasi menaxhoi ditën e parë të skandalit deri në mesnatë sipas porosive të saj, dje kishte ndryshuar situata. Natën e parë Flamuri, Lul Basha, Fevziu, Fahriu dhe Ilir Meta ndenjën deri në mesnatë në Rogner. Flamuri ishte i vetmi që e inkurajonte Metën. “Dil e thuaj është false, mos e ca trapin fare, as mos pyet për ta, as mos jep fare intervista, as mos dëgjo njeri fare, me dëgjo mua se fola me atë burrin dhe ai ashtu më tha, mos dëgjo Fevziun se ai ka hallin e emisionit”… etj, si këto.

Por dje Jozi kishte ndryshuar. Shkoi me një frymë në zyrën e saj.

– Çfarë ka ndodhur, i tha.

– Ca me thanë mar Flamur, po na merr lumi më duket. Kështu nuk ecet. Nuk kena me pa hajër me këtë që po ndodh. Dita- ditës ka me u rëndu. Ka me na marrë me vete. Ai i pe ata të Mjaft-it, ja nisën me protesta. Ashtu nis ajo, po tek selia e LSI plasi grushti. Nesër na vjen para zyrave tona. Duhet me marrë masa.

– Po çfarë të bëjmë?

– Shiko, ai burri ashtë në vështirësi dhe na e kuptojmë. Ai ka ba një koalicion dhe duhet t’i qëndrojë koalicionit. Por dhe ne duhet me ba tonën. Duhet me e bindë këtë Ilir Metën me dhanë dorëheqje.

– Si ta bind, unë… unë i thashë të qëndrojë se ashtu biseduam.

– Shiko Flamur, ashtu biseduam se ashtu na u duk atë natë. Tani çdo ditë e më shumë bëhet më keq situata. Duhet me vepru.

– Po çfarë të bëjmë, më thuaj?

– Shiko, ulu një herë me këtë Metën, meqë i ke ndenjë afër atë natë dhe bë një muhabet shtruar. Thuj, për besë burri, me dhanë dorëheqje tash deri në zgjedhje lokale, me vënë një të vetin aty Ministër, kë don ai, le të vejë atë Sokol Dervishin për shembull, dhe pas zgjedhjeve rikthehet prapë se rifortmatojmë qeverinë dhe zgjerojmë koalicionin.

– Po mos ma merr ters dhe më ikën nga tavolina?

– Po ti gjeje në orë të mira se na ka vanë në pozitë të vështirë mar Flamur. E kam pa pak më parë atë burrin në konferencë për shtyp dhe më është dhimbë. Për atë zot më ashtë dhimb. Se del burri dhe thotë nuk e pranoj kasetën, s’ma kish marr mendja. Po e mban mend mar Fklamur si e pranoi kasetën për vëllain e Rusmalit dhe ja qiti kur ju desh. Për vëllain që s’kish ba kurrgja, veç kish shpreh interes për një tender… E tash që zëvëndësi i tij del dhe shpreh planet për nja 5 tendera, thotë s’e ka pa. Ma asht dhimb mar Flamur se ai s’e kish ba kurrë për qejf kët punë, e ka ba nga halli.

– E di, e di, por si t’ia bëjmë tani, se ky nxehet.

– Nuk di, por duhet me e heq sa më parë Flamur se do na marrë me vedi. Unë për vedi e kam një parandjenjë të keçe.

– Ça me të thanë unë Jozi. Po ja them një herë me takt. Po kam frikë se i thotë ai Fahriu mos jep dorëheqje se flas unë me Doktorin.

– Nuk i flet Doktori atij plehne, veç mashtron. Mos e ki frikë.

– E di që s’i flet, por Meta s’di gjë dhe na e gënjen.

– Flamur, ai duhet me u heqë. Kaq di me ta thanë. Të siguroj që ai burri nuk thotë gja po e hoqëm.

– Po ai e mbrojti shumë fort sot?

– Bash për këtë po të them që nuk thotë gja. Ti e di, kur të mbron fort ai, thjesht të ka shitë. Pse, nuk e mbrojti fort Priftin kur iku? E mbrojti. Po të tjerët para tij? Ti e di. Bash pse e mbrojti fort po të them se duhet me u heq se ai burri asht në hall dhe s’di me kë me qa hallin.

– Po mirë, po i them një herë po kam frikë se nxehet. Mos i gjejmë ndonjë njeri kësaj Monikës, se me atë është më lehtë, se ajo e ndikon.

– Jo Flamur, se asaj i ik truni me nigju kështu gjanash. Asaj i di unë si duhet me ja ba, po s’po guxoj me ta thanë.

– Çfarë, ma thuaj se ti e di s’del fjalë nga unë…?

– Asaj ashtë me shku me i than përditë se Argita po ban lek dhe burri i saj s’po ban hiç, dhe ajo e heq prej qeveriet fill, por na rrxon dhe na. Puna ashtë që mishi me u pjek e helli mos me u djeg si thona na.

– Jo, jo, atë s’e them dot unë, tha Flamuri, i cili ishte skuq deri tek veshët nga ajo që dëgjoi. Po përpiqem të flas dhe njëherë me këtë Metën, po vështirë është. Është punë delikate se mos nxehet dhe na ikën fare. Pupu ç’na gjeti. Sa mu duk sikur ja hodhëm, mi fute prapë xixat.

2 komente në “Flamuri, konsultë të re me Jozin për skandalin”

  1. Epirioti says:

    Dy skenaret e mundshem ne keto dite:
    E Para: Shoqeria civile me ose pa Ramen, vazhdon protestat dhe europa shtrengon Berishen te doreheq Meten e ky i fundit pranon te ve Sokol Dervishin nga Terbaci deri ne zgjedhjet lokale e pastaj hyne prape ne qeveri. 6.9%
    E Dyta: Rama saboton protestat e opozites dhe europa me te drejte hesht dhe Sala me Meten fillojne fushaten e akuzave si ke barsoleta qe do tregoje me poshte. 93%

    Ka dhe nje skenar te trete i cili nuk ndodhe ne kete vend:
    E Treta: Politikanet fillojne e i nxjerrin allishverishet me fakte dhe pergjime nj-tj dhe keshtu hapet “Kutia e Pandores” dhe shpetimi perfundimtar i Shqiperise, por kjo ka vetem 0.1% te ndodhe

  2. Epirioti says:

    Ja reagimi origjinal i veprimit te Saliut nga Vicidoli me Meten nga Cepani

    Nje qytetar hypi ne trenin e linjes Tirane-Durres, pagoi bileten e hypi ne tren. Ne vagonin ku hypi nuk ishte asnje njeri, sedilje te shqyera, xhamat e thyera, asnje tavoline, muret e zhveshura edhe nga kompesatat. Nejse, gjeti nje vend gjysem te paster e u ul. Treni ecte me 4-6 km/ore, me shpejt ecen nje kembesor. Aty nga Vora i shpetoi i trashi te shkretit. U cua e shkoi ne drejtim te banjes. Banja s’kishte as dere dhe ndodhej nje vrime e madhe ne te qe shikoje trasen poshte. U kthye i pezmatuar por me shume siklet. Duroi deri ne Sukth por aty nuk iu mbajt me. Mblodhi nja dy copa gazetash, pa majtas e djathtas e u ule dhe e beri. Mbaroi, u vesh dhe u ul prape ne sedilje. Por po i vinte era e atij qe beri. U mendua pak dhe e kapi me kujdes gazeten nga cepat dhe e hodhi nga dritarja. Degjoi nje ze nga jashte: “Aaauuu”. Zgjati koken ne dritare dhe pa dike qe po pastronte mutin nga fytyra e i gjori po shikonte se kush ia hodhi. Ku person qe ia hodhi e pa me kurreshjte e i thote:
    “E turi mut, c’ke qe sheh”
    Ja kete bene Sala dhe Meta sot me popullin, me drejtesine, me opoziten, me median.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje