Ngjarja ka ndodhur pak a shumë kështu: Në emisionin “Fakt” të para disa ditëve, ku ishte i ftuar Ilir Meta, gazetari Çim Peka ka teshtirë fort kur Ilir Meta ka qenë duke sulmuar Edi Ramën dhe bashkë me teshtimën i ka shpëtuar dhe një pordhë. Ilir Meta, i vënë më siklet, i ka thënë “shëndet, fjalë e vërtetë” dhe pastaj ka shtuar se “na pordhe dhe emisionin…” Kjo ka shkaktuar të qeshura dhe ka prishur seriozitetin e emisionit. Ky është pak a shumë raporti që ju përcoll Flamurit. Në fillim Flamuri nuk e vlerësoi seriozisht, por duke e menduar pak më gjatë, vendosi ta denoncojë.
Fillimisht shkoi tek zyra e Jozit.
– E ke marrë vesh ç’ka bërë ai kokëqepa, i tha.
– Kush asht ky?
– Ai pra, Peka, në emision me Metën. Kur Meta ka sharë Ramën, ai ka bërë sikur ka teshtirë dhe më fal për shprehjen, por dhe ka pjerdhur… Kjo i ka humbur gjithë seriozitetin emisionit dhe pas atij momenti çdo gjë është bërë qesharake.
– Qim Peka…the?
– Peka, Peka, ia ktheu Flamuri në përpjekje për të mos e detyruar ta përdorte fjalën Qim.
– Po mirë mar Flamur, njeri i gjallë është dhe ai, ndoshta ka qenë spontane…
– Spontane mund të ketë qenë teshtima, por dhe tek ajo nuk besoj. Ai ka dash të tregojë që ka alergji për sulmet ndaj Edvin Ramës dhe e ka bërë emisionin qesharak.
– Ou, por po të jetë kështu keka serioze. Ai djalë s’më ka pëlqy kurrë. Ende kur më ka ftu, i kam thanë eja tek zyra jeme dhe ja kam dhanë itu intervistat. Dhe jam tronditë kur kam pa vllaun e tij në zyrë të Lul Bashës. Thashë, po ky si e ka lanë emisionin dhe është bë zëvendës i Lul Bashës. Pastaj ma shpjegun që ky nuk është Qimi, por vllau.
– Lëre se s’kemi punë me të. Ai është në rregull. Por unë them që ky duhet parë seriozisht. Është shumë skuth. Bën sikur është me ne, por natë e ditë punon për Edi Ramën. Ma ka thënë dhe ai burri disa herë, por s’e kam besuar. Se ne kuksianëve na ka dalë nami që luftojmë njëri- tjerin dhe ndaj nuk kam dashë të ta them më parë. Unë nuk është se kam gjë me kuksianet, se unë jam i pari i Kukësit në pushtet. Nuk më shqetësojnë të tjerët. Por, që ai e ka bë kastile atë punën e teshtimës dhe pordhës, më fal për shprehjen, këtë nuk ma heq njeri nga mendja.
– Ashtu thu ti? Keka interesante fort kjo. Çfarë pisit. Ku ka gjetë momentin me degradu emisionin, kur Meta paska sulmu Ramën. I dhimbet atij pisi Rama. Keka tuj ja përdor TV-në atij UFO-s së shkretë, se ai s’din gja. Ai e ka marrë me ndreq punët me çeverinë, kur ky Qimi po ndreç punt e veta.
– Unë them t’i raportoj një herë atij burrit dhe të shikoj si do ta presë. E kam pak zor me ja thënë këtë punën e pordhës, por do t’ia them me takt. Si thu ti?
– Thuaja mar, çfarë taktit. Ai e ka bë në sy të publikut dhe s’ka pasë turp…
– Po, po, do t’ia them. Shumë pis. E takova Ilir Metën më pas dhe ja thashë. Ai kishte idenë që i shpëtoi pa dashje, por unë s’e besoj. Ai ka shumë mundësi që luan me dy porta. Se ka futur në TV dhe atë emisionin “Majtas jo djathtas” dhe me atë bën sikur e ka të ekuilibruar, por në finale del kundër qeverisë.
– S’di ça me të thanë. S’më ka pëlqy kurrë ai djalë. E kam respektu se na asht dashtë, por po e ka ba kët që thu ti, ai qenka pervers. Ka dashtë me u tall me betejën tonë. Tani të ish për Ilir Metën e kishim dorëzu me durt tona, por puna është më gjerë. Ai pis ka gjetë rrugën më të poshtër për tu tallur. Se i tash po e mendoj dhe punën e teshtimës. Mirë e ke ti. Ka dashtë me thanë kam alergji nga argumentat tuj. Ke të drejtë Flamur. Duhet me ja diftu atij burrit se ai ja ka krehë bishtin këtyre Pekëve.
– Jo, të betohem do t’ia them. Nuk e kam se është nag Kukësi se unë jam vetë i pari i Kukësit, bile ai s’është as nga Kukësi, është nga Hasi, por e sigurt është që ai punon me dy porta. Jo, këtë s’e lejoj të ndodhë, i kam thënë atij burrit që në fushatë. Këtë njeri mo ta shoh të na vijë pas, po atë e kap gjithmonë një e qeshur kur përmend emrin e tij dhe s’të përgjigjet kurrë.
– Ashtu a? Po ja kështu na merr më qafë ai me do tipa që s’të jep kurrë përgjigje se çfarë mendon. Dhe na fut ne n’telashe pastaj. Por unë mendoj t’ia raportosh njëherë.
– Do ta bëj patjetër. Jo për gjë, por kësaj i thonë të na pjerdhë betejën tonë kundër puçistëve. E kë vënë re, s’e përmend kurrë fjalën puç as ai.
– Hajt mar Flamur se ndoshta atë s’e përmend se nuk e thotë dot ç si unë, po kjo e pordhës nuk duhet me ju falë. Kjo keka skandal. Keka shumë perverse.
Comments are closed.
Nje pordhe e Metes bente 2 milion euro le tja durojne Cimit nje pa leke.
cimi ngaqe shtrengohet shume per argumetat ,,,nuk di nga te plase me pare..
PS- po e mbyllet gazetn, kte linkun e “antenes dhe flamurit” lereni hapur
a eshte ne ndonje vend ne internet akti heroik i cimit…
Ai Çimi nuk ka faj; atij i mbahet pak goja. Kjo ndodh me të gjithë gagaxhët: Sa herë atyre u bllokohet fyti për të kryer frymëmarjen, u hapet b….për të shfryrë gazrat e në këtë mënyrë bëhet regullimi i frymëmarrjes. Kjo është shkencore.
Mire ky Cimi qe e beri,po Meta qysh i beri Reklame.Tamam Kokelope!