I nderuar zoti Noka!
Po ju drejtohem ju si autoriteti kryesor i PD-së, pasi qysh pas Kuvendit të fundit në vitin 2009, ende nuk kemi zgjedhur kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Nuk mund t’i drejtohem dot kryetarit të partisë, për një arsye që kuptohet nga të gjithë, pasi shqetësimi im ka të bëjë me qëndrimin e tij të nxituar ndaj meje.
Më duhet t’iu kujtoj se sapo ai emision i mallkuar, i paguar nga krimi i organizuar dhe i sponsorizuar nga qendra antishqiptare, publikoi videon e montuar nga çimkat e krimit të organizuar, kryeministri nuk priti as katër minuta dhe më mori në telefon duke më komunikuar mua se unë kisha kërkuar dorëheqjen dhe ai ma kishte pranuar. Nuk më la as të sqaroja dhe as t’i rrëfeja të paktën se çfarë bëra dhe çfarë nuk bëra atë natë. Mu desh të shkruaja më pas një libër të tërë dhe sërish më duket se keni mbetur të pasqaruar për krimin tim.
Kur pashë dje videon tjetër që transmetoi redaksia e çimkave të krimit të organizuar, u trondita jo aq nga montimi që i është bërë videos, por nga qëndrimi i ndryshëm që kryeministri mbajti ndaj çimkës që më ra më qafë mua, dhe çimkës që po i bie më qafë zotit Meta.
Tek çimka ime së pari nuk ka asnjë abuzim financiar. Unë e kam ftuar në shtëpi një gocë, e cila për hir të së vërtetës ka ardhur me këmbët e saj deri afër oxhakut tim. As i kam premtuar para dhe as kam harxhuar asgjë nga paret e taksapaguesve shqiptarë. Duke biseduar për të ardhmen e saj, më shkuan padashje duart tek mbërthecka e parë e këmishës së saj dhe aq. Asgjë nuk ndodhi. Vajza iku shëndosh e mirë dhe unë nuk abuzova as me postin dhe as me të drejtën e një mashkulli në shtëpinë e tij.
Por, megjithëse unë nuk cenova interesin shtetëror, nuk harxhova asnjë qindarkë nga paret e taksapaguesve shqiptarë, mua më shkarkoi për 4 minuta.
Si është e mundur që në çimkën që u transmetua dje shikohet fare qartë zoti Meta, i cili flet në çdo minutë për miliona. Ai flet për një gjyq në apel dhe për një bodigard të tij, që duhet t’i mbrojë pasurinë që duhet t’ia marrë Albpetroli, dhe nuk është pak, por rreth 900 milionë lek dhe një objekt. Ai cenon shtetin duke i dhënë tenderin një miku të tij dhe asgjë nuk ndodh. Ai flet për përqindje në rastin konkret 7 për qind dhe për një bakshish prej 700 mijë euro dhe asgjë nuk ndodh.
I nderuar zoti Flamur!
Unë nuk kam më pretendime për tu kthyer tek ai vend pune që isha, por fakti që ju po na trajtoni me disa standarde është shumë fyes. Unë nuk mund ta pranoj kurrsesi që të largohem nga pushteti për një tentim zbërthim kopse, kurse ai që ka “shk…” gjithë shtetin shqiptar të qëndrojë Ministër dhe kryeministri t’i dalë në mbrojtje. Përpjekja e kryeministrit për të thënë që çimka e zotit Meta ishte e montuar, vlen dhe për rastin tim se edhe asaj times i kishin heqë plot pjesë. Por ne duhet të vendosemi në pozita të barabarta para rasteve të tilla.
Rasti i fundit më ka rikthyer kujtimin e dhimbshëm të atyre ditëve kur unë u shpalla armik dhe u mbylla në shtëpi nga turpi për dy muaj, kurse kolegu im Meta del çdo ditë, bile dje dhe në krah të kryeministrit duke folur për perspektivën e shegëve dhe arrave në vendin tonë.
