Jurnalet e së dielës

15 Janar 2011, 20:50Antena TEMA

Një plakë e moshuar nga Zall Bastari ishte ulur tek bordura afër LSI dhe po shiste vezë dhe disa tufa erëzash. Ilir Meta ishte duke u futur në selinë e LSI dhe e pa plakën me dyshim. Sa hyri brenda, lajmëroi Dylgjerin të merrte masa dhe të verifikohej kush ishte plaka dhe pse shiste vezë afër selisë.

Shkoi Dylgjeri bashkë me dy roje të LSI.

– Nëno, çfarë do këtu ti?

– Ja, po shet nona do ve dhe i kto erëzat. Merri të keqen nona se janë të freskëta.

– Ik këtej nëne se nuk lejohet me shit vezë në trotuar.

– Po pse mi none po më zbon? Ene ju të Edi Ramës qekeni se ai s’të lë me shit në trotuar?

– Po të ishim të Ramës, t’i kishim vezët i kishim gjuajt tek ato xhamat, i tha Dylgjeri, po jena të Metës dhe kemi problem me vezët.

– Uu, qyqja none, po thuji nonës ku është kjo seli e PS të shkoj të shes aty.

Lefter Koka është i vetmi deputet që ka mbetur pa post ministri nga të katër deputetët e LSI që morën mandatin në vitin 2009. Por shumë njerëz të afërm të tij thonë që ai është shumë i qetë për këtë . Vëllai i tij, Nari, i cili e ka pasion politikën, kur mori vesh ndryshimet e fundit në qeveri, i tha:

– Tero, mos u mërzit. Kjo LSi, është e vetmja parti me norma dhe rregulla të qarta. Brenda një viti e gjysëm ka ndërruar tre ministra ekonomie. Me këtë ritëm i bie që pa u mbushur dy vjet të bëhesh dhe ti nja gjashtë muaj ministër.

Lini një Përgjigje