Flamuri me Jozin analizojnë kandidaturën e Lulit

2 Mars 2011, 20:08Antena TEMA

Flamuri u befasua nga ndërhyrja e Doktorit në mbledhje të qeverisë. U pa qartë se dy- tri herë ai po tentonte të promovonte Bashën për kandidat për kryetar bashkie, por ai nuk reagonte fare. I bindur se Jozit duhet t’i kishte bërë shumë përshtypje lajmi, shkoi me vrap në zyrën e saj.

–    A thu e hëngri?, pyeti sa hyri brenda.

– Kam frikë mar Flamur se ta po na e kthen prapë dhe na la keq. Ku ku sa të mbarojë kjo punë s’po vë gjumë në sy.

– Po çudi e madhe, ai nuk reagoi fare kur i tha Doktori?

– Ça me reagu mar Flamur, ai është një frikacak që nuk ka besu se Rama do kandidojë dhe është krekos. I thashë që Rama do kandidojë, është ba helm. Po ne s’duhet me ju nda. Atje të kandidojë. S’ban me e falë më atë plehun. E falëm herën e parë të rruga, po e shpëtojmë dhe nga 21 Janari, nga gara s’kena si me e shpëtu.

– Kam frikë se mos e kthen prapë ai burri?

– Jo, ai s’e kthen se s’ka kush i kandidon më tash. Puna është si me u duk na sikur s’kena gja me të. Duhet me e inkuraju, duhet me ba sikur punojmë.

– Duhet patjetër, tha Flamuri. Ai burri ka ca dyshime. E pe si u zu me Boden. Ma kish thënë dy ditë më parë. Është i mërzit pse Edi Rama nuk e sulmon Boden. Ma tha disa herë. Ka e-malin dhe nuk e sulmon tha. Diçka fshihet. Ma tha disa herë. Është shumë çudi, më tha. Dyshonte dhe tek Gimja me Zamirin se mos ishin sekserë mes Bodes dhe Ramës. Ku nuk i shkonte mendja. Sot e pe që ishte pak nervoz.

– Jo mar Flamur, e ka për taksat e makinave. Krejt tropojanët që kanë ngel pa punë shesin ndonjë makinë që fusin pa doganë dhe Bode u ka rritë taksat, e ata i janë anku. Kaq është krejt. S’ka lidhje me e-mailin.

– Kam frikë se ka. Dakord, dhe kjo që thua ti është, po kam frikë se ka. E ka shumë problem ai këtë punë që Rama nuk e sulmon. Se ma tha pak me takt mua. I paska thënë Ilir Meta që Rama i ka dërgu një njeri më 1 Korrik të 2009 Metës dhe i paska thënë bë Boden kryeministër dhe bashkohu me PD, vetëm më hiq Saliun. S’ia falë ai këtë.

– Hajt mar se Iliri hajn ashtë e rren. Atë do me besu a?

– E ka besuar atë. Ma ka thënë disa herë. Ndrikulla e 20 përqindëshit, më ka thënë. Jo, ma ka thënë ç’është e vërteta. Unë e kam garantu që Ritvanin s’e ndan gjë nga ty, por dyshimi i mbetet atij, e di ti.

– Leemor atë muhabet po si me ja ba këtij plehnës, se mos na shpëton. Ku ku mezi e pres 9 Majin me pa rrugëve si qen. E di që do ta kthej prapë në qeveri, po të paktën pastaj nuk thotë dot të bëhem Sekretar i Përgjithshëm, apo nënkryetar se asht humbës.

– Mua mu duk se do ta fuste në garë. Fundja s’ka ç’humbet. Këta të prokurorisë dhe gjykatave e morën mësimin, s’e fusin në burg. Ja dhe gardistët i liruan. Ministër kthehet prapë. Kështu që besoj ja ka dhënë këto garanci.

– Po mor po, ja ka dhënë veç kur t’i botojnë ata të tjërët krejt gjanat që ka marrë ai dhe gruaj e tij prej 1996-ës deri më sot, kanë me tmerru shqiptarët. I këtu i kam pirg, po s’po du me ua dhanë pa fillu fushata. Na ka tmerru mar Flamur. Këtu po ngrihen njerëzit me ba luftë mos me deklaru kombësinë shqiptare, gruaja e tij ka shku ka dorëzu shtetësinë shqiptare në presidencë dhe është bërë holandeze. A e kupto ti mar, veç këtë me na përmend opozita ne sot na bën me u skuqë. Në që jemi parti patriotësh na ka dorëzu shtetësinë familja e ministrit të Brendshëm. Ku ku për ne. Ene turpi i Zotit që i paska bë dhe gruas dhe vajzës pasaportë jashtë sistemit më thanë. Dhe atë të ketë ba. Kanë me ja qitë krejt.

– Nejse, një gjë s’kuptova unë. Ai nuk u gëzua fare. Ishte i prerë. Vërtet ka mendu që s’do kandidoj Rama ky idioti?

– Po mar ja kanë ba shesh me lule këta Frangajt e Fevzitë, i kanë thanë kena folë na me Ramën, nuk kandidon. Tash ta shikojë, ka me pa si fitohet pushteti. Plehna. Se ka 5 vjet na është ba si ferrë nëpër kambë. Rri si nuse para Brishës dhe mendon se prekemi na të tjerët. Ka me e pa veten si ka me u rreu krejt si piramida e VEFA-s se kanë me i dalë për hundësh dhe ato lek që u ka marrë shqiptarëve që atëherë.

1 komente në “Flamuri me Jozin analizojnë kandidaturën e Lulit”

  1. Gjozhevinja-kukuuu says:

    hahaha sa e forte, tamam fjalet e ketyre havaneve jane pasqyruar ketu. mezi presin ta hane te gjalle Lulin e gjore.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje