Flamuri feston Shën Valentinin e “mbesave”

14 Shkurt 2011, 21:46Antena TEMA

Flamuri e ka zakon që çdo ditë e nis punën me kalendarin e zyrës ku ka të shënuara ditëlindjet e ish anëtarëve të kryesisë, anëtarëve të qeverisë, dhe gjithë anëtarëve të Familjes. Së fundmi ka shtuar dhe ditëlindjen e Bekimes. Dje i thanë që një nga mbesat kishte ditëlindjen. Hapi bllokun, por në fakt ato e kishin në Dhjetor.

– Ç’më duhet mua kur e ka vërtet, tha. Dhe ai burri në korrik ka lindur, por në tetor e ka caktuar.

Thirri Cecën me urgjencë.

– Duhet ta çlirojmë atë burrin nga atmosfera e zymtë e grushtit të shtetit dhe sidomos nga tensioni që u krijua kur u morën vesh planet për eliminimin e tij fizik me çadër- pistoletë, ose stilolaps- pistoletë, i tha. Sot kemi rastin. Është Shën Valentini.

– Ça thu mo çun, të bëj si e dashuruar kot unë vetëm për një lajm. Vari trapin, gjejmë ndonjë gjë tjetër se s’më shkon ky rol.

– Po jo ti mo jo se s’të beson njeri. Po një mbesë e atij burrit ka ditëlindjen. Dhe një tjetër e ka pasur tani afër. Ata si shtëpi s’e kanë problem, se ja ai burri e ka në korrik dhe e feston në tetor. Kështu që unë them të bëjmë një ceremoni dhe ta çojmë atë burrin për surprizë.

– Shumë mirë, tha Ceca, dhe ja nisën punës. Gjithçka u bë gati për disa orë. Familja u thirr në City Park, ndërsa ai burri arriti për tu bërë nga një dhuratë mbesave.

Flamuri dhe Ceca po shijonin dialogun e tij me mbesat.

– Dhuratën e parë e kam për mbesën e madhe, tha duke i dhuruar një trëndafil.

– O gjysh, çfarë është Shën Valentini, e pyeti mbesa.

– Dita e të dashuruarve të keqen gjyshi, ju përgjigj. Është dita kur për dashurinë bëhen sakrifica sublime.

– Çfarë quhet sakrificë sublime gjysh, e pyeti mbesa.

– Po ja, të heqësh dorë nga një gjë që e do shumë për hir të një parimi, i tha ai burri.

– E kuptova, tha mbesa. D.m.th sikur ti për shkak të gjyshes të heqësh dorë nga pushteti….

– Jo të keqen gjyshi. Nuk ka lidhje me politikë, por me raportet mes njerëzve.

– O gjysh, po kjo është festë për të rritur, pse na e bëre sot festën ti, e pyeti mbesa e dytë, se una kam lind në dhjetor?

– Po se gjyshit nuk i pritet sa të rriteni të keqen gjyshi, se tani janë shtuar punët dhe mezi pres tu shikoj të rritura dhe të merreni vet me pronat tuaja.

– O gjysh, kur të rritemi ne do martohemi me tokat e mamit?

– Jo të keqen gjyshi, ju do gjeni shokët tuaj, por ne do bëjmë kujdes që ata të mos ta kenë mendjen tek tokat e mamit, por tek ju.

– O gjysh, po kur të rritemi ne dhe të kemi të dashur, ti do jesh kryeministër apo president?

– Çfarë do ti të bëhem të keqen gjyshi, e pyeti ai burri.

– Unë them të bëhesh prokuror i përgjithshëm gjyshi, që mos të të trembë ajo gruaja që ti i thua lavire dhe të rrish gjithë natën pa gjumë.

– Mirë të keqen gjyshi, ashtu po bëhem.

– Unë them të bëhesh edhe president, shtoi mbesa tjetër, që të mos lësh njeri të bëjë puç shteti.

– Mirë të keqen gjyshi, ashtu do bëhem.

– O gjysh, o gjysh, p kryeministër kush do bëhet atëherë…?

– Mos u mërzisni se gjyshi do kujdeset dhe për atë punë, i tha ai burri.

Flamuri dhe Ceca po ndiqnin skenën me lot në sy.

– Ah ta kishim njerëz kaq të përgatitur, tha Flamuri, po qe se nuk i bëja të gjitha anëtarë kryesie.

6 komente në “Flamuri feston Shën Valentinin e “mbesave””

  1. Andreas says:

    O Mero, po jam une qe spo i bie qe spo i bie ne te se kush eshte ky Flamuri apo eshte figure hipotetike? Me jep ndonje drejtim se kush mund te jete ky figura se spo e gjej dot.

  2. deni says:

    Eshte njeri real, Flamur Noka, ish-sekretar organizativ i PD, tash edhe deputet i PD (me liste emerore nga krytari i partise), i shperblyer per sherbime te zellshme ndaj doktorit dhe familjes. Mbetet si paradhoma e doktorit sidomos ne dite jo te lumtura per te.

    1. Andreas says:

      Rrofsh se nuk lidhja dot surratin me ekzemplarin dhe me krijonte nje kuriozitet te bezdisshem.

  3. Falcon says:

    O gjyshi ..po ajo lavirja eshte shoqja e mamit…
    Prandaj e vura kryeprokurore te keqen gjyshi..
    i beje dhe mami te jete lavire -gjyshi
    gjyshi- lavire po me toka dhe prona pafund te keqen gjyshi,kur te rriesh do ta kuptosh
    ka nje ndrshim midis tyre

  4. eltoni says:

    Flamuri i antenes eshte nje personazh satirik i krijuar. Nuk e di pse njefare deputeti me emrin Flamur Noka shprehet shpesh ne rrethe te ngushta…Sa i ngjas ketij Flamurit te antenes.

  5. huri says:

    Flamur Noka,prej Novosele te Kukesit.Deputet i nderuar,por edhe kur nuk qe akoma deputet,ka qene personazh i kahershem i Antenes,Bravo,z.Mero

Comments are closed.

Lini një Përgjigje