XHUVEL TE PIFSHA DOLLINE!

19 Janar 2011, 20:23Antena TEMA

Nga Arben Duka

O Xhuvel nuk u harrove!

Kujtohesh për gjithë sa jeta

Sa një mal u lartësove

Ti nga shoku Ilir Meta

Ti tani je veç simbol

Ose ndryshe etalon

Dhe nuk ke më ndonjë rol

Sepse vetëm këshillon

Po aspak nuk je larguar

Nga froni i qeverisë

Ti tani je shumëfishuar

Nga Meta i LSI-së

Sa herë themi emrin tënd

Të gjithëve ç’është e vërteta

Menjëherë na vjen ndërmend

Vetëm emri Ilir Meta

Xhuvel të pifsha dollinë

E kishe farën flori

E mbarse dhe LSI-në

Dhe polli qindra si ty

Xhuvel të pifsha dollinë

Të madhe e more famën

Se kur mbarse LSI-në

Polle edhe Luan Ramën

Xhuvel të pifsha dollinë

Unë për ty do bëj bilbilin

Se kur mbarse LSI-në

Polle dhe Petrit Vasilin

Xhuvel të pifsha dollinë

Madhështor do jesh tërë jetën

Se kur mbarse LSI-në

Polle edhe Filloretën

Xhuvel të pifsha dollinë

Se të madhe e pate nderin

Nuk më bën dora të shkruaj

Vetëm për Ylli Dylgjerin

4 komente në “XHUVEL TE PIFSHA DOLLINE!”

  1. Epirioti says:

    Hallall Z. Duka dhe respekte qe nuk e ngacmon Ylli Dylgjerin, se pavaresisht figures, profesionalizmit dhe intelektit te tij, eshte i detyruar te marre ate pagese mujore, dhe madje as ajo nuk i del per familjes e kete e them seriozisht, e te degjuar nga goja e tij. Keshtu eshte kur politika fshatare dhunon ekonomikisht intelektualet e ketij vendi.

    1. ilir says:

      Respekte per z. DUKA. Sa per LSI eshte nje xhenaze qe ka ngelur vetem ceremonia e varrimit ne zgjedhjet me te aferta. Ylli Dylgjeri nuk rri dot pa nje parti, kete pune bente dhe AD eshte kethyer ne leshko, po te iki sa eshte vone.

  2. beli says:

    Xhuvel ne vend te dollise nga vjershetari,une e te gjithe ish-antaret e partise Agrare me sot e nerse ta pifshimin kafen e zeze jo ne shtepi po ne rruge dhe kurre ne Tragjaz e ne Vlore.Kush mbeti pa te thene se ne ndergjegjen tuaj fshihesh tradhetia,hipokrizia cinizmi,mashtrimi,egoizmi,mendjemadhesia dhe brataliteti alla fshatar nga Tragjazi si edhe ofezan ne maje te gjuhes ndaj shokut,mikut,e te krejt ambjetin qe ke vegjetuar mekto njolla te zeza ne shpirti tend te qelbur.Ti nje tradhetar dhe renegat i pa shembullt te historine e krijimit te partise Agrare nga personalitete te shquar e te devoteshem te partise Agrare,Ata do te jene te nderuar ne aktivitetin historik te partise,kurse ti agjent dhe bajloz i zi do mbulohesh me tup per jete e mote.Ti je shkaktar ogurzi qe shkaterrove Partin Agrare.Ti keqene e je tani qe vodhe votat e partise socialite qe u bere deputet.Ky korrupsion te shtyri per te tjera oferta korruptive ,si prerja e pyjeve dhe shitja e lendes se drurit me sekseret e tu ne cdo rreth te shqipreise.U nxifsh njehere e mire me tymin e gomave dhe shpetofte shqiperia nga ty e nga me ata qe je lidhur kembe e koke me Meten e me Saliun.Jeto is mjeran nen breket e pordhet qelbura te atyre.Lepi ate qe vjellin ata dhe si nje tradhetar e trafikant te peshkut e lendes se drurit nuk ke sy e faqe te dalish perpara publikut agrar nese ka ndonje qe e quan veten te tille per nje fare intresi vetiak qe te ndjek nga pas si lagua. Edhe dicka po te them.Ti u martove me Meten dhe Meta u martua me Berishen,Te tre ju hani ne nje grazhd te felliqur per kohesh dhe nuk u ze gjumi per te grabitur kush me shume pasurin e vendit.Por nje dite e mire per shqiptaret,kurse per ju dite e keqe do ti paguani nje me nje.Ty xhuvel te mbyti turpi,por mesoje se hajduti sa te jete gjalle nuk ka turp as nga vetia e as nga shoqeria.Te ka plasur cipa e ballit.

  3. Frederik says:

    O Xhuvel te vrafte buka ,
    more dhemb nga Arben Duka ,
    ty te pollen dhe ti polle ,
    faren e miut soj e nxorre ,
    O Xhuvel pisllek – madheshtia
    me ty mburret dhe LSI-a ,
    me ty mburret dhe Saliu ,
    i mallkuari diteziu ,
    çdo hale ngaterroi , ngacmoi
    sa xhuvelizmin zbuloi ,
    i shkon hak dhe i shkon mire,
    se dhe vete eshte i peshtire ,
    o Xhuvel Sali Ilir ,
    merrni torbat me te mire ,
    thyeni qafen qe pa gdhire ,
    nese s’doni te kuptoni ,
    do jete vone kur ta mesoni ,
    se kete rradhe s’ka meshire,
    per Sali Xhuvel Ilir.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje