Flamurit i mbërrijnë faktet e para për grushtin e Shtetit

26 Janar 2011, 18:39Antena TEMA
Flamurit i mbërrijnë faktet e para për grushtin e Shtetit

Pas thirrjes publike të doktorit për të marrë fakte nga populli rreth grushtit të shtetit kundrejt pagesës, letrat filluan të vërshojnë në zyrën e Flamurit. Roja i PD filloi të bëjë biznes me zarfet duke i hapur ato dhe duke u dorëzuar gjysmat si të vetat. Kishte lloj- lloj lajmërimesh. Për shembull një qytetar kishte parë  nga afër një puçist, i cili e kishte pyetur tek Stadiumi Dinamo se si kalohet për të dalë në Bulevard. Qytetari e kishte pyetur se pse do shkosh në bulevard dhe puçisti i paskësh thënë “do rrëzojmë Salën”. Këtë e hoqi mënjanë si fakt të fortë. Një tjetër dëshmonte se kish parë një ditë Skënder Gjinushin vetëm në rrugë dhe e kishte ndjekur nga pas se ku do të shkonte. Më në fund kishte parë se ai kish hyrë në një kafe afër Kuvendit dhe ishte takuar me Gramoz Rucin ndërkohë që ky i fundit ishte duke folë në telefon e Edi Ramën. Kjo vërtetonte skenarin Rama- Ruçi- Gjinushi.

Flamuri i seleksiononte letrat sipas tematikës dhe njoftonte menjëherë për diçka të rëndësishme Doktorin.

Por zbulimin më të madh e kishte bërë një faqe në internet e quajtur Këshilli i Ministrave. Ajo kishte zbuluar se Doktori  kishte urdhëruar që Ina Ramës t’i përgjoheshin gjithë telefonat dhe sms-të e ditëve të fundit. Konstatimi i parë ishte tronditës. Në fund të çdo sms Ina shkruante “Puç, puç”. Kjo nuk linte pikë dyshime që ajo po fliste për një puç. Problemi tani ishte nëse kjo faqja e internetit duhej shpërblyer ose jo.

Pas gjithë këtyre dilemave Flamuri vendosi të bisedojë një herë me Jozin për këtë çështje.

I shpjegoi asaj gjithë letrat e ardhura që japin fakte të forta për grusht shteti, por dhe për sms-të e Ina Ramës që përfundojnë me fjalët “Puç, puç”.

– Kjo keka kulmi, tha Jozi.. D.m.th ajo shkruka në çdo sms puq, puq, dhe na e lame akoma në zyrë? Po ky është kulmi mar Flamur, ne kena marr fund si pushtet. Si mor e kena kap me presh në dorë duke shkrujt puq, puq dhe e kena lënë akoma aty?

– Puç me ç çekani, jo ç qeni, tha Flamuri. D.m.th puç tamam.

– Po mar Flamur, e di që me ç çekani është, por kjo është skandal. Si me e lanë atë akoma aty mar Flamur. Duhet me fol me atë Ed Halimin dhe me e ba përnjiherë atë raport me e shkarku atë prej asaj detyret. Ai president po të dojë ta mbajë, po të dojë ta shkarkojë, se gati i kena votat, e shkarkojmë dhe atë.

– Desha me të pyet, tha Flamuri, si me ja bë për këto shpërblimet që u kemi premtuar këtyre që po japin faktet se na mbytën faktet. Nuk e ke idenë sa shumë denoncime ka. Po të tregoj vetëm një fakt. Çuam një nga Devolli të rrinte ne kat të katërt aty ku rrinin gazetarët. I dhamë dhe bukë, domate dhe djathë me vete që të dukej i varfër. Ai kishte dëgjuar gazetarët me veshët e tij që i kanë thënë dikujt kur u hap dera e kryeministrisë: Shko tek dera e kryeministrisë, bëj shurrën dhe do t’i themi Edi Ramës të bëhesh drejtor dogane kur të marrë pushtetin. E kupton apo jo çfarë plani kanë pasur? Kanë dash me na pshurrë pushtetin.

– Kjo keka skandal mar Flamur. Duhet me gjetë urgjent emrin e tij. Kjo keka e fortë shumë. Po pse s’ka shku mar Flamur, a ka thanë gjë ky njeriu që keni infiltru ju aty?

– Eh, ai thotë divcka qesharake, që s’ta them dot se më vjen zor, por me siguri që ka qenë kod. Duhet të zbërthejmë Kodin.

– Çfarë ka thanë mor, thuje, po të vika zor prej atyne puqistëve?

