Kohët e fundit TV Sandri ka krijuar një profil të vetin për lajmet nga bota. Për shembull ka më shumë se një muaj që lajmet hapen me përmbytjet në Australi, përmbytjet në Gjermani apo dhe djegie të një fabrike fishekzjarresh në Hungari. Mesazhi është i qartë. Doktori e menaxhon më mirë situatën se kryeministrja e Queensland-it, të cilës i kanë ndodhur dhe vdekje njerëzish. Ne nuk na ka vdekë asnjë shkodran. Po ashtu dihet që në Evropë ne jemi vend i parë për gjithçka dhe as mund të krahasohemi me përmbytjet në Gjermani. Po ashtu dhe fishekzjarret që shpërthyen në Hungari na sjellin në mendje se aksidente teknologjike si ai i Gërdecit ndodhin kudo, pavarësisht fatit të keq të njerëzve që ishin aty kur shpërtheu. E vetmja ngjarje ndërkombëtare që nuk ka gjetur jehonë në TV Sandrin, është ikja e presidentit të Tunizisë, Zine el-Abidine Ben Ali. Redaksia është urdhëruar të mos përkthejë asnjë lajm dhe të hiqet fare dhe nga titrat tek ABC News.
Gjithçka u bë pa shumë rezistencë. Më të kënaqur dukeshin spikerët që mezi e shqiptonin emrin e gjatë Zine el-Abidine Ben Ali. Por dje mbasdite e mori Doktori në telefon për të folur për lajmet. Duhej sulmuar Çakali i Top Channel-it me çdo çmim. Sandri, i cili kishte më shumë qejf t’i binte Top Channel-it se Filipit, u rrotullua disa herë.
– Dëgjo zotëri, nuk kam gjë me Top Channel-in, por me Çakallin unë. Jo, ta dish mirë ti, se atë nuk ia fal kurrë unë. Se përmendi emrin tim dhe vuri pika pika, sikur kisha vjedh. Jo zotëri, këtë nuk ja fal. Do ta bësh këtë. Do mbrosh Topin dhe të sulmosh Çakallin.
– Dakord doktor, po më mirë t’i biem Topit se ata të gjithë njësoj janë?
– Jo, nuk janë njësoj. Jo, se kam folur unë, kam mesazhe të tyre në celular që më thonë ne jemi me ty, por s’kemi ç’i bëjmë çakallit. Jo, këtë duhet ta bësh.
– Po le doktor se ata janë legena, se dhe këta të mijtë kështu i dërgojnë mesazhe Edi Ramës, jemi me ty, i thonë, po ç’t’i bëjmë Sandrit.
– Jo Sandër, se nuk është njësoj, se ata mendojnë se mund të më frikësojnë mua, po kjo nuk ka për të ndodhur. Ta harrojnë ata se trembem unë nga çakallët…
Sandri donte të ndërronte temë, dhe për t’i bërë qejfin Doktorit e pyeti se ç’bëhet atje në Tunizi se nuk po e merr vesh dhe nuk ka dhënë asnjë lajm se ishte konfuz.
– Sandër, shiko, më ka çudit ai burrë. Ka qëndru Sandër. Është një njeri i çuditshëm. Ka fitu pushtetin me zgjedhje dhe nuk ia quajnë zgjedhjet, i thonë janë të manipuluara. U thotë eja ti bëjmë prapë, i thonë jo, ti mos konkurro. Po si mund të ndodhë kjo mor zotëri? Ky nuk është as standard perëndimor, nuk mund t’i heqësh të drejtën njeriut të kandidojë!
– Po e ke takuar këtë ti Doktor, shumë emër të gjatë ka Zine el-Abidine Ben Ali…
– E kam taku Sandër. Shiko, të tregoj unë ty, është shumë interesant. E kam takuar në këtë organizatën për vendet e Mesdheut dhe një herë tjetër tek këta frankofonët. Është shumë interesant. Më tha një herë “dëgjo Sali. Ne dhe Shqipëria jemi vende të forta se ne kemi familje të forta. Ne mbështetemi tek familja, tha, ndaj nuk rrëzohemi kurrë. Këta perëndimorët janë të degjeneruar, tha, se këta nuk kanë respekt as për vajzë, as për djalë, as për grua, as për kunat, as për baxhanak, këta janë egoistë. Shiko si janë katandisur tha….
Sandri po dëgjonte i hutuar.
– Qenka burrë i mençur, tha. Gjynah se u arratis më thanë, po ne nuk e dhamë në lajme.
– Jo Sandër, e ke gabim, nuk është arratisur. Është akoma aty. Pashë lajmet. Jo, e ke gabim, nuk ikën lehtë ai. Shiko, ndoshta e ka tepruar, por rebelimi vetëm atë përgjigje do. Jo, atë e ka bërë mirë. Po i hapin burgjet, po i nxjerrin njerëzit në rrugë, nuk duan ta lënë të kandidojë, jo, këtë s’mund ta bëjnë… kupton apo jo?
– Po shumë mirë, të hapim lajmet që nuk është arratisur, tha Sandri…
– Tani, lajmet mos i hapni, por lajmet duhet t’i jepni, mos e injoroni se jeni televizion kombëtar.
– Po qenka burë i mençur ky. Po sa vjet ka në pushtet ky që duan ta zbojnë, tha Sandri.
– Nuk e di tamam Sandër, po aty nga fundi i viteve tetëdhjetë ka ardhur, d.m.th pak më shumë se 20 vjet.
– Po sa ty paska, ç’janë këta pisa që duan ta zbojnë? Jo mo, hap lajmet unë, i q.. robt.
– Sandër, shiko, lajmet mos i hap, por duhet të thuash të vërtetën se nuk është arratisur. Jo, nuk është arratisur. E dëgjova dhe në CNN, nuk është arratisur. Lajmet duhet t’i hapësh me Çakallin. Jo, me atë duhet t’i hapësh. Në fakt ai duhet të arratiset. Jo, nuk ia fal atij.
Comments are closed.
Antena eshte e para qe nis te lexoj ne gazeten Tema,me shkrin se qeshuri.Ju faleminderit dhe te fala Qeverise se Tij tyryryryryryry.
Nje pyetje:A eshte sot zoti Sali Ram Pall Berisha ne diten e tij me te keqe shendetsore?Apo ka patur edhe me heret dite edhe me te keqija?Kush ka patur rastin te jete prane tij per arsye te ndryshme,a mund te ma shuaje kete kuriozitet?A presim perkeqsime te shendetit te tij mendor apo permiresime?Dua pergjigje urgjente…
Me vjen shum keq qe Sandri trajtohet ne ket menyre pasi investitor te ketij Kalibri ne median shqiptare vijne rralle.Ne kulmin e krizes Boterore ne ekonomi zoteria i siper cituar jo vetem qe shtoi numrin e kanaleve televizive per te Shtuar lirine e fjales te promovuar nga miku i tije ne pushtet por zgjeroi investimet edhe ne ndertim pasi shqiperia doli e shkaterruar nga diktatura e ,,Bllokmeneve,,Miku i Sandrit nuk do te arratiset pasi ,,Populli,, eshte i bute dhe me pare i ben dem vetes sesa te perzere ,,Udheheqesin e Kombit,, Censurimi i lajmeve nuk eshte dhe aq problem pasi kjo do te shperblehet me cmimet e Larta te reklamave te Qeverise ne median e Sandrit te cilat paguhen nga xhepa shqiptaresh dhe shkojne ne xhepa Qeveritaresh apo miq te tyre.