Flamuri shpresë tek qentë e Lulit për demonstratën

20 Janar 2011, 22:34Antena TEMA

Ditë e djeshme ishte më e lodhshme për Flamurin. Ishte bërë një rrëmujë e vërtetë. Opozita kishte paraqitur itinerarin e lëvizjes së saj dhe ishte e tmerrshme. Ata i binin të lëviznin në gjithë Tiranën. Filloi ta studionte me kujdes. Shqetësues ishte rruga nga Stadiumi Dinamo në Bulevard. Nuk dinte masat konkrete të Lulit ndaj e thirri atë me urgjencë.

-Mos ki merak. Çdo gjë ën rregull tani. Kaq desha. Tani çdo gjë në rregull. Tani ta shikojnë ata…

-Çfarë ke bërë i tha Flamuri. Çfarë e ke gjithë këtë siguri?

-Dy gjëra të forta. 150 qenë kufiri dhe 150 kamera. E kupton ti cu bëjmë atyre apo jo? I shikojmë në kamera. Kush fut duart ën xhepa i dërgojmë qenin. Çdo kamerë ka një qenë në dispozicion. Kush dyshohet, ja tregojmë qenit në kamerë dhe ai shkon e gjen.

-Qenka e fort kjo tha Flamuri. Po sikur ta ngatërroj qeni?

-Jo i kemi stërvitur. U kemi fut cipin e pasaportave biometrike. Dmth qeni e njeh nga retina e syrit agresorin. Ne i japim klik në kamerë dhe qeni e fikson.

-Hajde Lul hajde. Ku i paskemi pas këta qen mo burrë dhe herë tjetër. I madh je.

-Tani s’kan ku lëvizin. E kam bërë blindë Tiranën. Kemi vënë katër qenë dhe katër kamera rrotull LSI. Aty s’bëjnë dot asgjë. Dhjet qenë tek shtëpi e Doktorit. Katër rrotull pallatit dhe gjashtë nga një ën çdo kat. As aty s’prek njeri gjë. 4 qenë i donte Zeni për punë të tija ja dhashë atij. Vetëm e porosita ti bënte stërvitje dhe natën sonte. Se e harrojnë ushtrimin ata. Kemi marrë gjithë masat s’kan ku shkojnë. Ah se harrova. Kemi vënë qenë dhe tek pallati i Ilir Metës.

-Atëherë çfarë rreziqesh të tjera ka. Përse të interesohem unë.

-Ka vetëm një rrezik. Ka një plan djallëzor opozita. Duhet të kemi kujdes.

-Fol çfarë duhet bërë.

-Është parë ky Eduard Shalësi me Taulant Ballën tek Conad-i sot po blinin ushqim për qen me shumicë. Kam frik se duan të gënjejnë qentë dhe tu hedhin ushqim. Kam frik se do na ngordh ndonjëri se mund ti hedhin helm brenda ata.

-Ke të drejt tha Flamuri se ata janë dhe të brumosur nga Filmi Tomka dhe shokët e tij.

-Jo se kanë nga filmi, por duan të më sabotojnë mua. S’u kish shkuar mendja fare tek qentë. I kam kap në befasi.

-Po tjetër carë rreziku ka tha Flamuri. Për këtë po marrim masa. Kë shikojmë me kanace për ushqim për qentë e arrestojmë. Tjetër çfarë rreziku ka

-Tjetër ka rrezik qenët fallto. Ky Eduard Shalësi dje u ka dhënë urdhër gjithë rojeve të Bashkisë të mbledhin qentë rrugaçë nëpër Tiranë dhe ti lëshojnë nesër në Bulevard. Njerëzit do kujtojnë që janë qentë e kufirit dhe do tu turren. Ata janë qenë zagarë dhe do ikin. Kështu njerëzit mund të trimërohen dhe kur të lëshojmë ne qentë e vërtet të mos ketë efekt.

-Kjo qenka lojë e ndyrë tha Flamuri. Me këtë duhet pas kujdes. Ku të shikohen qentë e rrugës të vriten sonte natën. Natë e Bartolemeut do jetë për qentë e rrugës. Duhen vrarë 200 qenë të jemi brenda.

-Këtë e kam frik tha Luli se mos dëgjohen krisma dhe na çohen njerëzit që sonte natën se mendojnë që filloi lufta.

-Atëherë tu hedhim ushqim të helmuar tha Flamuri dhe nesër ët jenë të ngordhur të gjithë.

-Jo se kemi sjellë këta rezervistët që do përdorim ën rast trazirash dhe janë rrugëve natën. Gjejnë ushqimin në kanace dhe e hanë se mendojnë se është për njerëz se nga fshati janë dhe nuk dinë gjë.

-Ah ke të drejt tha Flamuri. E di se nga fshati im i kam sjell. Po si t’ia bëjmë.

Duhet bërë kujdes nesër tha Luli. U kam thënë policëve, po nuk pat qenë me uniformë zbojeni nesër. Aje duhet pas kujdes. Po na dështoi skena e qeneve, morëm fund. Aty e kam gjithë suksesin. Dhe tek kamerat. Kam vënë kamera në çdo cep. Nuk na shpëtojnë dot…

– Or Lul, se ti ke qenë refugjat, po ku pjerdh mileti nga kamerat. E di ti në sa kamera janë këta djemtë tanë dhe ja ku i ke, s’i ka gjetë gjë. Thuaj ishallah s’kanë mendje të keqe.

– E kam bërë blindë Tiranën Flamur, s’kanë ç’bëjnë. Kam vënë kamera. Kam kamera tek pallati im, kamera tek pallatet e Doktorit, kamera tek pallati i Ilirit, s’kanë ç’bëjnë. Kemi dhe qentë pastaj.

– Apartamentin tënd e ke siguruar apo jo?

– Po unë gruan dhe fëmijën i kam çuar në Holandë, por dhe pallatin e kam siguruar. Ti e di që unë kam gjëra të shtrenjta. Më ka prish punë dhe ai Fevziu se ka thënë në një intervistë që vetëm pirunët më kushtojnë 12 mijë euro.

– Hajt mo burrë se nuk vjedhin pirunë  ata se nuk ua dinë vlerën. Shiko mos të marrin ndonjë lek gjëkundi.

– Jo, lekët i kam në bankë, po jo në emër tim. I kam në Holandë, s’ka problem.

– Shiko, dhe ai burri është mirë të mos shkojë në zyrë nesër se mos provokohen po doli në dritare.

– Mirë se i them unë teta Lilit t’i bëjë një sms dhe të mos dalë.

-Ok më qetësove me këto masat. Paske punuar vërtet. Vetëm këtë punën e qenëve kam frik mos na dështoj. Do kenë marr ndonjë masë ata patjetër. Se dhe ai Rama e përmendi në Tv . Ose kanë ble ushqim me helm, ose do kenë marë qenë fallto. Duhet kujdes nesër. Hajt natën.

3 komente në “Flamuri shpresë tek qentë e Lulit për demonstratën”

  1. Frederik says:

    Per t’u mbrojtur lehte nga qente eshte e zgjidhur. Kush mendon se do te perballet me ta, te perdore pallton e tij , mundesisht te mos ta kete te re se edhe mund t’i griset , apo rrobe te gjere e cila te kete njefare trashesie . Me t’u afruar qeni ta hape ate para vetes se vet dhe me tendence qe t’ia hedhe qenit ne koke per t’i bllokuar pamjen , por pa e leshuar nga frika nga dora. rroba rri ne dore. Qente ne pergjithesi e kuptojne kurthin dhe preferojne te terhiqen , por dhe nese sulmojne ata do te kafshojne rroben qe rri para trupit si toreadoret per mbrojtje dhe nese eshte nje i dyte i shoqeruar me te ,me te njejten gje pra rrobe, sulmon qenin qe t’i hedhe ate , rroben mbi koke dhe keshtu ben qe te neutralizohet lehte qeni.

  2. bbb says:

    ORE PSE NUK NXJERR SALA QENIN ILIR META SE AI KA KAFSHIM TE MADH SE KA GOJE QENI

  3. Nabukodonosor says:

    Nuk mbahet populli me qen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje