Kur ngrihet populli

28 Janar 2011, 21:54Antena TEMA

Nga Arben Duka

Dy fjalë të thjeshta,

Nga të gjithë dihen

Kur ngrihet populli

Diktaturat bien

Diktaturat kanë

Zjarrin dhe plumbin

Por nga ai zjarr

Do të prekin fundin

Se këtu akoma

Vdekur trimat s’kanë

Dridhuni padronë

Dridhuni tiranë

Se kur t’ju duhet

Nuk do gjeni vrimë

Se vigani popull

Shkruan historinë

Të drejtën e Zotit

Veç ai e ka

Veç me vegjëlinë

Nuk bëhet shaka

E keqja pak kohë

Jetën e sundon

Po në fund të fundit

Populli fiton

Po në fund të fundit

Triumfon e mira

Kur populli thyen

Pranga e zinxhira

S’është e largët dita

Keni për ta parë

Do fshihen si minjtë

Kusarë e zagarë

Ata që tregojnë

Plumbat dhe fishekët

Nuk do të kenë kohë

Të ngrejnë as brekët

Gjithë ata që sot

Duken të paprekur

Do bien në gropë

Me një zë të mekur

Ata që tani

Flasin si bilbil

Do tu iki zëri

Do bëhen jeshil

4 komente në “Kur ngrihet populli”

  1. Frederik says:

    Lum si ti i nderuar Arben , qe krijimet e tua te vyera jo vetem sherojne plaget , por ti hyre ne librin e historise si nje pene e arte dhe sheronjese.

  2. xenilirise says:

    Zoti Duka,
    Nje sugjerim modest!
    Mjaft shkrojte per maskarenjte, qe edhe duke i share e parodizuar ua “ngre” vleren!
    Shkruaj nje HIMN, per ata 6 femije, jetimet e tre Deshmoreve te 21 Janarit, qe me dhimbjen, lotet, varferine e mbi te gjitha me dinjitetin qe shfaqen dje, i treguan BOTES (te shpresojme edhe “miqve” tane) anen tjeter te medaljes, si per ta kujtuar ate se ngjarjet e 21 Janarit kane vetem 1 AUTOR, dhe jo dy bashkefajtore!
    Le tu japim atyre femijeve sot, se paku nje kenge, sepse jemi te pafuqishem tu rikthejme ne jete prinderit, qe protestuan kunder dhunes dhe korrupsionit, qe ata te kishin nje jete me te mire.

  3. VL says:

    ik o Arben se ashtu thoshin per komunistat ne 90n e tani gjithe kelyshet e tyre prape jane ne poste politike e sju be asgje. Vetem veten tone vrasim me kete dhune qe ti po lavderon.

    E harruat ju 97n – doni akoma dhune. ??? Nuk thoshte Fatos Nano se do tju a jepnin leket ??? I moret gje ??? U vrane qindra njerez per Fatos Nanon – mos beni te njejten gje me Edi Ramen.

  4. saimir says:

    I nderuar poet .Te kerkoj shpirterisht nje poeme per “Burrat e shtetit”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje