Flamuri i shqetësuar për thashethemet e Ritvanit

1 Mars 2011, 21:16Antena TEMA

Qyshkurse gratë e PS kanë njoftuar se do të bëjnë miting kundër atij burrit më 8 Mars, Flamuri ka marrë detyrë të mobilizojë gratë e PD-së kundër Edi Ramës. Bëri listën e gjithë grave në grupin parlamentar dhe ndau vetëm tre tekste që i dha ai Burri. Teksti i parë dhe më i vështiri është ai që shan Edi Ramën me libër shtëpie, duke fillu nga nëna, baba, djali, vëllai, daja dhe përfundon tek gruaja e fundit. Teksti i dytë është për Ina Ramën që nuk e lë Edi Rama të hetojë. Teksti i tretë që e lexon vetëm Jozi është për Bamir Topin, që ka frikë nga Edi Rama të dënojë organizatorët e 21 Janarit.

Siç shihet problemi është me tekstin numër 1. Ditën e parë e lexoi Mesila pa ju dridhur syri. Dje mbetën keq. U hodhi dhe një herë një sy grave të PD dhe i doli një prej Korçe, s’kishte folur asnjëherë. Mori në telefon Ritkën.

– Shiko se ajo deputetja jote e Korçës nuk e ka sharë asnjëherë Edi Ramën me libër shtëpie. Do të dërgoj tekstin dhe thuaj ta lexojë. Nuk dua t’i kontaktoj vetë këto të rejat se u rritet mendja.

– Po mirë o byrazer, ma sill, po jo dhe aq të rënda se gra janë ato, nuk mbajnë shumë.

– Mbajnë, mbajnë. Ai do të bëjë miting me gratë e tij kundër atij Burrit ne ta lëmë rehat…

– Po mirë o byrazer, po kanë burra dhe fëmijë këto në shtëpi. I thotë burri të kam nisë në punë, nuk të kam nisë të shash me libër shtëpie burrat e botës.

– Ritka, ty nuk të takon të flasësh fjalë të tilla. Kam një muaj që të mbroj ty. Ai e-maili që ka nis ajo varësja jote po qarkullon gjithandej. Ja kishin nisë dhe atij Burrit. Unë e di ç’kam heqë që të kam mbrojtë.

– Po mirë o byrazer, pse me llafet e botës do merremi ne?

– Llafe, llafe, po ai Burri nuk ishte i shqetësuar nga e-maili, po ishte i shqetësuar pse nuk të sulmonte Edi Rama për e-mailin.

– Po pse o ç’do më thotë Edi Rama për e-mailin?

– Po si o ç’do të thotë? Atij i kiste ikur truri. E di ç’më tha mua apo jo? Shiko Flamur. Ritvani, dakord, unë nuk besoj që ka fëmijë ilegalë, por dëgjo, ta them unë ty, ai një marrëveshje me opozitën e ka. Jo, shiko, ta them unë ty, ai ose i ka paguar ata çakallët që heshtin, ose ka bërë pakt me Ramën. Jo, kjo nuk falet…

– Po janë gënjeshtra Doktor, i thashë…

– A, shiko, shiko, më tha. S’ka shumë rëndësi a janë të vërteta. Ka rëndësi e-maili. Kaq. E-maili ekziston, është shpërndarë. E ka bërë vartësja, e ka bërë e dashura, e ka bërë këshilltarja, s’dihet kush e ka bërë. Po ekziston ama. Kaq. Asnjë gjysmë fjale s’i ka dal në shtyp. Ose ka blerë çakallët, ose ka bërë pakt me njeriun e krimit. Jo, kaq të them unë.

– Po unë e kam lexuar Doktor, janë shpifje. Thotë për këshilltaren, pastaj thotë për një femër tjetër, pastaj për një gazetare të divorcuar, pastaj në fund fare thotë që gratë në ministri zihen për lesh të kokës kush të shkojë me Ritkën. Po kjo s’ka ku të rrijë.

– Shiko, jo, jo, hë shiko, nuk është ashtu. S’e thotë dhe ca gjëra të tjera aty, thotë që filanin e ka sponsor, kanë bizneset bashkë, filanin e ka sponsor, me filanin ndajnë fitimet… shiko, mos kujto ti se ma hedhin mua ata se e di që janë gjysmën e ditës pas meje, gjysmën pas Ramës. Ti këtë më shpjego mua: pse Rama nuk e sulmon atë? Pse nuk e boton e-mailin..

– Po ç’të të them unë Doktor, i thashë. Ndoshta nuk e kanë marrë…

– Jo, e di shumë mirë që e kanë marrë, tha, por duan ta paraqesin sikur s’ka rëndësi. Jo, mua s’ma hedhin dot ata. Për familjen time s’kanë lënë gjë pa shpifur. Më kanë ndarë dhe vajzën nga burri pa u ndarë, kurse për atë asnjë fjalë. Jo, një gjë ka këtu. I thuaj ta nxjerrë atë korçaren të flasë kundër Ramës. Jo, patjetër ta nxjerrë se duhen prova. Po qe se Rama ia kthen përgjigjen Ritvanit, është në rregull. Po nuk ja ktheu, kanë marrëveshje. Jo, këtë s’ma hedh dot ai.

Ritvani po dëgjonte i bërë dyllë i verdhë.

– Po aman mo burrë, tha. Pak halle kam unë dhe këtë do më shpikni tani. Po pse o, me e-mailet e botës do merrem unë o? Po pse, gratë e botës do komandoj unë të shajnë me libër shtëpie o? Po në të smës o shkofsh, nxirr kë të duash, mu bë vonë mua. Po ta nxjerrin o me kë e kam fëmijën, kë kam të dashur, u bë qameti o. Ata kanë marrë nga dy- tri gra të gjithë, mua më ruani e-mailet. T’ëmën e s’ëmës ç’më gjeti me këta.

– Mua mos mu nxeh se unë të thashë çfarë tha ai burri për ty. Më mirë të dish. Tani nxirr atë korçaren të lexojë tekstin numër 1, të marr Jozin të gjej atë laçjanen të lexojë tekstin numër 2. Për nesër shohim e bëjmë, ndoshta e lexon Lajla Përnaska se ka disa ditë që s’ka folë ajo.

2 komente në “Flamuri i shqetësuar për thashethemet e Ritvanit”

  1. dymi says:

    Ehhhh … PD-ja . Fole kurvash e kurvaresh. Kurva i thote kurves une jam e ndershme.

  2. Gjozhevinja-kukuuu says:

    gjynah Aida Shtino, mendohej se kishte humbur, por e paskan gjetur me e-mail!
    Flamurit i mbetet te vishet vete si grua tashme dhe te dale e te shaje egersisht deri ne 8 mars, per t’i treguar Jozefines se ai “asht nji pulitikan i perkryr” ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje