Dje qysh në mëngjes Flamuri nxitoi tek Doktori. I kërkoi me urgjencë ta priste në zyrë se do t’i tregonte një ëndërr të keqe që kish parë. Kish kohë që shikonte ëndrra të ngjashme, po ajo që kish para gjatë natës së kaluar e kishte tronditur fare. Doktorin e gjeti në zyrë me buzë të plasur përsëri.
– S’i shkoi kjo dreq buze akoma, tha me vete. Ja plasi buzën ky kriminel.
– Çfarë ke parë, ma trego, i tha Doktori në dukje i qetë.
– S’di se nga ta filloj Doktor, i tha Flamuri. Mos ma merr për ters çfarë do them se ëndërr ishte, por dua të të tregoj si e pashë.
– Fol pa merak, mos ki frikë, i tha Doktori. Nuk trembem nga ëndrrat unë. Thjesht dua të dëgjoj.
– Ma bë hallal Doktor se ti e di që as unë nuk trembem, por dua të ta them si e pashë. Bile ndodnjë fakt mund ta çojmë dhe në Komisionin Hetimor.
– Patjetër po fillo, i tha Doktori.
– Mu bë sikur ishim bashkë në Bulevard dhe ishim në protestë. Donim të rrëzonim qeverinë. Unë isha si në gjemba pasi thosha çfarë qeverie do rrëzojmë ne, ne në qeveri jemi. Pastaj ti më kapje dorën dhe më thoshe do ta rrëzojmë, do ta rrëzojmë. “Puçistë, s’keni ku futeni”, “Komunistë-puçistë”, “Poshtë Tom Doshi”, “Poshtë Saimir Tahiri”, “O Spartak, o zagar, do të varim në litar”… S’e ke idenë si bërtisnim. Pasaj më kapte një si makth dhe thosha, po cne puçista këta, ne jemi në pushtet, po ti më kapje nga dora dhe më thoshje “vazhdo, vazhdo, bërtit”. Pastaj u ulën grilat në kryemsintri dhe doli gjithë qeveira në dritare. Kryeminsitër ishte Edi Rama, Ministër i Brendshëm Tom Doshi, Ministër Kulture, Preç Zogaj, Ministër Drejtësie, Spartak Ngjela, Buxheti 2 milionë dollarë. Këtu u gëzova. Me kaq lek s’bëni dot asgjë, i thashë. Ne vetëm për Rrugën e Kombit kemi prish 1 milard dollarë dhe na rrëzuat. Do tu çojmë për lesh, u thashë. Ti më nxisje “vazhdo, vazhdo”. Unë bërtisja fort. Pastaj mu bë sikur ti më hoqe mënjanë dhe më the, “ik ti Flamur, vazhdo se do rrijmë ne këtu”. Mua më dërgove të rrethoj shtëpinë tënde se mos e sulmonin puçistët. Shkova të merrja policë, më thanë jemi me puçistat. Atëherë mora ca policë privatë nga të Bashkimit dhe i vura të ruanin shtëpinë. Pastaj vajta të kontrolloja brenda si ishte situata. Kur pashë Zenin me 100 valixhe që po bëhej gati të ikte. Gruan dhe fëmijët i kam nisur, tha. Do iki dhe unë.
– Po ç’i do gjithë këto valixhe, i thashë, pse të duhen gjithë këto…
– I marr kot, më tha, që të pëlcasin nga inati se ne lek nuk kemi se kemi blerë toka.
U ngjita dhe tek Arbri dhe ai ishte i qetë. Unë nuk iki, tha. S’kanë ç’më bëjnë se unë investimet i kam në bregdet. Këta s’kanë aq pare të inevstojnë atje.
U ktheva i sigurt tek ty në bulevard të të qetësoja, kur nuk të gjeta. Pyeta Aldo Bumçin ku është Doktori, më tha ka ikur tek Presidenca se atje qenka e keqja kryesore. Erdha aty dhe të gjeta ty me Eduard Halimin duke bërtitur “O Bamir, o puçist, edhe ti je komunist”. Pastaj na pihej një kafe dhe pashë që vrapoi Buajr Nishani me një tabaka në dorë dhe na solli dy kafe menjëherë.
– Po ty sikur të dhemb dora, i thashë.
– Jo, tha, por i kam instiktet e kamarierit që kur kam punuar tek Flutura.
S’di ç’të të them Doktor. Mu bë rrëmujë krejt ëndrra. Më e keqja ishte kur u zgjova. Nuk dija a kisha parë ëndërr apo jo. Më kapi një makth i paparë. Çudi e madhe, Ina Ramën s’e pashë në ëndërr. Kam frikë të shikoj ëndrra me gra kur fle me gruan se kam hall se m’i shikon dhe ajo gratë dhe thotë ç’punë ke me to. Tani ti merre si të duash, po unë të tregova të vërtetën.
– Flamur, ke bërë mirë që ma the. Shiko, këto nuk janë ëndrra, por janë të vërteta. i di të gjithë këto. Kanë pagu lek me më rrëzu, kanë pagu 2 milionë doallrë, kanë bërë qeveri hije, kanë stërvit trupa në Pezë kundër meje, kanë blerë Bamir Topin dhe Ina Ramën, kemi kapë planin A, planin B, dhe planin miks që po zbatojnë. Jo, bëre mirë që ma the. Nuk ke pa ëndërr. Jo, jo. Është lodhje truri nga inormacioni dhe do kesh dremitur. Jo, bëre mirë që m’i the. Ja do të dal tani në konferecnë shtypi dhe kam për t’i thënë të gjitha këto. Jo, janë të vërteta. S’kam asnjë dyshim. Jo, bëre mirë që m’i the. Kanë bërë puç, duan karrigen time, duan zyrën time, duan shtëpinë time, duan tokat e mia, duan paratë e mia, duan kokën time…, jo, s’ua jap kurrë. Jo, kurrë. Jo, ta dinë mirë. Jo, ke të drejtë…