Ngjarja që ka ndodhur mbrëmë në TV Klan ka qenë tronditëse. Flamuri i kishte dhënë Ylli Manjanit një letër të falsifikuar, për të sulmuar Preç Zogajn. Letra, siç mund të provohet lehtësisht, ishte një trillim, por që kjo çështje i përket gjykatës. Jozi ja dha Flamurit në mesditë me kusht që t’ia jepte për ta lexuar në emisionin “Opinion” Mesila. Flamuri, i cili kishte vizituar TV Klanin një ditë më parë dhe ia kishte dorëzuar Sandrit letrën, ishte bindur nga Sandri që mos ta lexonte Mesila se e kishte mike, por Manjani.
– Ta lexojë ai k… se ai ka ardhur si dhëndëri në dasëm, drejt e në thela, tha. Të bëj dhe ai një shërbim.
– Mirë e ke, tha Flamuri. Dhe kështu u bë.
Kur Manjani po bëhej gati ta lexonte, pati një konflikt me Saimir Tahirin dhe nuk e mblodhi më dot veten. Jozi që po ndiqte e xhindosur debatin, i ulëriste Flamurit pse nuk e lexon Mesila. Sandri merrte regjinë. Regjia fuste reklama dhe një vajzë dilte vazhdimisht e i bënte me shenjë Mesilës ta lexonte. Më në fund ajo e lexoi. Zogaj natyrisht u revoltua dhe u ngrit ja mori letrën nga dora duke e kërcënuar se do ta çojë në gjykatë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Kaq është e gjithë fabula e ngjarjes. Pas kësaj filloi estrada. Mesila nuk dilte nga studioja. Iku Zogaj dhe Saimir Tahiri. Iku dhe Manjani me një makinë pa targa. Mesila nuk dilte. Thirri policinë e shtetit, policinë kriminale dhe SHIK. U bënë rreth 40 vetë. Në fillim ishte e vështirë të merrej vendim se në çfarë makine do të hipte Mesila. Njëri thoshte makinë të blinduar, tjetri thoshte furgon policie. Më në fund u zgjidh që do ikte me makinën e saj, po me shofer polic.
Fevziu, i tronditur nga prania e madhe e policëve, kërkoi shefin e tyre.
– Kush është shefi juaj i tha?
– Lulëzim Basha, iu përgjigj polici.
– Jo, jo, desha të them në këtë operacion, i tha Fevziu.
– Lulëzim Basha, iu përgjigj prapë polici.
– Aha, le se e marr vetë, i tha Fevziu. Dhe kur kemi shkuar tek Gadafi me Lul Bashën s’na kanë shoqëruar kaq shumë policë. Unë shkoj takoj Doktorin çdo darkë, nuk ka kaq shumë policë. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, unë nuk jam i rrezikuar, mund dhe të shpërndaheni.
Polici kryesor e dëgjonte në heshtje dhe nuk fliste. Ndërkohë bie telefoni i Sandrit.
– Ça bëhet mo Fevzo, ka plasë sherri aty?
– Jo mo burrë, ka ardhë gjithë policia e shtetit. Unë u them ikni se s’ka nevojë, jam mirë, jo thonë, nuk ikim. I ka dërguar ky Lul Basha më duket se ai ka qejf të bëjë surpriza. Thuaj dhe ti një llaf mo burrë, s’ka nevojë, të ikin se nuk jam rrezikuar.
– Zoti Fevziu, zoti Fevziu, nuk kemi ardhur për ty, por për zonjën Mesila, i tha polici kryesor me ndrojtje….
– Çfarë thotë ai k…, pyeti Sandri.
– E mo burrë, tani duan të më vënë në gjumë mua, thonë s’kemi ardhë për ty, por për Mesilën, e kupton vetë ti, siç e kanë zakon këta të Gardës që të ruajnë në distancë, por unë u thashë s’ka problem, ikni.
– Po mos kanë ardhë vërtet për Mesilën mo Fevzo se i ka thirrë vetë ajo, më tha Basha.
– Po jo mo burrë, si do vijnë për Mesilën kur jam unë këtu. Po hajt mo më mirë, të thonë për Mesilën se kush merret me sqarime me njerëzit. Më mori ai Thaçi nga Prishtina, tha po e përcjellim situatën, çka po ndodh me ty. A je i rrezikuar? Ik mo burrë se s’ka gjë, i thashë. Fillojnë e marrin dhe këta të huajt tani s’ka lezet. Duhet me i heqë policët që këtej.
– Për mu hiqini, po i ka sjellë ajo Mesila, asaj çfarë t’i bëj. Le që i paska kërkuar dhe tek shtëpia, po i thashë atij Kel k…, ik futu pa ardhë policët se nuk të lënë të futesh më brenda.
– Po jo mo burrë se s’kanë ardhë për atë. Ajo i thirri dhe tani duan të më shoqërojnë mua, se nuk e njohin atë, por unë u thashë nuk jam i rrezikuar se do ik tek Doktori tani. Po prapë bezdi e madhe është o burrë. Unë kam takuar Gadafin, Emirin e Kuvajtit, Mbretin Fad, mbretin e Katarit, të Bahreinit, princin Zajed, asnjëherë s’kam pranuar policë. Shkuam me Lul Bashën tek Gadafi në çadër dhe pasi Luli i shpjegoi se pavarësisht emrit, ai ishte mysliman, ai u çudit dhe qeshi dhe na pyeti a jeni bërë synet.
– Jo mo, qenka dhjerë Luli se ai nuk di gjë fare është bërë apo jo, tha Sandri.
– Le mo burrë se kjo është skandal. Ishim në Bruksel kur takuam Baroson, ishte dhe Sarkozia me Berluskonin dhe Merkelin dhe nga një polic kishin. Ky Lul Basha më ka sjellë 40 policë për në shtëpi. I thashë kësaj Mesilës merri ti tek shtëpia jote se unë nuk i dua.
– Mirë o Fevzo, mirë. E pordhe dhe ti këtë emision. Tani na duhet dhe një grup i gatshëm policie për fundin e emisionit.
Comments are closed.
Humor eshte po gallate e medhe qe tregon personazhet se si jane ne realitet. Me vjen keq vetem per njerin qe pergojohet pa shume faj.
PER GADAFIN E KE FJALEN;
tamam keshtu flet ky Fevzo-hajvani, zot i madh mbahet si koke e larte e vendit, analist, ekspert per gjithcka, njeh e takon gjithkend, gjoja hiqet sikur ka gusto te madhe per t’u veshur kur ngjan si nje palaco ne cdo rast ahahahah kokrra e injorantit nga Plugu eshte. Lum ata qe ja marrin parasysh “keshillat” e vyera!!!