Flamuri u gjend dje i papërgatitur nga një dalje publike e Aldo Bumçit në televizionin” Ora News”. Aldo Bumçi kishte deklaruar për “Ora News” se Basha është kandidati i PD për Tiranën. Bile me qetësinë që e karakterizon Aldon kur thotë gjëra që nuk i mendon dy herë, kishte shtuar se Basha ka nisur fushatën.
Jozi sapo kishte dëgjuar lajmin, kishte dhënë kushtrimin. Flamuri mbërriti me një frymë në zyrë të saj.
– Kush a ky Aldo Bumçi që flet në emër të PD-së, i tha Flamurit. Ai burri s’ka folë, ti s’ke folë, unë s’kam fol, të tjerët poshtë mejet s’kanë folë, kush është ky që flet…?
– Çfarë ka thënë, tha Flamuri me gjysmë zëri…?
– Ka emnu Lul Bashën kandidat për Bashki të Tiranës. A e kupton apo jo, dun me e ba fakt të krym? Kam me e shkri të gjallë.
– Po ku e dha deklaratën, tha Flamuri, se çelësin e PD-së e kam unë, s’ia kam dhënë njeriu?
– E kanë kapë ata të Ora News dhe ua ka thanë atyne. Ku ku, ai djalë ashtë krejt budallë. Dëgjon lart e poshtë që thona na Luli, Luli dhe ai e din se do vëmë vërtet Lulin. Ku ku ku ç’na ka gjetë ne me atë idiot.
– A di gjë ai Burri, tha Flamuri me gjysmë zëri.
– Ça me ditë ai mar Flamur, po kjo ashtë marre. Me ditë ai që Aldo ka fol pa leje në TV, e shkrin krejt. Ku ku ç’na ka gjetë me atë idiot.
– Prit se po flas një herë me atë Burrin dhe pastaj ja tregoj unë Aldos, tha Flamuri.
Mori Doktorin në telefon.
– Urdhëro zoti Noka, i tha ai Burri në telefon. Flamuri u trondit. Kur të flet në mënyrë formale ai, ose ka njerëz në zyrë, ose ke bërë gabim të rëndë dhe të tregon vendin. Flamuri u bukos krejt.
– Jo…, joo, kot mora Doktor, ç’ka ndonjë gjë, ç’të themi ndonjë gjë në media sot…?
– Zoti Noka, as ti as ajo zonja dhe as një tjetër nuk mund të flasë në media në këtë parti pa leje time. Nëse e keni shtyrë ju atë idiotin të flasë tek Ora News, do mbani përgjegjësi të rëndë. Jo, do mbani. Jo, jo, nuk e lë unë të kalojë kaq lehtë kjo gjë. Unë mor zotëri e di që ju nuk e doni Lul Bashën dhe doni ta digjni, po ju shaka me partinë time nuk bëni dot se u shkri të gjallë. Jo, ta them unë ty, ta them unë ty zotëri, se të kam dhënë besimin tim dhe ke shpërdoru besimin tim. Jo, ta them unë ty. Ty dhe atyre të tjerëve dhe të tjerave. Jo, kjo nuk është punë rospijesh. Jo, ta them unë nuk është punë rospijesh dhe rioshësh që pinë raki dhe u duket vetja udhëheqës. Jo, ta them unë ty. Ju që keni dërguar Aldo Bumçin në atë TV do përgjigjeni…
– Po nuk di gjë Doktor, s’e kam çuar unë, as ajo zonja jo, ka shku vetë. Bile unë nuk di as çfarë ka thënë.
– Jo, e di shumë mirë ti. E di shumë mirë ti zotëri se ju u janë errur sytë dhe doni t’i vini flakën kësaj partie. Jo, sa të jetë gjallë Sali Berisha s’ia arrini dot. Jo, ta them unë ty, dhe atyre të tjerëve. Kaq të them. As rioshët dhe as rospijet s’e marrin dot këtë parti. Ju mund të gjeni një handikap si Aldo Bumçi të talleni, po me partinë e Sali Berishës nuk bëni dot shaka…
Flamuri u mek fare. Shikonte nga Jozi dhe mblidhte buzët duke tundur dorën sipër kokës për të thënë ç’na gjeti.
Ai burri vazhdonte ulërimat. Flamurit i gjëmonte veshi dhe më në fund sikur u çlirua kur dëgjoi: “Jo, kaq të them unë…mirë…mirupafshim….Urdhëro…?”
– Jo, s’thashë gjë Doktor.
– Mirë…mirupafshim.
Uli telefonin dhe shikonte Jozin i traumatizuar.
– Paska dalë me kokë të tij idioti, tha. Dhe na e ka hedhur ne.
– Si na e ka hedhë ne, tha Jozi, të cilës i kishte ikur çehrja.
– I ka thanë Doktorit, kur pashë që dhe Jozi dhe Flamuri po flisnin për kandidaturën e Lulit, mendova se s’ka më njeri kundër në parti.
– Ku ku mar Flamur për atë idiot ç’na ka gjetë. Dhe kur ban zarar, të ban me qesh. Ku ku ç’na ka gjetë.
– Lëre atë, tha Flamuri, po të flasim me këta të Ora News të heqin lajmin. Ta heqin nga lajmet dhe interneti. Bo ç’na gjeti me atë idiot.
– Lene mar se e marrin kta të zyrës teme dhe e heqin, veç kam hall mos e marrin si personale ata. Ta po i them një herë.
Pas pesë minutash këshilltarja e Jozit hyri në zyrë e çliruar.
– E kanë heqë, tha. Ka marrë vetë Luli i shqetësuar, i kish thënë kryeredaktorit dhe e hoqën. Luli u kishte bërtitur, por ata i kishin thënë ne nga gëzimi e bëmë këtë punë, mos na e merr ters. Ai i kish pyet gjerë e gjatë mos ja kishim dhënë ne lajmin, por ata kishin ngulur këmbë se e dha vetë Aldo.
– Ku ku, tha Jozi. Hedh një budallë një gur në lumë dhe krejt bota s’e nxjerr dot. E ditsha që do më akuzonin mu. Ky plehen që dhe qejfi ja ka, dhe b… s’ia mba me kandidu. Do me u bë dhe kryetar bashkiet ai plehën. Don me ja dhënë dikush me emërim. Ku ku ç’na ka gjetë, bash Lul paska ken mar Flamur.
Comments are closed.
Megjithse eshte pjese humoristike mendoj se i pergjigjet pike per pike realitetit. Keta jane te gjithe LOLO obori.Flam-uri i pari me ate megalomanine e tij dhe pastaj Nexhmie Topalli me egon e shfrenuar, brutalititin mashkullor dhe histerine e saj perverse gati gati orgazmatike.