Nga Arben Duka
Nga humori kemi
Dhe lajme të mira
S’na lë thatë Saliu
Plot me marrëzira
Kryetar Halimi
Për hetim e mori
Ndaj u bë Berisha
Kombinat humori
Ndaj dhe thamë që kemi
Plot lajme të mira
Se nga ajo gojë
Dolën plot çudira
Sala sheh një dele
Dhe thotë që është mushkë
Shikon një ombrellë
Dhe e quan pushkë
Shikon bukë të vogla
Kulaçë e simite
I quan kallëpe
Plot me dinamit
Shikon ca shkopinj
Dërrasa e tallash
Thotë që pa dyshim
Ishin me kallashë
Ç’ka në kokë Saliu
Kurrë nuk mund ta gjeni
Shikon Edi Ramën
Thotë është Bin Ladeni
Qyfyre mëngjesi
Dreka edhe darka
I ngjan Ina Rama
Mu si Zhan D’Arka
Nuk ka të pushuar
Ajo gjuhë nure
Stilolapsin tim
E quan kobure
Po do të gajasesh
Presje mos i hiq
Mbreti ynë ka dalë
Fare lakuriq
Ka dalë lakuriq
Dhe s’e sheh njeri
Fat të madh që pate
O moj Shqipëri
Se dhe po të mbetesh
Pa bukë e ujë fare
Të paktën do kemi
Një estradë pa pare
Comments are closed.
Sheme e bukur.
Zoti Mero,
Si “guxon” ky Duka te tallet keshtu me Luigjin XIV, Komandantin Suprem, Kryeministrin, Presidentin, Prokurorin e Pergjithshem, Gjeneralissimon tone te Lavdishem?
Kot e ka Muç Nano qe qahet se nuk e kane perfshire ne grupun tuaj te 4 gazetareve “puçiste”. Une te lutem qe kete poet-flori jo vetem ta pranoni me urgjence ne grupin tuaj po, mundesisht duke zbatuar rregullat demokratike ,ta katapultoni pa vonese edhe kryetar te grupit.
Hallall i qofte frymezimi, po na kenaq pothuajse perdite.
Duka i krimit godet kryeministrin, kryeprokurorin, kryetarin e shikut, presidentin, lartemadhenine e tij, mbretin e shqiptareve, Saliun e pare dhe te fundit. Faljua o Sal se nuk dine cfare bejne….
Je i madh Arben Duka.
Sic po vene punet pucistat po shtohen per dite..Larg qofte se mund te futemi edhe ne ne grupin e pucisteve..forumistat!
Pse e hoqet ate te Cilit. Ishte shume e bukur! Cili eshte djale moderator, ai me siguri e ka kuptuar qe sbehet fjale vete, per te. As per Cilin personalisht… Ai ben fjale per modelin “Cili”, qe kerkoj ndjese, por do mbetet fenomeni i lolos moderne ne Shqiperi. Ai mund te ishte quajtur edhe modeli “Hoxha”, Modeli “Sandri”, modeli “Zheji”, apo modeli “Fevzo”, por tani ashtu mesa duket i rimonte mire Dukes, keshtu qe si kemi faj… Ne fakt, emertimi i ketij fenomeni s’duhet te kishte emrin “Cili”, se ne fund te fundit, Cili vete mbetet nje model per tu admiruar, se ka momente qe edhe rreshket dhe thote te verteten…
Pa harruar modelin “Frrok Çupi” qe ka marre huqet e Berishes. Le qe flet brockullat e tij, por ka filluar dhe shan si pa gje te keq, sikur e kane thirrur ne studio per te pasuruar fjalorin e rruges. Do vij dita qe keta sahanlepires qe e mbajne veten si analiste do lepijne ato qe po vjellin tani, por atehere s’do kete kush deshire t’i degjoje e shohi, do i gezohen perfitimeve te momentit, por do largohen nga kjo bote si nje tufe e harruar mediokresh qe grin sallate per te “ngritur lavdine” e nje krimineli me emrin Sali Berisha, te nje bosi mafioz me emrin Fatos Nano dhe te nje matrapazi si Ilir Meta.
Arben Duka t’u befte pena murtaje dhe mbase i shfarros keta pisat qe felliqen figuren e shqiptarit ne sy te botes dhe deformuan gjithe sistemin e vlerave dhe normave morale ne kete vend.
Dikur kemi pase Zef Deden per humor, tani kemi salen e cmendur per humore. Ku ku me det per ne se ke kemi kryeminster.
Po e them edhe une nje piizi per Sali Ram Berishen e Vucidolit:
O dhelper qe dhelperon
te ka mbetur bishti jashte
nxire prej zjarrit qe tymon
qe shkrehe me Lulin bashke.
te ka ikur kokrra e grurit
te ka ikur petlla fare,
qe mban terezine e burrit
populli me ty po ben hajgare.
President e menderose
kryeminister e dhjeve fare
sot durimin na e sose
femijt me ty po bejn hajgare.
Ik or ik,mor i terbuar
ik sa nuk te beme fertele
koha jote ka mbaruar
ulurij ne shtate penxhere.
Kush te doje mun ta vazhdoje se une nuk kam me nerva te bej piizi per ket trim te cartun te malsise…
Do arratisem nga Henri Çili!
Nga Arben Duka
Herë leh si kone
Herë si xinxërfili
Jo mor jo s’është kone
Por është Henri Çili
Po është Henri Çili
Kone e qeverisë
Cules sipas Salës
Në një vrimë i bie
Analist akshami
Si bufon i stisur
Arsye e fortë
Për t’u arratisur
Për t’u arratisur
Edhe në shkretëtirë
Veç të mos shoh Henrin
O njerëz të mirë
Ham e hum i ziu
Në ekrane mbeti
Sa herë del Henri
M’ulet diabeti
Në njëzet ekrane
Si gjembaç ka mbirë
Ndaj do arratisem
Në një shkretëtirë
Në një shkretëtirë
Do të rroj krejt i vetëm
Ku s’ka Henri Çila
Që të prishin jetën
Ku s’ka Henri Çila
Kone të pështira
Një parajsë e artë
Është shkretëtira
Ju bëni ç’të doni
Unë që sot do nisem
Veç nga Henri Çili
Do të arratisem
Do jem krejt i lumtur
Në një vend të shkretë
Aty nuk ka Çila
Ndaj do jem i qetë
Ika shokë ika
Mora arratinë
Për juve që s’ikët
Qaj me ulërimë
Bravo Duka!
Do arratisem nga Henri Çili!
Nga Arben Duka
Herë leh si kone
Herë si xinxërfili
Jo mor jo s’është kone
Por është Henri Çili
Po është Henri Çili
Kone e qeverisë
Cules sipas Salës
Në një vrimë i bie
Analist akshami
Si bufon i stisur
Arsye e fortë
Për t’u arratisur
Për t’u arratisur
Edhe në shkretëtirë
Veç të mos shoh Henrin
O njerëz të mirë
Ham e hum i ziu
Në ekrane mbeti
Sa herë del Henri
M’ulet diabeti
Në njëzet ekrane
Si gjembaç ka mbirë
Ndaj do arratisem
Në një shkretëtirë
Në një shkretëtirë
Do të rroj krejt i vetëm
Ku s’ka Henri Çila
Që të prishin jetën
Ku s’ka Henri Çila
Kone të pështira
Një parajsë e artë
Është shkretëtira
Ju bëni ç’të doni
Unë që sot do nisem
Veç nga Henri Çili
Do të arratisem
Do jem krejt i lumtur
Në një vend të shkretë
Aty nuk ka Çila
Ndaj do jem i qetë
Ika shokë ika
Mora arratinë
Për juve që s’ikët
Qaj me ulërimë