– Ka thënë nuk shkoj dot se më filmojnë dhe nuk e kam aq të madh sa të mburrem. Do më tallin shokët…

– Hiiihaaaahiii, keka debil mor Flamur. Mirë e ke, duhet me kenë kod njikjo. Nuk ka mundësi mar Flamur mos me zbatu urdhrat e Edi Ramës ai njeri. Duket qartë që është linjë e Ramës se ata zhvishen në plazhe mar Flamur. Ky u dashka me shpërbly.

– Ky kollaj se është nga Devolli dhe jep lek Ridvani, por çfarë tu bëjmë këtyre të tjerëve?

– Jo Flamur, tek ky duhet me këmbëngul. Krejt paska kenë Kod. Ai do zhvishej para derës së kryeministrisë, gjoja me pshurrë derën e Sali Berishës dhe të tjerët do hyjshin mrena. Me siguri kështu ka kenë Flamur. Këta duhet me e zbardh. Duhet me ja dhanë dhe Ed Halimit, me e pasë si dokument kryesor. Paska bërë punë të madhe ai informatori. Bravo i qoftë. S’duhet me pas marre me e tregu dhe publikisht. Leni ato e ka të madh, e ka të vogël se nuk e han njeri. Ajo është kod. Këtë duhet me e denoncu. Dhe atë plehnën që shkruka në fund të çdo mesazhi puq- puq, dhe ajo keka tinzare. Po ky keka më tinazar. Duhet me e dënu patjetër. E gjetme Flamur. Duhet me e  zbardh këtë raport dhe me ja dhënë këtij Lajçek. Duhet me e ditë. Dhe duhet me ja përkthy mirë, mos me e përkthy fjalë për fjalë, por me ja përkthy kuptimin që kjo është Kod. E kena kapë. Bravo të qoftë. He plehna. Ka dash me dhënë komandë me hy në kryemsintri dhe prapë me njeri të zhveshun. Si nuk din me bo gjë tjetër send ky njeri mor zot veç me u zhvesh. Ku-ku nëne ça na ka gjetë. Bashke me atë shtrigën që shkruka puq- puq. Krejt duhet me i dënu.

2 komente në “Flamurit i mbërrijnë faktet e para për grushtin e Shtetit”

  1. odi says:

    Duhet me kape gjysmen e Tiranes qe prej thuajse nje viti i perfundojne mesazhet e tyre me “Puc, Puc”
    e forte kjo , fantastike ! Jane te gjithe pucista, ha.. ha..ha..

  2. mendertafuti says:

    Ky eshte Origjinali i takimit Jozi-Flamur:

    Flamurit i mbërrijnë faktet e para për grushtin e Shtetit

    Pas thirrjes publike të doktorit për të marrë fakte nga populli rreth grushtit të shtetit kundrejt pagesës, letrat filluan të vërshojnë në zyrën e Flamurit. Roja i PD filloi të bëjë biznes me zarfet duke i hapur ato dhe duke u dorëzuar gjysmat si të vetat. Kishte lloj- lloj lajmërimesh. Për shembull një qytetar kishte parë nga afër një puçist, i cili e kishte pyetur tek Stadiumi Dinamo se si kalohet për të dalë në Bulevard. Qytetari e kishte pyetur se pse do shkosh në bulevard dhe puçisti i paskësh thënë “do rrëzojmë Salën”. Këtë e hoqi mënjanë si fakt të fortë. Një tjetër dëshmonte se kish parë një ditë Skënder Gjinushin vetëm në rrugë dhe e kishte ndjekur nga pas se ku do të shkonte. Më në fund kishte parë se ai kish hyrë në një kafe afër Kuvendit dhe ishte takuar me Gramoz Rucin ndërkohë që ky i fundit ishte duke folë në telefon e Edi Ramën. Kjo vërtetonte skenarin Rama- Ruçi- Gjinushi.

    Flamuri i seleksiononte letrat sipas tematikës dhe njoftonte menjëherë për diçka të rëndësishme Doktorin.

    Por zbulimin më të madh e kishte bërë një faqe në internet e quajtur Këshilli i Ministrave. Ajo kishte zbuluar se Doktori kishte urdhëruar që Ina Ramës t’i përgjoheshin gjithë telefonat dhe sms-të e ditëve të fundit. Konstatimi i parë ishte tronditës. Në fund të çdo sms Ina shkruante “Puç, puç”. Kjo nuk linte pikë dyshime që ajo po fliste për një puç. Problemi tani ishte nëse kjo faqja e internetit duhej shpërblyer ose jo.

    Pas gjithë këtyre dilemave Flamuri vendosi të bisedojë një herë me Jozin për këtë çështje.

    I shpjegoi asaj gjithë letrat e ardhura që japin fakte të forta për grusht shteti, por dhe për sms-të e Ina Ramës që përfundojnë me fjalët “Puç, puç”.

    – Kjo kenka kulmi, tha Jozi.. D.m.th ajo shkruka në çdo sms puq, puq, dhe na e lame hala në zyrë? Po ky është kulmi mar Flamur, ne kena marr fund si pushtet. Si mor e kena kap me presh në dorë duke shkrujt puq, puq dhe e kena lënë akoma aty?

    – Puç me ç çekani, jo ç qeni, tha Flamuri. D.m.th puç tamam.

    – Po mar Flamur, e di që me ç qekani është, por kjo është skandal. Si me e lanë atë hala aty mar Flamur. Duhet me fol me atë Ed Halimin dhe me e ba përnjiherë atë raport me e shkarku atë prej asaj detyret. Ai president po të dojë ta majn, po të dojë ta shkarkojn, se gati i kena votat, e shkarkojmë elle atë.

    – Desha me të pyet, tha Flamuri, si me ja bë për këto shpërblimet që u kemi premtuar këtyre që po japin faktet se na mbytën faktet. Nuk e ke idenë sa shumë denoncime ka. Po të tregoj vetëm një fakt. Çuam një nga Devolli të rrinte ne kat të katërt aty ku rrinin gazetarët. I dhamë dhe bukë, domate dhe djathë me vete që të dukej i varfër. Ai kishte dëgjuar gazetarët me veshët e tij që i kanë thënë dikujt kur u hap dera e kryeministrisë: Shko tek dera e kryeministrisë, bëj shurrën dhe do t’i themi Edi Ramës të bëhesh drejtor dogane kur të marrë pushtetin. E kupton apo jo çfarë plani kanë pasur? Kanë dash me na pshurrë pushtetin.

    – Kjo keka skandal mar Flamur. Duhet me gjetë urxhent emnin e tij. Kjo kenka e fortë shumë. Po pse s’ka shku mar Flamur, a ka thanë gja ky njiri që keni infiltru ju aty?

    – Eh, ai thotë divcka qesharake, që s’ta them dot se më vjen zor, por me siguri që ka qenë kod. Duhet të zbërthejmë Kodin.

    – Çfarë ka thanë mor, thuje, po të vika zor prej atyne puqistëve a?

    – Ka thënë nuk shkoj dot se më filmojnë dhe nuk e kam aq të madh sa të mburrem. Do më tallin shokët…

    – Hiiihaaaahiii, keka debil mor Flamur. Mirë e ke, duhet me kenë kod njikjo. Nuk ka mundci mar Flamur mos me zbatu urdhnat e Edi Rams aj njiri. Duket kjartë qi asht linjë e Rams se ata zhdeshen në plazhe mar Flamur. Ky u dashka mu shpërbly.

    – Ky kollaj se është nga Devolli dhe jep lek Ridvani, por çfarë tu bëjmë këtyre të tjerëve?

    – Jo Flamur, tek ky duhet me këmbëngul. Krejt paska kenë Kod. Ai do zhdeshej para derës së kryministrisë, me demek me pshurrë derën e Sali Berishs dhe të tjerët do hyjshin mrena. Me siguri kështu ka kenë Flamur. Këta duhet me e zbardh. Duhet me ja dhanë dhe Ed Halimit, me e pasë si dokument kryesor. Paska ba punë të malle ai informatori. Bravo i kjoftë. S’duhet me pas marre me e diftu dhe publikisht. Leni ato e ka të mall, e ka të vogël se nuk e han kush ate. Ajo asht kod. Kyt duhet me e denancu. Dhe atë plehnën që shkruka në fund të çdo mesazhi puq- puq, dhe ajo keka tinxare. Po ky keka më tinxar. Duhet me e dënu patjetër. E gjetme Flamur. Duhet me e zbarll ket raport dhe me ja llane këtij Lajçekit. Duhet me e ditë. Dhe duhet me ja përkthy mirë, mos me e përkthy fjalë për fjalë, por me ja përkthy kuptimin qi kjo asht Kod. E kena kapë. Bravo të kjoftë. He plehna. Ka dasht me llanë komandë me hi n` kryministri dhe prep me njiri të zhdeshun. Si nuk din me ba gjë tjetër send ky njiri mar zot veç me u zhdesh. Ku-ku nane ça na ka gjet. Bashke me atë shtrigën që shkruka puq- puq. Krejt duhet me i dënu.

    PS:Per shqiperime dmth dialektime te tjera kontakt: [email protected]

Comments are closed.

Lini një Përgjigje