Flamuri ka marrë më në fund detyrën. Ai do të jetë kryetari i Komisionit të tenderit për ardhjen e një këngëtareje të famshme në Shqipëri, e cila do të shoqërojë takimet e Doktorit. Përzgjedhja e parë është bërë. Do zgjidhet mes Rihannës, Lady Gaga dhe Shakirës.
Dje Flamuri kërkoi tri fotografi me rroba plazhi të këngëtarëve, duke llogaritur që kulmi i fushatës do jetë në fund të prillit dhe fillim të majit ku mendohet se do të mbajë kohë e mirë.
Komisioni miratoi rregulloren e vet ku këngëtari fitues duhet të plotësonte disa kushte.
1. Duhet të kishte njohuri për kryeministrin Berisha dhe partinë e tij.
2. Duhet të mos kish votuar parti të majta në jetën e saj.
3. Duhet të kishte cilësi të punës në grup me këngëtaret shqiptare që do ta shoqëronin, kryesisht Çiljetën dhe shoqet e saj.
4. Duhet të mësonte shqip disa fjali standarde: Poshtë puçistët, Rroftë Sali Berisha, Shqipëria blu, O Edvin o Legen/ Prite Salën se po vjen.
5. Duhet të puthte Sali Berishën sa herë ai dilte në skenë.
Flamuri u ul t’i shqyrtojë me radhë cilësitë e këngëtareve. E para, Rihanna. I hodhi një fotografisë. U hutua pak. Qenka e mirë, tha me vete, dhe pa rrotull mos e dëgjoi njeri. Genc Pollo që ishte anëtar komisioni ishte skuqur deri tek veshët dhe nuk po zinte vend. Pa nga Ceca. Ajo ishte e qetë dhe po pinte duhan.
– Si të duket kjo Rihanna, e pyeti Flamuri.
– Vari trapin, e mirë është, sikur merr vesh njeri këtu kush është ajo. Rëndësi ka të thuhet që është me PD.
– Ti thua ta kalojmë, i tha Flamuri.
– Pyesni për çmimin, tha Ceca.
– Nuk është kriter çmimi, tha Flamuri. Ja kush janë 5 kriteret dhe ja vuri përpara. Ceca u hodhi një vështrim me mospërfillje. – Nuk i plotëson, tha. Kjo nuk shkon me këngëtaret tona. Do bëhet keq Çiljeta nga trupi, do thotë që keni zgjedhë një elegante të më fyeni mua dhe do na prishin koncertet.
– Ok, e heqim, tha Flamuri. Po kështu di gjë, djathtas apo majtas voton?
– Zakonisht tipe si kjo votojnë majtas, tha Ceca. Edhe ngjyra, pak edhe origjina…vari trapin është.
– Ok kalojmë tek kjo Lady Gaga, tha Flamuri. Kjo si është?
– S’ka qenë gjë, tha Ceca, po ka bërë operacion plastik është rregullu ca.
– S’ka problem se e kemi kusht këtë, tha Flamuri. Si është nga ana politike.
– Ehu, vari trapin është. Drogë, alkool, e majtë, mos e pyet.
– Po pikat e tjera a i plotëson, tha Flamuri.
– S’besoj. Këtë e tregojnë të trashë. Nuk i mban dot mend shqip gjithë ato parulla ajo. Pastaj në fund nuk puth dot as doktorin se është e shkurtër dhe nuk e arrin dot. Le që ajo është skandal. Mund të dalë nudo në skenë dhe vari trapin pastaj. Do na turren ne femrave gjithë gardistët.
– Mirë, e heqim dhe këtë, tha Flamuri. Shakira na mbeti. Kjo duhet mbrojtur.
– Kjo po, tha Ceca. Në Kolumbi për të djathtën votojnë se s’para bëjnë zgjedhje. Dhe këto fjalët besoj i mëson se gocë e zgjut duket.
– Nga qëndrimi moral si duket, tha Flamuri.
– Hajt o, vari trapin si çdo këngëtare, por kjo ka një prioritet. Vjen nga Kolumbia, vendi i drogës. Shqiptarët e adhurojnë Kolumbinë. Unë them ta çojmë për herë të parë në Lazarat që ta presin si heroinë dhe pastaj fushata ecën vetë.
– E madhe je, i tha Flamuri. U bë. Këtë po zgjedhim. Tani të pyesim dhe për çmimin. Këtë po e rregulloj vetë se s’ka nevojë për tender. Dua vetëm siguri që me këtë fitojmë zgjedhjet.
– S’ka problem Flamur. Njerëzit mjaftojnë të gëzojnë dhe kënaqen në fushatë. Dhe në Kolumbi s’para e çajnë kokën për rezultatin se e dinë. Seks dhe muzikë duan. Vari trapin pastaj të bëhet ç’të bëhet.
– Shumë mirë. Ja t’i them atij burrit, fitoi Shaqira, tha Flamuri.
– Shakira me K si … Kukësi, i tha Ceca.
– E di, e di, por përfytyroj si do ta presin në Kukës se atje me Q do t’ia thonë.
Comments are closed.
Tre këngëtaret më të dëgjuara të kohës Shakira, Rihanna dhe Lady GaGa e kanë pritur me gëzim ftesën historike të kryeministrit Berisha për një koncert në Tiranë.
Zëdhënësit e tre divave i kanë konfirmuar pjesëmarrje të plotë në cdo koncert duke premtuar se nuk do të bojkotojnë asnjë eveniment të organizuar nga Këshilli i Ministrave.org gjatë 2011.
Por së bashku me përgjigjen pozitive, koalicioni i përbashkët i tre këngëtareve kanë depozituar edhe një listë me kërkesa ku përvec kushteve të akomodimit spikaste edhe një kërkesë e vecantë e përbashkët.
Shakira, Rihanna dhe Lady GaGa kanë shprehur dëshirën unanime për të qenë anëtare të përhershme të Këshillit Kombëtar të PD.
“Nëse kjo parti është e hapur ndaj futjeve të reja, edhe unë dua të jem në krah të kolegeve të mia shqiptare” mësohet se ka deklaruar Shakira e cila ka marrë një sms miratimi nga kryeministri.
“Endrra ime e zjarrtë ka qenë një duet me Ciljeten. Shpresoj që të më realizohet ky projekt” mësohet të jetë shprehur Rihanna. Berisha u shpreh se ky projekt i rëndësishëm do të realizohet në kujdesin e tij vetjak dhe personal e mbështetur nga ministria e z.Ferdinand.
Ndërkohë Lady GaGa ka konfirmuar se po punon një version ekskluziv të hitit së saj më të njohur SALEJANDRO për të celur koncertin festiv të cilit ende nuk i është gjetur festa.
Kryeministri Berisha ka garantuar se me pranimin në Këshillin Kombëtar të PD i Shakirës kolumbiane, Rihannës nga Barbados dhe Lady GaGas amerikane, Shqipëria e ka të sigurt prespektivën e saj europiane.
Sipas burimeve thuajse të sigurta pranë Këshillit të Ministrave.org koncertet e tre divave do të zhvillohet me aparaturat më moderne të kohës dhe me teknologji biometrike 4D.
Kostot e tre divave janë të papërfillshme pasi Shakira, Rihana dhe Lady GaGA nuk kanë pranuar të paguhen me më shumë se sa 1 Euro.(marre nga keshilli i minstrave.org)
Kryeministri Berisha ka falenderuar tre këngëtaret për humanizmin e tyre pasi në zgjedhjet e kaluara lokale grupi EUROPE i prenotuar per të kënduar për fitoren e Sokol Olldashit kushtoi ca si shumë.
Bravo Ben nuk ke ci shton.