Ja sekretet e fshira në kompjuterin e Dritan Priftit

12 Shkurt 2011, 20:00Antena TEMA

Lajmi se eksperti amerikan ka ringjallur arkivën e fshirë të Dritan Prifit ka trazuar thellë shumë vetë. Mbi të gjitha të trazuar janë ata që kanë paguar dhe ndonjë lek për t’iu fshirë pazaret dhe tashmë ato janë të gjalla në duart e prokurorisë. Dje në adresë të redaksisë sonë mbërriti një e-mail anonim, ku përshkruhen disa fragmente të videos së fshirë.

1 Mars 2010… Dëgjohet Prifti që flet në telefon me Metën. Përpiqet t’i rezistojë. Zëri nga ana tjetër është i fortë dhe ulëret. Prifti qetësohet dhe ul tonet. Mbyll telefonin. Ta rregulloj unë ty b…q…, flet me vete. Thërret urgjent specialistin.

–    M’i shiko pak ato pajisjet, janë në punë se do vij ai kokëlopa në orën 12.

–    Në rregull janë shef të gjitha.

–    Mirë ik tani se ia ndreq unë qejfin…

..Pauzë..

Ora 12…Troket dera dhe hyn sekretarja.

–    Shef, ka ardhur dikush, thotë ka një porosi nga shef Iliri…

–    Si, nuk ka ardhë vet ai…?

–    Ky thotë jam Fahri Balliu, më ka dërguar Ilir Meta…

–    Aha, Fahroja,…mirë, mirë, fute, po shpejt i thuaj se po pres shefn… Ta hajë dhe ky b…q…, thotë me vete pasi del sekretarja. Faroja ulet. Dëgjohet një frymëmarrje e shpeshtuar … pastaj nis biseda.

–    Shiko, kam folë dhe me shefin e madh, dëgjohet Fahriu. Ata rusët që të kam kërkuar unë janë seriozë. Se tani ne vërtet kemi miq amerikanët, po ka rusë që janë më amerikanë se ne, prandaj u duhet hapur rrugë se po i torturojnë kot. Janë njerëz shumë seriozë, kanë ndihmuar Gazetën 55 dhe kanë miratimin e shefit….

–    Pa merak mo burrë, s’i biem njeriu më qafë ne, aq më tepër që është dhe porosi e shefit…

…Pauzë, nuk dëgjohet mirë… e qeshur… Fahroja që thotë prapë diçka patriotike për rusët….

Mbyllet dera… vjen sekretarja…

–    Shef Ilir do vonojë dhe pak më thanë në telefon…

Dëgjohet Dritani nëpër dhëmbë

–    Hajt mo shkërdhatë se më torturove se po ma mbushe hard diskun me budallëqe të Fahros…

Materiali tjetër…Dëgjohet Mona…

–    O Tano, e bëre atë që të thashë apo jo? Po bëje mutin se ja kam borxh se rujtëm një 2 milionësh atij shkërdhatës… 1 milionë unë, 1 milionë Gita. Bëje tani se na çave trapin, një firmë është. Donte gjithë tokat e Porto Romanos pa lek ai shkërdhata. Se ku do hamë ne, hajt merre vesh… Dëgjohet Dritani që qesh dhe nuk flet as po as jo. Kamera prapë në punë.

Takim me zëvendësministrin në zyrë…

–    Shef, du me fol për diçka. Unë kam qenë mirë në Gjermani. Kam pasë restorantin tim, bëja punë me djersë të ballit, erdhët më ngatërruat kot këtu. Mirë restorantin atje që më thonë e ke të Ilir Metës, po ene këtu s’po bëj ndonjë lek. Ene një shok timin që kisha s’e rregullova dot në punë…

–    Ca të them unë vëlla. Ti e di që unë të mirëkuptoj. Jam sjellë korrekt me të gjithë. Ça t’i bësh atij. Ai e ka dorën e rëndë. Një dorë 700 mijë euro. Unë as dhjetë për qind nuk dua të atyre. Se jemi njerëz mbi të gjitha… Dëgjohet zëvendësministri…

–    Po vazhdoi kështu shefo, unë ika…Dëgjohet  Dritani nëpër dhëmbë. “Shko në të s’ëmës, hallin tënd kam unë…”

Dy muaj më vonë. Zhurmë restoranti. Takim në Rogner. Dëgjohet qart zëri i Gon Koliqit. Pastaj dhe i Fahriut. Punë kasete. Dritani betohet që s’ka përgjuar njeri. Goni i bën presion.

