Spitali Parlamentar nxjerr nga pavioni pacientin Meta. Doktori: Metës t’i ndërpriten vaksinat e imunitetit

16 Shkurt 2011, 17:51Antena TEMA

Sot paradite thuajse i gjithë stafi i Spitalit Parlamentar i ka dhënë lamtumirën një nga pacientëve të tij më të dashur, Ilir Metës.

Gati një muaj më parë, Metës ju zbulua sëmundja e obezitetit i tipit “aferus corruptus”, i cili i kishte shkaktuar edhe një ciban në formë blloku në xhep.

Pas skanerit me rreze fi-X-Fare u zbulua se simptomat ishin të rrezikshme dhe se po të mos kishte qenë mbrojtja imunitare e Spitalit Parlamentar, Meta do të kishte pasur pasoja të rënda për shëndetin e kuletës.

Për këtë shkak Doktori i Parlamentit i rekomandoi Metës që për asnjë moment të mos dilte nga ambientet e Spitalit Parlamentar.

Jo vetëm kaq, por jashtë Spitalit mund të kishte ndrikulla me karakter të turbullt dhe mund të ishin të tërbuara.

Por pas disa verifikimeve, Sanitoriumi i Prokurorisë së Përgjithshme nxori si konkluzion se Meta si pacienti i preferuar i Doktorit po përmirësohej nga dita në ditë dhe se nuk kishte më nevojë për vaksina imunitare.

Prandaj i rekomandoi Drejtores Xhozefinella të nxirrte pacientin Meta nga Spitali Parlamentar.

Pasi u konsultua me Doktorin, pacienti Meta ka lënë ambientet e Spitalit ku kishte kaluar vite të tëra.

keshilliministrave.org

4 komente në “Spitali Parlamentar nxjerr nga pavioni pacientin Meta. Doktori: Metës t’i ndërpriten vaksinat e imunitetit”

  1. tepelenas says:

    Metes ja zbuluat semundjen.Po Prifti ca semundje ka?
    Po pres javen tjeter c do na thote Dr. Baze per Priftin.

  2. Atdhetari says:

    Prifti ka te njejten semundje te Sal Rom Berit, Lulit te vet, Rul rulit e Bregut te detit…

  3. ...question says:

    …. l love that -Xhozefinella!!

  4. eli-Tiv says:

    …Prifti eshte i -penduari-….ai duhet te kete mbrojtje e mbeshtetje….te kishte edhe te penduar te tjere !!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje