Më në fund Flamuri u sqarua. Kishte disa ditë që dukej i hutuar se si Meta do t’i dorëzohej drejtësisë me një kërkesë të thjeshtë. Dje shkoi në zyrë të Jozit për tu sqaruar më mirë për situatën. Gjithçka tani për të ishte e qartë. Në vend të kërkesës së Ina Ramës për heqje të imunitetit për Ilir Metën, do hidhej në votim një kërkesë e Jozit për ndryshim të procedurës për heqje imuniteti. Edhe pse i dukej e panevojshme kur vetë Meta thoshte të hetohem, Flamuri pati durimin dhe dëgjoi shpjegimet e Jozit.
– Ma shpjego qartë të lutem, i tha, se nuk dua ta pyes atë burrin se më bërtet sa herë që e pyes për gjëra të thjeshta.
– Ta po ta tregoj unë, i tha Jozi. Ai kokëlopa ka vjedhë. Duket qartë që është një plehën. Por ky fati ynë i zi mar Flamur kështu është shkru. Duhet me na ikë jeta tuj mrojtë hajna. I tash fola dhe me atë burrin dhe duhet me vepru kësisoj që ta sabotohet heqja e imunitetit. Me këtë akuzë ai shkon fill në burg. S’kena asnjë shans me e shpëtu.
– Po ai ka thënë që e heq vete imunitetin?
– Po mar po, si Fatmir Mediu se dhe e ai thoshte e heq fill, por atë ditë që i erdhi veza, u mbrojt me imunitet.
– Po si do t’ia bëjmë, se qenkam krejt i paqartë?
– Ajo … “shoqja e bulevardit” ka dërgu kërkesën. Unë s’du me hedh kur në këtë parlament sa të jem unë për votim një kërkesë të saj. Jo. Unë s’du me pasë pune me të tilla. I tash digjo ç’kena me ba. Do paraqisim një ndryshim rregullore për imunitetin, që imuniteti lihet dhe merret me kërkesë me shkrim. Pastaj kena me kthy mbrapsht procedurën dhe kena me i thënë Metës me çu një kërkesë me shkrim në Prokurori që e ka heqë imunitetin. Ata s’kanë me e pranu, kanë me na e kthy ne mbrapsht. Ne kena me e çu në Gjykatë Kushtetuese. Aty vonon puna do muaj deri në verë. Kalojnë këto zgjedhje një herë dhe na akuzojmë opozitën që nuk do me na heqë imunitetin….
– Dale, dale, se unë një fjali mbaj mend, të tjerat i harroj. D.m.th thjesht do ndryshojmë rregulloren?
– Po mar Flamur, e thjeshtë. Na do ndryshojmë rregulloren dhe do thojna prej sot e tutje do zbatojmë veç këtë vendim. Ajo… e Bulevardit do thotë e kam ba më parë kërkesën dhe du ta zbatoni ligjin në fuqi. S’i kthej përgjigje hiç. Atëherë ajo ka me na bë kërkesë tjetër. Na i tregojmë rregulloren e re…
– Po sikur ajo t’i referohet ligjit dhe jo rregullores…
– Le t’i referohet. S’ka ç’ka me na ba. Na e çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Kena folë dhe me ambasadorin amerikan që të na mbështesë për liberalizmin e heqjes së imunitetit dhe ka rënë dakord. Sapo të flasë ai që jena dakord me i heqë kufizimet për imunitetin, na nisim një fushatë me spote kundër Ramës. I thona je kundër Amerikës, kundër Perëndimit me heqë imunitetet. Ndërkohë e çojna në Gykatë Kushtetuese çështjen dhe do kohë me ardhë. Si të pshtojë dhe këtë radhë Meta, jena në rregull.
– Po shpëton dhe Prifti?
– Hajt mor le të shpëtojë dhe ai, s’kena ç’ka me i ba. Por më thanë që kjo video e dytë ashtë ma zi se e para për Metën. Ai plehun ka me u kalb në burg, s’kena ç’ka me i ba. I kam thënë ashtë hera e fundit që të mbroj. Kshu i thash dhe Lul Bashës në fakt, por po e mbroj prapë mar Flamur. Kuku ç’na ka gjetë me mbrojt veç këta gjithë jetën.
– D.m.th ti thua që nesër nuk ja heqim imunitetin Metës a? Oh sa e bukur qenka. Ka me pasë gallatë se do bëhen njerëzit rrëmujë. Do mendojnë se këta të opozitës kanë frikë nga hetimi. E bukur shumë qenka. Kam thënë që ia burri është i paarritshëm për gjëra të tilla. Ka një javë pa u konsultu me mua dhe prapë e ka gjetë zgjidhjen.
– Jo mar Flamur se s’ka gjetë gjë ai, e ka gjetë vetë Meta se është konsultu me ata hajnat e vet, por s’kena ç’ka me i ba se duhet me e mbrojt. Por i ktu jena po i mbrojta më. Është hera e fundit.
Comments are closed.
Zonja e Trotuarit te Bulevardit (Jozefina e zyres se Nexhmijes) eshte personi qe i sjell verdalle te gjithe ne PD. Kur te vije koha te shofi Sal-iu(Tutori i zonjave te trotuarit te Bulevardit tek zyra e Adcil Carcanit) se cdo t’i punoje kjo femra e Trotuarit te Bulevardit.
Skenar i kobshem per shqiptaret. Ketu po institucionalizohet vjedhja duke krijuar mekanizma te posaçem qe hajdutet me pushtet te mos perfundojne kurre para drejtesise. Meta, pasardhes i denje i Bashes dhe Mehdiut.I shmanget drejtesise me akrobacira prej sharlatani. Ky vend perfundimisht eshte i nemur per popullin dhe parajse e hajduteve.