Unë mendoj se kjo është një padrejtësi e madhe që duhet të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndryshe do të detyroni redaksinë e çimkave të krimit të organizuar që të mos publikojë më foto hajdutërie të Ilir Metës, por video që kompromentojnë atë në aferat seksuale. Siç duhet ta merrni me mend, shumë bodigardë të Metës mund të jenë braktisur prej tij dhe mund të kenë dorëzuar në ndonjë redaksi dhe çimka të orgjive të tij me femra. Dhe përfytyroni se ç’tronditje do të pësoni, pasi mos mendoni se janë të gjithë meshkujt delikatë si puna ime. Ai nuk di as të bëjë lajka, por i merr dhe i zhvesh direkt sikur i përdhunon. Kijeni parasysh këtë detaj, pasi nëse nuk vendoset barazia mes palëve, do të keni të vështirë ta menaxhoni këtë situatë. Ju nuk keni treguar konsekuencë, dhe tani partia jonë është në dorë të çimkave. Krimi i organizuar provoi me një çimkë erotike dhe pati sukses në 4 minuta. Provoi me një çimkë financiare dhe nuk po ka sukses. Atëherë i nderuar Flamur, ruhuni dhe kur të shkoni me gratë tuaja se do tu gjurmojnë nga pas në çdo cep. Dhe shumica juaj janë të frustruar seksualisht dhe nuk lënë cep pa e bërë po gjetën rastin.
Këto që po t’i shkruaj, i kam jo vetëm shqetësim personal, por dhe politik, pasi dukemi sikur jemi parti iraniane, ku dënohesh vetëm për seks dhe jo për abuzim me pushtetin. Mbi të gjitha e kam për të mirën e të gjithëve pasi në atë parti, jo vetëm burrat, po sidomos dhe ato pak gra që janë, nuk është se shquhen për korrektesë seksuale.
I juaji përjetë,
Ylli Pango
Comments are closed.
Pse ju duket cudi qe mund te shihni ndonje skene erotike me personazh kryesor Ilir demin. Ku do ti shpenzoje ai energjite hormonale?
Shume e goditur, me ca te verteta te zbukuruara me humor!
Ky vendi yne i shkrete dhe shoqeria jone tragjikomike!
Turp per median shqiptare! Ndoqa gjithe diten lajmet ne shume televizione dhe gazeta dhe po ajo vdekesire lajmesh si cdo dite. Nje lajm si cdo lajm tjeter ordiner. Ajo qe duhet te bente media sot duhet te ishte presion i papushimte deri ne doreheqje te Metes. Kam 15 vite qe i bie kesaj kembane, se faji eshte i medias qe ushqen dhe ushqehet nga kjo politike injorante dhe fshatare. Turp per median ne kete dite ndergjegjesimi per njerezit.
Sal fshatari gjeti prtekstin(ai e dinte videon e Pangos para se te shfaqej ne Fiks Fare) dhe shkarkoi Ylli Pangon, pasi Pangua ishte qytetar, intelektual, tirons ne kulture, dhe beqar i suksesshem. Ndaj Sala po ben te njejeten fushate me ndihmen e PS-se per largimin e te fundit qytetar nga qeveria, ate te Genc Rulit. Inferioriteti i tejskajshem i ketij njeriu nga Vicidoli ka pllakosur PD-ne qe nga thmelimi i saj deri me sot. Sot Sala mund te krenohet duke treguar sesi mund te drejtohet nje shtet vetem me njerez te ardhur nga fshati. Dhe ja rezultati i sotem i vendit nen fshataresine kooperativiste. Nuk ka asnje analize tjeter shterpe per realitetin e sotem ne vend.
Ndersa ky qoftja tjeter, Edi Rama ka tjeter mani perverse, ky do nje qeveri vetem me ndertuesa, pa dallim feje, krahine, race apo ideje, mjafton te kene firma ndertimesh. Ka filluar te shoh endrra tyci duke hapur themelet e pallateve te reja ne taracat e pallateve ekzistuese. Se c’do ndertoje me nje zot e di. Ndaj populli thote: “Njeri gozhdes e tjetri patkoit”
ok,plotsisht dakort
Per sa i perket komenteve tuaja per Genc Rulin. Ky eshte nje shantazh i tipit hoxhist. Ti don qe ta zhveshesh Berishen nga perkrahesit e tij ne qeveri. Sala ishta ai president qe kur lajmet i vinin se Bandat e Vlores me Zan Caushin do te vinin ne Presidence, Ai qendroj aty dhe vetem aty ku ke kishte caktuar populli ne detyre. te gjithe te tjaret mbushen breket. Dhe Bashkim Gazidede iku nga godina e SHIK-ut dhe nuk e di se ku u fsheh. E transportoning me nje furgon te bardhe me xhama antiplumb. Kam qene i pranishem. Pra Sala eshte lider i kombit dhe jo si cimkat e sotme.