–    Ke folë dhe për mua për naftën. Unë atë b…q… që thua ti dua ta shikoj të varur…

Futet Fahroja…

–    Ore pse nuk e merr shtruar, se ka për të gjithë. Me këto që po bën po i bën një shërbim të keq Shqipërisë. Ata që kërkojnë kokën time dhe të Ilir Metës janë armiq të Shqipërisë. Mos u çudit që të gjithë i paguan Nexhmija. Ndonjë ditë do dalin dhe fakte.

Dëgjohet një e qeshur e fortë e Tan Priftit.

–    Hahaha, i madh Fahro.

Ndërhyn Gon Koliqi.

–    Si do ta lëmë? Me shefin e madh ta mbyll unë, po duhet të dorëzosh kasetat e këtyre. Dhe emrin tim mos ta zësh më në gojë.

–    Patjetër, ti je figurë. Do shihemi, dëgjohet Prifti. Largohen.

–    A po s’ta q… nënën, dëgjohet Prifti të flasë me vete.

Bie telefoni.

–    Hë Zeni, ç’kemi vëlla. Po mo figurë po. Ç’ke ti, e firmos unë. Sa copë janë? Tri copë. Po ç’i doni gjithë këto toka mo vëlla, harxhoni lekët kot. E do atë repartin në Kavajë… po më ka thënë dhe Sandri për atë… Mirë, mirë, zgjidheni vetë. Unë ua firmos vëlla, me mua s’keni probleme. Patjetër vëlla…

Mbyll telefonin.

–    Si s’u ngopën me toka këta njerëz, tha me vete… Pa mbaruar bie prapë telefoni…

–    Hë vëlla, harrove gjë. Kafe…? Po mo, pimë kur të duash. Jo mo s’ka as një problem. Po e di mo e di që nuk e do Doktori, po ç’t’i bëj se më erdhi me Gon Koliqin dhe me thoshte kam porosi nga Doktori. Jo, jo, për ca rusë më ka kërkuar një nder. Jo, jo, s’janë rusët e Fazlliçit se fola. Jo, jo, ata kanë prioritet. Fahroja ka një pazar të vogël. Më kanë ndihmuar gazetën, tha, me lek. E mirë vëlla. Jo, jo, mos ki merak… Epo kemi ca fërkime por do t’i zgjidhim besoj. Bëji të fala nga ana ime. Po, po, patjetër…..

–    Hë shkërdhatat, e kanë ndjerë frikën tani, thotë me vete… Aty i kam të gjitha. Kanë për ta parë…

Këtu e-mail-i përfundon. Thotë që kam dhe të tjera. Ka heqë disa pjesë të fjalorit erotik me Ilir Metën. Ka dhe një propozim. T’ia dorëzoj kompjuterin origjinal Eduard Halimit se nga aty zu fill grushti i shtetit.

6 komente në “Ja sekretet e fshira në kompjuterin e Dritan Priftit”

  1. jacob says:

    Ne keto kohe ” turbulliarash” fantazia eshte ne maksimum ……. Cdo gje Na lejohet Te fantazojme

  2. arber says:

    i madh eshte meroja me keto antena po plas nga gazi, nuk mendoj se jane te gjitha fantazira perkundrazi ka disa pjese reale qe lidhen me nard beqirin, i shkreti lab qe investoi ne zgjedhje dhe shiti aktivitetin ne gjermani per tu kthyer dhe per te kontribuar (duke vjedh ndonje grimce qe mund te shpetoje shefave) !!
    e papare rrofte lsi dhe pd se po ja luajn fene ketij populli mazokist

  3. Falcon says:

    hahahah pjesa e Moikes eshte e bukur..tamam fjalori Monikes..kam pershtypjen se Mero e njef nga afer…ja paska la taven nje here me duket

  4. rexha italia says:

    Mos i kruani plaget or pushte tar se ju del GJAKU I POPULLIT qe ja keni mar tash NJAZET VJET por mos u merzisni se kur te ngrihet ky popull ka me ngrene me gjithe rrobe

  5. reformatori says:

    Bir Selman i nenes ke te qaj me pare! Per te qeshur e per te qare! Po i vjen turp edhe kompjuterit, vetem Sala nuk skuqet, por turfullon si demi qe i kane kapur ko..qt me tel me gjemba.
    Se ne mos u gabofsha permendet edhe Doktori ne kete pergjim. Po ai a do te hetphet ndonjehere???

  6. sofra says:

    po sikur te jene te verteta dhe po behet gati situata….ja pershembull,,kujt i shkonte mebdja se nje dite do degjonte—“ai gimi me tha mua, nga ana ime 700…”uroj te jene te verteta e te pastrohet ca pjaca se ska ngell rrejnje peme pa ardhur ne politike…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje